

Shëndeti
Pasojat afatgjata të COVID-it te pacientët
Problemet me memorien dhe çrregullimet e gjumit janë disa nga pasojat.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiEpidemiologu Erion Dasho ka treguar për emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania” disa nga pasojat afatgjata që lë Covid-19 te pacientët.
Dasho u shpreh se një nga pasojat kryesore është lodhja, për shkak se të mos oksigjenimit të mirë të organizmit.
Mjeku shtoi se problemet me memorien dhe çrregullimet e gjumit janë disa nga pasojat e referuar nga një pjesë e madhe e pacientëve.
“Problemi kryesor që lë covidi në afatgjatë dhe e referojnë shumë pacientë është lodhja. Një nga shkaktarët e lodhjes është për shkak të mos oksigjenimit ë mirë të organizmit. Kemi vështirësinë në frymëmarrje, një kollë. Dhimbjet në kyçe sidomos në artikulacione. Një pjesë e madhe e pacientëve refrojnë probleme me memorien, kanë shenja të harresës. Kanë çrregullime të gjumit, dhimbje muskulore, dhimbje koke.
Çrregullimi i oksigjenit ka lidhje edhe me rrahjet e zemrës. Shenja e parë që u fol për covidin është humbja e aftësisë për të nuhatur apo e shijes, në disa raste vazhdon për disa muaj dhe ka pacientë që nuk e kanë rikuperuar këtë humbje”, tha Dasho
You may like
Aktualitet
Në Podujevë për herë të parë përurohet Shërbimi i Hemodializës
Published
11 minutes agoon
August 8, 2025By
UBT News
Podujeva për herë të parë bëhet me Shërbim të Hemodializës, ku në solemnitetin e organizuar me këtë rast, u vlerësua se ky shërbim zgjidh problemin e pacientëve të kësaj ane, të cilët deri më tani për shërbim të hemodializës udhëtonin kryesisht në Prishtinë.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia.
Shërbimi i Hemodializës është një procedurë mjekësore që përdoret për të trajtuar pacientët me dështim të veshkave (insuficiencë renale), veçanërisht kur veshkat nuk janë më në gjendje të kryejnë funksionin e tyre normal të pastrimit të gjakut.
Hemodializa është një trajtim që përdor një makinë speciale (dializator) për të pastruar gjakun nga toksinat dhe mbetjet që grumbullohen në trup; larguar lëngjet e tepërta; rregulluar nivelet e elektroliteve si natriumi, kaliumi, kalciumi, etj.
Gjatë seancës, gjaku i pacientit nxirret nga trupi, kalon përmes dializatorit ku pastrohet dhe kthehet sërish në trup.
Shëndeti
Gjumi i dobët ju shkatërron shëndetin? Ja shenjat alarmante që nuk duhet t’i injoroni
Published
17 hours agoon
August 7, 2025By
UBT News
A ndihesh i lodhur edhe pse ke fjetur mjaftueshëm? Harron shpesh, je i irrituar pa arsye apo të zë gjumi në timon?
Ekspertja britanike Dr. Deborah Lee paralajmëron: këto nuk janë rastësi, por sinjale të qarta se po vuan nga mungesa e gjumit cilësor.
Shumë njerëz e nënvlerësojnë rëndësinë e gjumit, por ai është thelbësor për shëndetin mendor dhe fizik
Disa nga shenjat që tregojnë se trupi po vuan për gjumë cilësor janë:
– Lodhje kronike, edhe pas një nate të gjatë gjumi
– Harresë, përqendrim i dobët dhe mjegullim mendor
– Ndryshime të shpeshta humori, ankth apo depresion
– Zgjime të shpeshta gjatë natës
– Nevoja për të dremitur gjatë ditës
Sipas Dr. Lee, mungesa e gjumit rrit rrezikun për sëmundje të zemrës, diabet dhe obezitet. Nëse këto simptoma zgjatin me javë të tëra, mos i injoro – kërko ndihmë profesionale sa më parë! Gjumi nuk është luks. Është shpëtim.
Shëndeti
Çdo ditë një grusht arra, për zorrë të pastra dhe imunitet të fortë
Published
