Kronikë e zezë

Pasi i kontrollohet shtëpia arrestohet një person, policia i gjen dhe sekuestron lëndë narkotike

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Published

on

Njësia e hetimeve antidrogë gjatë kryerjes së kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në rrugën “Halil Alidema” në Ferizaj ka gjetur dhe sekuestruar substancë të dyshuar narkotike.

“Gjatë kontrollit në cilësinë e provave janë gjetur dhe sekuestruar një shishe qelqi ku brenda kishte 12 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 4.68 gram, një pako qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 12 gram, një peshore digjitale, një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 0.31 gram si dhe dy telefona celularë”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari sipas njoftimit të policisë është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajmet

Sekuestrohen mbi 29 mijë euro në Vërmicë, inicohet rast për shpëlarje parash

Published

on

By

Policia e Kosovës sipas raportit 24 orësh, ka iniciuar një rast të dyshuar për “Shpëlarje parash”, pasi gjatë një patrullimi afër liqenit të Vërmicës mbrëmjen e së mërkurës ka ndaluar një automjet të dyshimtë.

Gjatë kontrollit të veturës,  zyrtarët policorë i kanë gjetur ngasësit kosovar një zarf me 29,200 euro të paparalajmëruara.

Lidhur me ngjarjen është njoftuar menjëhatë prokurori kujdestar, ndërsa njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet për të zbardhur origjinën e parave dhe rrethanat e plota të rastit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rast i dyshuar i kontrabandës me migrantë në Han të Elezit

Published

on

By

Një rast i dyshuar i kontrabandës me migrantë është regjistruar të mërkurën, rreth orës 11:30, në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

Sipas raportit të Policisë se Kosovës, katër persona të panjohur kanë dalë nga rimorkioja e një kamioni. Efektivët policorë kanë arritur të ndalojnë njërin prej tyre në vendngjarje, ndërsa tre personat e tjerë janë larguar në drejtim të panjohur.

Shoferi i kamionit është shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa njësitë përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjashë raste të dhunës në familje në rajone të ndryshme të vendit, të cilat përfshijnë sulme fizike, kërcënime, dëmtim prone dhe posedim të substancave narkotike.

Një i dyshuar në Malishevë gjendet në arrati pasi pretendohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij dhe i ka dëmtuar veturën. Rasti është nën hetime.

Në Gjakovë janë regjistruar dy raste të ndara. Në të rastin e parë një burrë ka marrë djalin e tij nga kopshti dhe dyshohet se ka dalë jashtë Kosovës pa pëlqimin e ish-bashkëshortes, me të cilën po vazhdon kontaktet shqetësuese përmes telefonit. Në rastin tjetër, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person i cili ka fyer dhe kërcënuar babain e tij.

Në Fushë-Kosovë është ndaluar një shtetas i huaj nën dyshimin për dhunë psikike të ushtruar javë më parë ndaj bashkëshortes. Ndërkaq në Hajvali, një burrë ka shtyrë bashkëshorten e tij teposhtë shkallëve pas një konflikti; me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pasi viktimës i është ofruar ndihma mjekësore.

Në Prishtinë një çift bashkëshortor është shoqëruar në polici pas një përleshjeje fizike mes vete. Të dy kanë refuzuar ndihmën mjekësore dhe janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Klinë një i mitur është intervistuar pasi ka sulmuar fizikisht vëllain e tij po ashtu të mitur. Gjatë procedurës, i dyshuari ka dorëzuar vullnetarisht edhe një sasi të vogël të lëndës narkotike të llojit marihuanë.

Ndërkaq në Pejë, policia ka arrestuar një person i cili, nën ndikimin e alkoolit, ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për lëndim të rëndë trupor

Published

on

By

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një sulmi fizik që ka ndodhur në rrugën “Nikolla Tesla” në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave, me ç’rast i dyshuari e ka sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.

Viktima është dërguar menjëherë për trajtim të nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Të kërkuara