Lajmet

Pasojat e të nxehtit tek diabetikët, ja masat që duhet të merrni

Published

on

Sidomos për diabetikët, vera mund të konsiderohet si stina ku marrëdhënia me ushqimin është e kujdesshme, pikërisht për këtë fakt.

Gjithsesi i nxehti mund të paraqesë një sërë problemesh të tjera për diabetikët. Duke filluar që nga temperaturat dhe mënyrat se si njerëzit zgjedhin të freskojnë organizmin.

Kur temperaturat janë të larta, trupi kërkon gjithnjë që të ftohet me anë të djersitjes, ajrit të freskët, ushqimeve dhe lëngjeve. Shumë persona zgjedhin të freskohen me anë të ushqimeve dhe sidomos frutave gjatë verës.

Në rastin e diabetikëve kjo mund të kthehet në nje problem nëse ato konsumohen çdo ditë me shumicë. Pavarësisht se rekomandohen shumë pasi mbajnë trupin të hidratuar dhe dhurojnë freski, frutat përmbajnë sheqer.

Kështu mund të kthehen në një armik për trupin e sidomos nëse merrni ilaçe për të kuruar sëmundjen. Nga ana tjetër mjekët ngrenë një tjetër shqetësim në lidhje me pacientet që vuajnë nga kjo sëmundje. Duke qënë se gjatë verës trupi i njeriut kërkon më pak ushqim dhe ngopet më shpejt, tendenca për të ngrënë më pak mund të kthehet në një problem. Nëse merrni ilaçe për diabetin, ato do të ulin sheqerin në trupin tuaj duke u kthyer në një shqetësim.

Pasi mund të vuani nga mungesa e sheqerit në trup dhe pasoj atë jenë njëjtë të rënda. Megjithëse mund të krijojë konfuzion, ky shpjegim i mjekëve tregon edhe një herë se sa e rëndësishme është të zgjidhni ushqimet e duhura.

Mundohuni të konsumoni vaktet tuaja të përhershme, si në periudha të tjera të vitit. Pini shumë ujë, konsumoni perime me anë të supave, sallatave apo gjellëve duke bërë kujdes me sasitë e tyre. Ndërsa për frutat mundohuni të konsumoni të paktën një mollë, një banane dhe një nektarinë. Mund të zgjidhni frutat që preferoni duke evituar ato me shumë sheqer si fiqtë, shalqiu apo rrushi.

Si ti përballoni temperaturat e larta!

Në mënyrë që të mos përballeni me sheqerin shumë të lartë apo shumë të ulët kujdesuni që të respektoni disa rregullave të thjeshta.

Mjekët këshillojnë të konsumoni shumë ujë, të hani shpesh dhe në sasi të vogla gjithnjë ushqime të shëndetshme.

Gjatë ditëve shumë të nxehta mundohuni të qëndroni më shumë në hije në mënyrë që të mbani nën kontroll edhe presionin e mirë të gjakut.

Theksi qëndron tek ushqyerja e duhur ndaj mjekër rekomandojnë të bëni gjithnjë kujdes./dritare.net

Lajmet

Alarm pasigurie në Evropë: Kërcënime për bomba në katër shtete shtyjnë autoritetet të rrisin masat e sigurisë

Published

on

By

Një seri kërcënimesh të rreme për bomba ka përfshirë katër vende evropiane – Danimarkën, Çekinë, Rumaninë dhe Irlandën – duke prekur aeroporte, fluturime pasagjerësh dhe selinë e transmetuesit publik irlandez RTE.

Incidentet vijnë pas një jave të ngarkuar me alarme të ngjashme, ku më shumë se 20 fluturime kanë pranuar kërcënime anonime, duke detyruar devijimin e disave prej tyre.

Në Rumani, një avion i kompanisë “TAROM” që udhëtonte nga Praga për në Bukuresht mori kërcënim për bombë, mirëpo vazhdoi fluturimin dhe u ul i sigurt në destinacion, ku autoritetet konfirmuan se alarmi ishte i rremë.

Në Danimarkë, policia forcoi praninë në aeroportin e Kopenhagës për të dytën ditë me radhë pas kërcënimeve ndaj trafikut ajror, duke njoftuar se situata mbetet nën kontroll dhe fluturimet po zhvillohen normalisht.

Në Çeki, policia ndërmori masa shtesë sigurie në bashkëpunim me aeroportin “Vaclav Havel” të Pragës pas sinjaleve të reja ndaj avionëve.

Në Irlandë, selia e televizionit publik RTE në Dublin u evakuua pas një kërcënimi për bombë, gjë që solli ndërprerjen e transmetimeve të drejtpërdrejta. Policia irlandeze konfirmoi se po heton kërcënimet e drejtuara ndaj mediave atje dhe në Evropë.

Vëllimi i madh i kërcënimeve brenda një kohe të shkurtër konsiderohet i pazakontë nga ekspertët e sigurisë. Incidentet po ndodhin në një periudhë tensionesh të larta gjeopolitike dhe paralajmërimesh se rajoni mund të jetë cak i sulmeve hibride. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria e Pejës udhëheq takimin ndërinstitucional për dhunën në familje

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka udhëhequr një takim ndërinstitucional me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje, me qëllim të avancimit të mbrojtjes së viktimave dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Në takim morën pjesë prokurorët e shtetit, përfshirë koordinatorin e ri për rastet e dhunës në familje, Ermal Demhasaj, prokurorët për të mitur, mbrojtësit e viktimave, si dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës, Qendrave për Punë Sociale dhe Qendrës së Shëndetit Mendor në Pejë.

U.D. e Kryeprokurores, Disha-Haxhosaj, theksoi rëndësinë e reagimit të shpejtë dhe përgjegjësisë së qartë institucionale në secilën fazë të trajtimit të rasteve.

“Nuk duhet të kemi frikë të flasim për atë që nuk funksionon. Duhet të kemi përgjegjësi që ta ndryshojmë atë që nuk funksionon. Viktimat nuk kanë nevojë për premtime. Kanë nevojë për mbrojtje. Nuk kanë nevojë për arsyetime. Kanë nevojë për veprime. Dhe nuk kanë nevojë që institucionet të reagojnë vetëm pasi të ndodhë tragjedia. Kanë nevojë që ne të veprojmë para se të jetë tepër vonë”, deklaroi Disha-Haxhosaj.

Ajo kërkoi përqendrim të veçantë në identifikimin e hershëm të rasteve me rrezik të lartë dhe përshkallëzim të mundshëm të dhunës.

Përgjatë takimit u dakordua caktimi i personave kontaktues për komunikim të drejtpërdrejtë, krijimi i mekanizmave për monitorimin e rekomandimeve, si dhe përgatitja e raporteve mbi sfidat specifike, me fokus te rastet që përfshijnë viktimat e mitura dhe personat me probleme të shëndetit mendor. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

MINT-i dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshjen për Eko-Parqet Industriale

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) dhe Banka Botërore kanë zyrtarizuar bashkëpunimin përmes nënshkrimit të marrëveshjes për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale në Kosovë. Ky projekt synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, rritjen e konkurrueshmërisë, tërheqjen e investimeve private dhe hapjen e vendeve të reja të punës, duke i dhënë theks të veçantë standardeve mjedisore.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij theksoi se ky nismëzim shërben si mekanizëm kyç për zbutjen e deficitit tregtar të vendit, duke përmendur se gjatë vitit 2025 importi arriti në rreth shtatë miliardë euro, krahasuar me rreth një miliard euro eksport.

“Zhvillimi i parqeve industriale do të shtrihet në të gjitha rajonet e Kosovës pa përjashtim, përfshirë edhe dy parqe në pjesën veriore të vendit tonë. Pas vendosjes së rendit dhe ligjit në veri të Ibrit, po e zhvendosim gradualisht vëmendjen drejt zhvillimit ekonomik, krijimit të vendeve të punës dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve që jetojnë atje”, u shpreh Kurti.

Nga ana e saj, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, vuri në pah se modeli i ri industrial fokusohet te mënyra e prodhimit dhe efikasiteti i burimeve, duke u mbështetur edhe në gjetjet e raportit të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) që veçon prodhimin e komponentëve të ndërtimit si sektor me potencial të lartë.

“Kjo marrëveshje shënon një hap të ri bashkëpunimi për të zgjeruar zbatimin e standardit ndërkombëtar të eko-zonave… Eko-zonat industriale do të jenë instrument për mobilizimin e investimeve private dhe krijimin e vendeve të punës”, theksoi Kusari-Lila.

Projektin e kanë mirëpritur edhe partnerët ndërkombëtarë. Shefi i Bashkëpunimit të BE-së në Kosovë, Hubert Perr, vlerësoi se nisma dëshmon përkushtimin për një ekonomi të qëndrueshme, ndërsa menaxherja e Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Carole Megevand, theksoi se eko-parqet do të ndihmojnë bizneset në tejkalimin e barrierave dhe menaxhimin efikas të burimeve natyrore. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Koordinimi i punës parlamentare: Haxhiu pret në takim kryetarët e grupeve parlamentare

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim udhëheqësit e grupeve parlamentare, me të cilët ka diskutuar për ecurinë e punës dhe prioritetet e legjislativit për muajt në vijim.

Përmes një postimi, Haxhiu bëri me dije se gjatë takimit është zhvilluar një diskutim i hapur dhe konstruktiv lidhur me mbarëvajtjen e seancave dhe organizimin e punës në Kuvend.

“Në Kuvend, secili grup parlamentar përfaqëson bindje dhe qëndrime të ndryshme, dhe kjo është pjesë e natyrshme e pluralizmit demokratik. Është e rëndësishme që për interesat e përbashkëta të kemi koordinim të plotë, të respektojmë dallimet dhe të gjejmë gjuhë të përbashkët aty ku ekzistojnë mundësitë për bashkëpunim”, ka deklaruar Haxhiu.

Më tej, ajo ka theksuar se përkushtimi ndaj nevojave të qytetarëve mbetet përgjegjësi kryesore e institucionit të Kuvendit.

“Qytetarët presin nga ne përgjegjësi, përkushtim dhe vendimmarrje që adreson nevojat dhe shqetësimet e tyre, duke dhënë përgjigje konkrete ndaj pritjeve të tyre”, ka përmbyllur ajo. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara