Shëndet
Pastrimi rrënjësor i organizmit dhe rënia nga pesha
Praktika quhet Cleanse dhe ka për qëllim largimin e toksinave nga trupi, dhe rënien nga pesha.
Published
4 years agoon
By
UBT newsTanimë janë të njohura shumë trende ushqimore që ofrojnë rënie nga pesha por edhe plotësim të nevojave të organizmit.
Një prej tyre që po qarkullon prej vitesh është ajo e pastrimit me themel të zorrës së trashë dhe organizmit në përgjithësi duke zbatuar hapa të kufizuar.
Praktika quhet Cleanse dhe i referohet një qasjeje të caktuar për largimin e toksinave nga trupi, për të rënë nga pesha dhe për të përmirësuar shëndetin. Ky pastrim arrihet nëpërmjet disa mënyrave:
- duke mos ngrënë për një fashë të caktuar orari
- duke pirë lëngje frutash dhe perimesh gjatë gjithë ditës
- duke përdorur laksativë të ndryshëm për të pastruar zorrën e trashë etj.
Programe pastrimi ka nga më të larmishmet dhe hapi i parë është kufizimi i fortë i kalorive që nënkupton se rënia nga pesha është e mundur falë tyre por për një periudhë afat-shkurtër.
Sipas ekspertëve, nëse doni të jetoni shëndetshëm dhe të dobësoheni, kujdesuni për mëlcinë.
Programet e pastrimit dhe rënia nga pesha
Siç e thamë edhe më herët, një program tipik pastrimi është premtues për rënien nga pesha por nuk është i shëndetshëm.
Së pari, rënia nga pesha është e shpejtë por zgjat pak.
Arsyeja është shumë e thjeshtë, programe të tilla të pastrojnë organizmin por të shterojnë energjitë dhe njeriu bie në kurthin e rënies së shpejtë nga pesha vetëm për ta marrë atë në pak ditë.
Kategoritë e programeve të pastrimit
Programet drastike të pastrimit ndahen në tre kategori:
- Pastrim nëpërmjet lëngjeve
- Pastrim të zorrës së trashë,
- Pastrim nëpërmjet eliminimit të disa ushqimeve
Programi i parë kryhet nëpërmjet lëngjeve të frutave dhe perimeve.
Ai mund të mbahet në një, dy, disa ditë apo javë.
Në këtë program, njeriu pi vetëm lëngje dhe asgjë tjetër.
Programi i dytë mund të kërkojë edhe suplementë apo laksativë për të pastruar me themel zorrën e trashë.
Metodat e pastrimit të saj janë të shumëta por më ekstremja është ajo që kërkon injektimin e sasive të mëdha të ujit, barishteve dhe kafesë që ose përdoren për shpëlarjen e zorrës së trashë ose lejohen të qëndrojnë aty për një minutazh të caktuar.
Gjithësesi kjo metodë është shumë ekstreme dhe jo e mbështetur shkencërisht.
Ky program nuk është i mirë për rënien e sigurtë dhe të shëndetshme nga pesha.
Programi i tretë është që në një ose disa ditë të caktuara të hiqni dorë nga një ose disa kategori ushqimesh, siç është bulmeti apo soja.
Kjo rekomandohet sidomos për ushqime që kanë tendencën të shkaktojnë probleme me zorrën e trashë.
Ky program nuk është i mirë për rënien e sigurtë dhe të shëndetshme nga pesha.
Ekspertët thonë se programe të tilla shoqërohen me shumë rreziqe të shtuara dhe mënyra më e shëndetshme, më e saktë dhe më e duhur për rënien nga pesha është ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik. Sipas tyre, rruga drejt rënies nga pesha nuk ka shkurtime./AgroWeb.org
You may like
Shëndet
Kafeina kundër migrenës, sa funksionon dhe çfarë duhet të dini?
Published
14 hours agoon
November 19, 2025By
UBT NewsKafeina, e cila gjendet natyrshëm në kafe, çaj dhe disa medikamente, njihet gjerësisht për efektin e saj stimulues.
Megjithatë, pak njerëz e dinë se ajo mund të ndihmojë edhe në lehtësimin e dhimbjeve të kokës.
Studimet tregojnë se kafeina zvogëlon dhimbjen e kokës duke ngushtuar enët e gjakut në tru duke rritur efektin e analgjezikëve si paracetamoli dhe aspirina. Konsumimi i një sasie të moderuar, 100–150 mg, që i korrespondon një filxhani kafe mund të jetë i dobishëm veçanërisht në dhimbjet e tensionit ose në fazat e para të migrenës.
Kafeina duhet përdorur me kujdes. Marrja e tepërt shkakton dhimbje koke, sidomos si pasojë e varësisë ose e ndërprerjes së papritur.
Për këtë arsye, ekspertët këshillojnë personat që vuajnë nga migrena të vëzhgojnë reagimin e trupit të tyre ndaj kafeinës dhe ta përdorin atë në mënyrë të kontrolluar. Efekti i saj është më i fortë kur kombinohet me qetësues, por gjithmonë nën këshillimin e mjekut ose farmacistit.
Për të parandaluar dhimbjet e kokës, krahas konsumit të kujdesshëm të kafeinës, është e rëndësishme të ruani gjumin, hidratimin dhe një dietë të shëndetshme. Nëse dhimbjet janë të shpeshta, kërkoni patjetër ndihmë mjekësore për trajtim të duhur. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë e bën lëngun e shegës kaq të shëndetshëm?
Published
16 hours agoon
November 19, 2025By
UBT News
Lëngu i freskët nuk ka pse të kufizohet vetëm te variantet jeshile apo të pasura me spinaq.
Shega është përdorur si ilaç natyral që nga lashtësia dhe edhe sot po studiohet për përfitimet e saj të shumta shëndetësore.
Ky frut mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit dhe në forcimin e sistemit imunitar.
Më poshtë janë disa nga përfitimet kryesore të shegës:
Antioksidant i fuqishëm
Kokrrat e shegës marrin ngjyrën karakteristike të kuqe nga polifenolët, kimikale që veprojnë si antioksidantë shumë potentë. Lëngu i shegës përmban një sasi më të lartë antioksidantësh se shumica e lëngjeve të tjera të frutave, madje tre herë më shumë se vera e kuqe dhe çaji i gjelbër. Këta antioksidantë mbrojnë qelizat nga dëmtimet dhe reduktojnë inflamacionin.
I pasur me vitaminë C
Një gotë lëng shege siguron mbi 40% të sasisë ditore të rekomanduar të vitaminës C, duke e bërë atë një burim të shkëlqyer të kësaj vitamine të rëndësishme.
Mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit
Lëngu mori vëmendje të madhe pasi një studim tregoi se ngadalëson rritjen e qelizave të kancerit të prostatës. Megjithatë, kërkimet shkencore për këtë përfitim vazhdojnë.
I dobishëm për shëndetin e zemrës
Shega konsiderohet si një nga lëngjet më të mira për zemrën, ndihmon në mbrojtjen e zemrës dhe arterieve, duke kontribuar në qarkullim më të shëndetshëm të gjakut.
Përfitime të tjera
Lëngu përmirëson memorien, i pasur me vitamina të ndryshme dhe ndihmon në uljen e shtypjes së lartë të gjakut. /A.Z/UBT News/
Shumë njerëz mendojnë se tërshëra dhe produkte të ngjashme janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.
Vezët janë një alternativë fantastike, jo vetëm të shijshme, por edhe shumë të dobishme për shëndetin. Ato përmbajnë proteina të larta që ndihmojnë në kontrollin e peshës dhe ju bëjnë të ndiheni të ngopur për më gjatë.
Përfitimet kryesore të vezëve:
1. Ju mbajnë të ngopur më gjatë
Proteina e yndyra që gjenden tek vezët ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe frenimin e urisë, duke ju mbajtur të ngopur për më shumë orë.
2. Ndihmojnë në humbjen e peshës
Ata që konsumojnë vezë për mëngjes kanë më shumë gjasa të humbin peshë krahasuar me ata që hanë bukë ose ushqime të tjera.
3. Burim i shkëlqyer proteinash
Vezët përmbajnë të gjitha aminoacidet thelbësore, duke i bërë një nga burimet më të mira të proteinave në dietë. Rekomandohet të konsumoni të paktën një vezë në ditë për një regjimi ushqimor të ekuilibruar.
4. Çmimi i tyre i përballueshëm
Krahasuar me burime të tjera proteinash si mishi i kuq, vezët janë më të lira dhe lehtësisht të disponueshme.
5. Nuk dëmtojnë kolesterolin
Edhe pse përmbajnë kolesterol, studimet e fundit tregojnë se konsumi i vezëve nuk e rrit nivelin e kolesterolit në mënyrë të dëmshme.
6. Përmirësojnë funksionin e trurit dhe kujtesën
Vezët përmbajnë kolinë, lëndë ushqyese që mbështet zhvillimin dhe funksionin e trurit, duke përmirësuar kujtesën dhe vigjilencën.
7. Mbrojnë shikimin
Antioksidantët luteinë dhe zeaxanthin që gjenden tek vezët ndihmojnë në mbrojtjen e syve nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet UV dhe mund të ulin rrezikun e kataraktit në pleqëri. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Nga tërshëra te avokado, super-ushqimet që pastrojnë arteriet
Published
2 days agoon
November 17, 2025By
UBT News
Tërshëra është e njohur për aftësinë e saj për të ulur kolesterolin për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave të tretshme, veçanërisht beta-glukanit.
Këto fibra reduktojnë përthithjen e kolesterolit nga trupi.
Ruajtja e niveleve të shëndetshme të kolesterolit është çelësi për një zemër të fortë. Nëse kolesteroli është më i lartë se normalja, mos u shqetësoni, është e rëndësishme të dini se mund të bëni ndryshime në dietë për ta kontrolluar atë.
Më poshtë kemi listuar 7 ushqimet që mund t’ju ndihmojnë të ulni kolesterolin dhe të përmirësoni shëndetin e zemrës.
Tërshërë
E njohur për aftësinë për të ulur kolesterolin për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave të tretshme, veçanërisht beta-glukanit. Këto fibra reduktojnë përthithjen e kolesterolit nga trupi.
Peshk i yndyror
Peshqit yndyrorë si salmoni, sardelet dhe skumbri janë të pasur me acide yndyrore omega-3, ato ulin trigliceridet dhe të ndihmojnë në rritjen e kolesterolit “të mirë” HDL.
Arra
Bajamet, arrat dhe kikirikët përmbajnë yndyrna të pangopura, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit LDL, të pasura me fibra e antioksidantë.
Vaj ulliri
Veçanërisht vaji i ullirit ekstra i virgjër, është i njohur për aftësinë për të ulur kolesterolin LDL duke ruajtur ose rritur kolesterolin HDL. Gjithashtu përmban antioksidantë që mbrojnë zemrën.
Bishtajoret
Thjerrëzat, qiqrat dhe bishtajoret e tjera janë të pasura me fibra të tretshme që ulin kolesterolin LDL. Ato përmbajnë proteina dhe janë të ulëta në yndyrna të ngopura.
Ushqimet me soje
Të tilla si tou, qumështi i sojës, të pasura me proteina e të ulëta në yndyrna të ngopura. Proteina e sojës është treguar se ul kolesterolin LDL.
Avokado
Me yndyra të pangopura e fibra që ul kolesterolin LDL, përmban beta-sitosterol, që redukton përthithjen e kolesterolit. /A.Z/UBT News/
Ramadan Nishori ndan rrëfimin e tij para studentëve të UBT-së në një takim të mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar
Art, media dhe kujtesa historike: Vizita e studentëve të UBT-së në Reporting House
FBK emëron Bujar Locin përzgjedhës të Kosovës ndaj Shqipërisë
Real Madrid paralajmëron gjigantët evropian për Vinicius Jr
Të respektohen afatet kushtetuese, Zemaj ka një apel për presidenten Osmani
Dështimi i formimit të qeverisë, Krasniqi ka këtë kërkesë për Vjosa Osmanin
UEFA ka aprovuar rikthimin e Barcelonës në Camp Nou
AUV ndalon importin e shpezëve dhe nënprodukteve nga zonat administrative të Gjermanisë
Ismaili: Vota e PDK-së do të jetë kundër
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet4 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