21 hours agoon
August 7, 2025By
UBT News
Arrat janë aleatët idealë për zorrë të shëndetshme, nga fibra te omega-3, ja pse një grusht në ditë sjell përfitime të jashtëzakonshme.
Shëndeti i sistemit tretës është më tepër sesa një jashtëqitje e rregullt, ndikon në imunitet, nivelin e energjisë dhe në gjendjen shpirtërore.
Në qendër të gjithçkaje ndodhen zorrët e miliarda mikroorganizma që jetojnë aty. Nëse duam ta ruajmë këtë mikroflorë të shëndetshme, ushqimi luan rol kyç.
Ndër të gjitha ushqimet që ndihmojnë zorrët, një frut i thatë veçohet në mënyrë të veçantë. Sipas gastroenterologut Dr. Will Bulsiewicz, zgjedhja më e mirë për shëndetin e zorrëve janë arrat.
Ja pse pikërisht ato e meritojnë titullin e frutit më të dobishëm për tretjen.
Pse arrat janë zgjedhja më e mirë për zorrët?
Fijet ushqimore ushqejnë bakteret e dobishme
Një porcion arrash (rreth 28 gramë) përmban dy gramë fibra ushqimore.
Siç shpjegon gastroenterologu, “Fijet janë thelbësore për shëndetin e mikrobiomës. Shumica i konsumojnë shumë më pak sesa sasia e rekomanduar.”
Fijet nxisin jashtëqitje të rregullt, parandalojnë kapsllëkun dhe ushqejnë bakteret e dobishme në sistemin tretës. Rezultati është një mikroflorë më e balancuar dhe një tretje më e mirë.
Acidet yndyrore omega-3 ulin inflamacionin
Arrat janë një nga burimet e acideve yndyrore omega-3, të acidit alfa-linolenik. Përveç që janë të mira për zemrën, yndyrnat omega-3 ndikojnë dhe në zorrë.
Ato ndihmojnë në rritjen e baktereve të dobishme e reduktimin e inflamacionit që dëmton mukozën e zorrëve. Kjo forcon barrierën mbrojtëse të murit të zorrëve dhe ul rrezikun që substanca të dëmshme të kalojnë në qarkullimin e gjakut.
Nxisin prodhimit e acidit butirik
Acidi butirik është acid yndyror me zinxhir të shkurtër, i rëndësishëm për shëndetin e zorrës së trashë. Nivelet më të larta të butiratit janë të lidhura me më pak inflamacion, qarkullim më të mirë të gjakut, funksion të rregullt të zorrëve e nmikrobiomë më të shëndetshme.
Ky acid vepron si karburant për qelizat e zorrëve dhe mbështet drejtpërdrejt një tretje të shëndetshme.
Antioksidantët e fuqishëm mbrojnë qelizat e zorrëve
Arrat janë të pasura me antioksidantë si elagitanina e flavonoidet, që mbrojnë qelizat e zorrëve nga stresi oksidativ, proces që shkakton dëmtim të indeve.
Shëndeti i zorrëve fillon me një grusht arrash
Frutat e thata janë të dobishme për tretjen se përmbajnë fibra dhe yndyra, por arrat veçohen për shkak të kombinimit të lëndëve ushqyese që veprojnë drejtpërdrejt mbi mikrobiomën.
Nëse doni të përmirësoni shëndetin e zorrëve, përfshirja e një grushti arrash në përditshmëri është një hap i thjeshtë dhe efektiv. Përveç që janë të shijshme dhe ngopëse, ato mund të kenë përfitime afatgjata për gjithë trupin.
Shëndeti
Pse dushi me ujë të ftohtë nuk është zgjidhja e duhur gjatë vapës?
Published
22 hours agoon
August 7, 2025By
UBT News
Kur temperaturat arrijnë nivele përvëluese dhe një zhytje në det nuk është e mundur, një dush i ftohtë duket si shpëtim. Por, sipas Dr. Adam Taylor, profesor i anatomisë në Universitetin e Lancaster, kjo qasje nuk është aq efektive sa mendojmë për të freskuar trupin.
Në një artikull për The Conversation, ai shpjegon pse ndodh kjo, bazuar në mënyrën se si funksionon trupi ynë.
Si freskohet trupi në mënyrë natyrale?
Temperatura për funksionimin normal të trupit është 37°C. Kur temperatura e brendshme rritet mbi këtë nivel, truri aktivizon mekanizmat e ftohjes: dërgon sinjale nervore për të zgjeruar enët e gjakut pranë lëkurës dhe për të stimuluar djersitjen.
Nëse trupi mbetet për një kohë të gjatë në temperatura mbi 39–40°C, mund të dëmtohen organet. Trupi përdor disa strategji për të ruajtur ekuilibrin termik:
Rrezatimi i nxehtësisë – rreth 60% e nxehtësisë lëshohet në mjedis përmes valëve termike.
Djersitja – kur mjedisi është më i nxehtë se trupi, djersitja bëhet mekanizmi kryesor për ftohje, duke larguar rreth 22% të nxehtësisë.
Avullimi, konduksioni dhe konveksioni – trupi humbet nxehtësi edhe përmes kontaktit me ajrin, ujin ose sipërfaqe të ftohta.
Për të ndihmuar këtë, enët e gjakut pranë sipërfaqes së lëkurës zgjerohen, duke çuar më shumë gjak pranë lëkurës, që është më e ftohtë. Gjaku qarkullon për të transferuar nxehtësinë nga brendësia drejt sipërfaqes së trupit.
Dush i ftohtë apo i ngrohtë?
Kur përballeni me valë të madhe të të nxehtit, mekanizmat e trupit nuk mjaftojnë. Edhe pse dush i ftohtë duket si shpëtim i menjëhershëm, efektet në realitet mund të jenë të kundërta: Uji i ftohtë ngushton enët e gjakut pranë lëkurës, duke reduktuar rrjedhjen e gjakut në sipërfaqe e bllokuar ftohjen e trupit.
Trupi “mashtron veten” se nuk ka nevojë të freskohet më. Uji i ftohtë nuk pastron lëkurën, pasi nuk largon sebumin e papastërtitë siç bën uji i ngrohtë.
Ekspozimi ndaj ujit me temperaturë rreth 15°C shkakton “shok nga të ftohtit”, një reagim i rrezikshëm që përfshin rritje të tensionit të gjakut, rrahje të çrregullta të zemrës e në raste ekstreme, rrezik për jetën, sidomos tek personat me sëmundje të zemrës.
“Fatmirësisht, këto raste janë të rralla e nuk ndodhin me dush të ftohtë në shtëpi, por për të qenë të sigurt, është më mirë të shmangni ekspozimin e befasishëm ndaj ujit të akullt gjatë ditëve shumë të nxehta,” thekson Dr. Taylor.
As një dush i nxehtë nuk është zgjidhje, uji më i ngrohtë se trupi shton nxehtësinë e brendshme, duke rritur temperaturën trupore.
Cila është zgjidhja më e mirë?
Sipas Dr. Taylor, një dush ose banjë me ujë të vakët (rreth 26–27°C) është zgjidhja më e mirë në ditët me vapë ekstreme. Kjo temperaturë ndihmon gjakun të lëvizë drejt sipërfaqes së trupit për t’u freskuar, pa ngushtuar enët apo aktivizuar reagime mbrojtëse që ruajnë nxehtësinë.
Uji i vakët ndihmon gjithashtu në pastrimin e lëkurës dhe parandalimin e problemeve si puçrrat dhe pikat e zeza, duke hapur butësisht poret.
Nëse ndjeni se kërkoni freski të menjëhershme, mund ta provoni ujin e ftohtë, por duke ulur temperaturën gradualisht, në mënyrë që të mos shokoni sistemin e brendshëm të rregullimit të temperaturës. Kjo metodë ndihmon trupin të përshtatet pa stres dhe shmang efektet negative.

Kurti: PDK dhe LDK dërguan lëndë të reja në Gjykatë, nuk donin bashkëpunim

Në Podujevë për herë të parë përurohet Shërbimi i Hemodializës

Prokuroria propozon dëbimin e Popoviqit për dy vjet nga Kosova

Qeveria izraelite miraton planin për marrjen nën kontroll të gjithë qytetit të Gazës

Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë për falsifikim parash

Ronaldo mohon ndikimin në transferimin e Joao Felix te Al-Nassr

Ish-bashkëshorti i Kelly Clarkson ndërroi jetë në moshën 48-vjeçe

Bëni kujdes nga patatet e skuqura, rrezikojnë kaq shumë shëndetin tuaj

Matthew McConaughey humbi rolin e Jack në ‘Titanic’, refuzoi kërkesën e thjeshtë të regjisorit
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit