Magazinë

Pasi kritikoi publikisht Trumpin, prezantuesi i famshëm Jimmy Kimmel merr nënshtetësinë italiane

Published

on

Moderatori i njohur amerikan, Jimmy Kimmel, ka zbuluar se ka marrë shtetësinë italiane. Lajmi vjen pak pasi ai ka kritikuar publikisht Donald Trump, pas fitores së këtij të fundit në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Kimmel, 57 vjeç, ka origjinë italiane nga nëna e tij dhe ka vendosur të pajiset me shtetësinë e Italisë, duke shprehur zhgënjimin e thellë me gjendjen e Shteteve të Bashkuara nën presidencën e Trump.

Gjatë një interviste në podcastin e Sarah Silverman, ai tha: “E mora shtetësinë italiane, e kam tani. Ajo që po ndodh… Sado keq të mendosh që është, në fakt është shumë më keq. Është e pabesueshme. Mendoj se gjendja është madje edhe më e keqe nga sa do të dëshironte vetë Trump”.

Moderatori i “Jimmy Kimmel Live!” theksoi se njerëzit duhet të mbështesin ata që kanë ndryshuar mendim për Trump, edhe pse më parë e kishin mbështetur.

“Ka shumë njerëz të tillë. Për shembull, Joe Rogan ka thënë: ‘Pse po e bën këtë? Nuk duhet të deportosh njerëz’, dhe menjëherë i shkruajnë: ‘Mos fol, se e mbështete’. Mendoj se duhet ta lëmë derën hapur. Ndryshimi i mendimit është i vështirë, dhe të pranosh se ke gabuar është edhe më e vështirë – shumica nuk e bëjnë kurrë”.

Ndërkohë, Donald Trump, në Truth Social, ka parashikuar se Jimmy Kimmel dhe Jimmy Fallon mund të jenë pasardhësit e radhës të Stephen Colbert, pas lajmit se “Late Show” do të mbyllet në maj 2026.

“Thuhet me forcë se Jimmy Kimmel do të jetë i radhës për t’u përfshirë në lotarinë e natës së vonë për ‘talentet pa talent’ dhe menjëherë pas tij, Fallon do të largohet. Këta janë njerëz pa talent, që marrin miliona dollarë për të shkatërruar atë që dikur ishte televizion i shkëlqyer. Është kënaqësi t’i shoh larg, dhe shpresoj që kam luajtur një rol kryesor në këtë”, shkroi Trump.

Kontrata për “Jimmy Kimmel Live!” përfundon më 2026, dhe ende nuk dihet nëse do të rinovohet. Në nëntor të vitit të kaluar, pas rikthimit të Trump në presidencë, Kimmel e quajti atë “kriminel”.

“Më shumë se gjysma e vendit votoi për një kriminel që planifikon ta falë veten për krimet e tij,” tha ai gjatë emisionit. Ai shtoi se kjo ishte “një natë e tmerrshme” për gratë, fëmijët, qindra mijëra emigrantë punëtorë që mbajnë gjallë ekonominë e SHBA-së, për kujdesin shëndetësor, klimën, shkencën, gazetarinë, drejtësinë dhe lirinë e fjalës.

Sipas tij, të prekurit më shumë janë të varfërit, klasa e mesme, të moshuarit që varen nga sigurimet shëndetësore, aleatët në Ukrainë, NATO, e vërteta, demokracia dhe vetë mirësjellja.

“Një natë e tmerrshme për të gjithë ata që votuan kundër tij, besoni apo jo, edhe për ata që votuan për të, thjesht ende nuk e kanë kuptuar,” përfundoi Kimmel.

Lajmet

Damon Albarn mahnitet gjatë provave për koncertin historik të Gorillaz në stadium

Published

on

Damon Albarn ka treguar edhe një herë natyrën e tij të qetë dhe spontane gjatë provave për koncertin e parë stadiumik të grupit Gorillaz në Tottenham Hotspur Stadium në Londër.

Gjatë interpretimit të këngës “Dirty Harry”, Albarn u largua nga skena për të parë efektet vizuale të shfaqjes dhe për të përshëndetur reperin argjentinas Trueno, duke harruar për disa minuta se duhej të ishte në skenë me grupin.

“Jam frontmeni më i keq”, ka thënë ai me humor, duke shtuar se ka një qasje shumë të relaksuar ndaj performancave live.

Koncerti mblodhi mbi 30 muzikantë nga 15 shtete të ndryshme, duke krijuar një atmosferë të veçantë bashkëpunimi dhe miqësie. Në mesin e mysafirëve ishin emra të njohur të muzikës si Johnny Marr, Sparks, Shaun Ryder, Bashy dhe Anoushka Shankar.

Ndërkohë, bashkëthemeluesi i Gorillaz, Jamie Hewlett, po realizon një dokumentar për këtë ngjarje unike, i cili do të tregojë prapaskenat e organizimit të spektaklit, nga udhëtimi i artistëve deri te momentet pas përfundimit të koncertit.

Koncerti në Tottenham shënon një moment historik për Gorillaz, duke sjellë në një skenë të vetme artistë nga kultura dhe zhanre të ndryshme muzikore./BBC/

/A.K/

 

Continue Reading

Magazinë

Bebe Rexha tërheq vëmendjen në New York me performancë të re dhe stil të veçantë

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen e publikut gjatë një performance të fundit në New York, ku u shfaq me një stil të veçantë flokësh me bikodina, duke rikujtuar pamjen e saj nga videoklipi i këngës “Çike Çike”.

Pamja e artistes është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku fansat e kanë lidhur menjëherë me projektin e saj më të ri muzikor, duke e vlerësuar si një qasje kreative në promovimin e identitetit vizual të këngës.

“Çike Çike” është pjesë e albumit të saj të ri “Dirty Blonde”, i cili është publikuar së fundmi dhe shënon një etapë të re në karrierën e saj. Ky është albumi i katërt në studio i Rexhës dhe projekti i parë si artiste e pavarur pas ndarjes nga shtëpia e mëparshme diskografike.

Albumi ka marrë reagime pozitive nga publiku dhe kritika, ndërsa ndër këngët më të komentuara përfshihen “New Religion” në bashkëpunim me Faithless dhe “Sad Girls” në bashkëpunim me David Guetta.

Me energjinë dhe projektet e reja muzikore, Bebe Rexha po vazhdon të forcojë praninë e saj në skenën ndërkombëtare të muzikës, duke shënuar një kapitull të ri në karrierën e saj.

Burimi: BBC

/A.K/

Continue Reading

Magazinë

Producenti i njohur Tay Keith gjendet i vdekur në moshën 29-vjeçare

Published

on

Producenti i nominuar për çmimin Grammy, Tay Keith, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Nashville të Tennessee-s, në moshën 29-vjeçare.

Policia ka bërë të ditur se nuk dyshohet për ndonjë vepër penale, ndërsa shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur dhe pritet të përcaktohet pas autopsisë.

Tay Keith ishte i njohur për bashkëpunimet me emra të mëdhenj të muzikës hip-hop, përfshirë Drake, Travis Scott, Eminem dhe Beyoncé.

Ai arriti famë ndërkombëtare me bashkëprodhimin e hitit “Sicko Mode”, i cili i solli nominimin e parë për Grammy në vitin 2019. Gjatë karrierës së tij ka punuar edhe me artistë të tjerë të njohur si Lil Baby, 21 Savage, J. Cole dhe Sexyy Red.

Burimi: BBC

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Studiuesit zbulojnë dobësi në ChatGPT, OpenAI ndërhyn me masa shtesë

Published

on

Studiues të sigurisë së inteligjencës artificiale kanë ngritur shqetësime pasi zbuluan se versioni më i fundit publik i ChatGPT-së mund të manipulohej për të gjeneruar imazhe me përmbajtje seksuale ose të dhunshme përmes udhëzimeve të modifikuara.

Sipas raportimit të BBC-së, kompania britanike e sigurisë kibernetike Mindgard arriti të anashkalojë disa prej mbrojtjeve të sistemit, duke bërë që modeli të krijonte imazhe grafike dhe shqetësuese.

OpenAI ka reaguar duke deklaruar se pas identifikimit të problemit janë vendosur masa shtesë mbrojtëse për të parandaluar gjenerimin e përmbajtjeve që shkelin rregullat e platformës.

Megjithatë, studiuesit pretendojnë se me ndryshime të vogla në udhëzime, sistemi vazhdonte të prodhonte materiale problematike, përfshirë skena të dhunshme dhe përmbajtje të papërshtatshme.

Sipas ekspertëve të Mindgard, rasti tregon sfidat e vazhdueshme me të cilat përballen kompanitë e inteligjencës artificiale në kontrollin e përmbajtjes së gjeneruar nga modelet e avancuara.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara