Lajmet

Pasojat e gjumit të pakët dhe atij të tepërt

Gjumi i rregullt për procesin mësimor të trurit njerëzor është një element i tepër i rëndësishëm.

Published

on

Për sportistët cilësorë, një gjumë i mjaftueshëm renditet ndër faktorët më të rëndësishëm për të arritur rezultatet e dëshiruara. Por edhe për njerëzit normal, mosfjetja mund të sjellë pasoja të rënda. E njëjta gjë ndodh edhe kur e tejkaloni me gjumin.

Gjumi i rregullt dhe i thellë për procesin mësimor të trurit njerëzor është një element i tepër i rëndësishëm.

“Gjumi është për njeriun si zembereku për orën“, thoshte dikur filozofi i famshëm gjerman, Arthur Schopenhauer. Kush fle jo mjaftueshëm redukton energjinë e vet dhe rendimentin për një kohë të gjatë.

Mungesa e gjumit shkakton deformim të përqendrimit, sjell një gjendje të keqe humori dhe në terma afatgjatë, mund të sjellë madje edhe një rrezik të shtuar për kancerin.

Në kundërshtim me mendimin që ka mbizotëruar prej kohësh, gjumi është shumë më tepër sesa thjesht një fenomen pasiv, pra jo i rëndësishëm.

Gjumi është një proces shumë intensiv

Gjatë gjumit, shumë organe dhe biosisteme, të cilat gjatë ditës punojnë “me kohë të plotë”, rigjenerohen dhe rivendosin ritmin në përgjithësi. Në gjumë, sistemi imunitar aktivizohet, luftohen infeksione dhe shkaktarët e sëmundjeve bien në letargji. Dhe jo më pak përgjatë gjumit përpunohen edhe eksperiencat e ditës së mëparshme, ruhen informacionet dhe kujtimet përforcohen.

Pasojat një gjumi të mangët

Në kuadër të procesit biologjik të gjumit, bëhet e kuptueshme, se përse mungesa e gjumit mund të sjellë pasoja kaq të rënda për gjendjen tonë fizike e mendore. Mungesa e gjumit, së pari çon në humbjen e shpejtësisë së mendimit, e më pas në një pakësim apo reduktim të përqendrimit. Në fund vijnë edhe boshllëqet ose mungesat në mendime e kujtesë, pasuar me dobësi fizike.

Mungesa e gjumit të sëmurë

Vetëm me këto dijeni bazike na bëhet më se e qartë se përse mungesa e gjumit na shkakton ulje të aftësisë për rigjenerim fizik e mendor dhe se përse ne rrezikohemi seriozisht të sëmuremi. Mungesa e gjumit ndikon në sistemin tonë imunitar dhe kësisoj sjell me vete një rrezik të shtuar për sëmundjet që lidhen me të ftohurën e gripin, kjo merret me mend. Pak më komplekse megjithatë duket se është puna kur flasim për lindjen e një rreziku të shtuar për sëmundjet që lidhen me qarkullimin e gjakut në zemër, – ndryshimin e mineraleve- dhe ato psikike. Në studime të ndryshme është zbuluar se në rastet e mungesës së gjumit, përkeqësohet ndryshimi i karbohidrateve, rritet niveli i sheqerit në gjak, si dhe humbet balancën edhe prodhimi i tiroideve – të gjitha këto, mesazherë klasikë të afrimit të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

Sa orë gjumë na nevojiten?

Nëse deri më tani u panë efektet e mungesës së gjumit, çfarë mund të thoshim për të kundërtën? Studime të ndryshme kanë treguar se për të bërë një jetë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, një njeriu i duhen 4-10 orë gjumë, në varësi të faktorëve gjenetikë. Kjo kohë për të rriturit është 6-8 orë. Nga ana tjetër, ka studime që pohojnë se 8 orë gjumë nuk janë të domosdoshme, por 6, 5 ose 4 orë gjumë mund të jenë të mjaftueshme. Sidoqoftë, si “vijë e kuqe” konsiderohet tetorëshi.

Gjumi i tepërt, si ai i mangëti

Ata që flenë më shumë ose më pak se mesatarja, herët a vonë do të përballen paradoksalisht me probleme shëndetësore krahasuar me ata që flenë mjaftueshëm dhe në mënyrë të rregullt. Në një studim të gjatë kohor, u morën në observim më shumë se 71 000 gra gjatë 10 viteve dhe u vërejtën dy pika të rëndësishme. E para, gjumi i tepërt rriste rrezikun për sëmundje të zemrës; e dyta, ata që flinin shumë përballeshin me të njëjtat probleme shëndetësore si ata që flinin pak. Gjumi i tepërt mund të shkaktojë obezitet, diabet, rritje të presionit të gjakut, ulje të vëllimit muskulor, dobësim të sistemit imunitar dhe depresion./GE

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara