Lajmet

Pas vrasjes së gruas shtatzënë në Gjinekologji, Haxhiu paralajmëron dorëheqje e shkarkime

Haxhiu ka drejtuar akuza në drejtim të Prokurorisë.

Published

on

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas takimit të Grupit ndërministror në lidhje me vrasjen e një gruaje shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë, tha se nëse vërtetohet se ka dështuar ndonjëra nga hallkat e sistemit do të ketë dorëheqje shkarkime madje edhe ndjekje penale.

Haxhiu pas takimit ndërministror, ka drejtuar akuza në drejtim të Prokurorisë, pasi sipas saj i dyshuari me urdhër të prokurorit është lënë i lirë. Sipas saj, sikurse Prokuroria të ishte në krye të detyrës rasti do të ishte parandaluar. Madje tha se ka disa informata që nuk mund t’i bëjë publike në këtë momente.

“Pesë ditë, dy jetë të humbura dy gra të vrara nga bashkëshortët e tyre. Kemi diskutuar për veprimet ndërinstitucionale dhe sipas informacioneve nga Polica e Kosovës, viktima kishte raportuar në korrik të këtij viti të dyshuarin për dhunë psikike dhe fizike dhe Prokuroria të dyshuarin e kishte liruar me procedurë të rregullt. Është një papërgjegjësi institucionale dhe e prokurorit të rastit sepse në vazhdimësi po bëjmë thirrje për mbrojtje të grave dhe vajzave”, tha Haxhiu.

“Në momentin që do të verifikohet, personi do të japë dorëheqje, kompetencat janë të ndara, nëse shohim që ka dështuar do të ketë dorëheqje, do të ketë shkarkim. Kjo neglizhencë po inkurajon kriminelët. Asnjë prokuror, asnjë gjyqtar nuk ka dhënë dorëheqje. Do të ketë dorëheqje e shkrime, por edhe përgjegjësi penale. I kem disa informata që s’mundem t’i bëjë publike. Do të verifikojë secilin veprim institucional, ky rast kjo vrasje e dyfishtë, na tregon që edhe përkundër veprimeve kemi edhe shumë punë për të bërë. Rasti nuk guxon që të na zmbraps. Në takim as prokuroria, as gjykata nuk kanë qenë të pranishëm, në fakt duhet të kishim më shumë ndërgjegje morale dhe profesionale, nuk kam koment për veprimet e tyre”, deklaroi Haxhiu tutje.

Lajmet

KFOR viziton pjesëtarët në Mitrovicë, thekson gatishmërinë për sigurinë në veri

Published

on

Zyrtarë të lartë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë vizituar së fundmi pjesëtarët e misionit që veprojnë në Mitrovicë, me fokus në praninë e vazhdueshme dhe situatën e sigurisë në veri të Kosovës.

Sipas KFOR-it, gjatë vizitës komandanti i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe, MSU, ka vëzhguar aktivitetet e patrullimit dhe të sigurisë në terren.

Ndërkaq, shefi i shtabit të KFOR-it është takuar me pjesëtarë të MSU-së, si dhe me ekipet për ndërlidhje dhe monitorim, LMT, nga të cilat ka marrë informacione për zhvillimet dhe aktivitetet operative.

KFOR ka theksuar se prania e dukshme në terren dhe komunikimi i rregullt me komunitetet lokale ndihmojnë misionin të përshtatë praninë e tij dhe të jetë i gatshëm të reagojë në rast nevoje.

“Prania dhe gatishmëria përcaktojnë misionin”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Misioni i NATO-s ka përsëritur përkushtimin për të ruajtur një prani të informuar dhe të gatshme në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe veriun e vendit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sot takimi Kurti-Abdixhiku: Përpjekje e radhës për marrëveshjen për presidentin

Published

on

By

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillojnë sot një tjetër takim në përpjekje për të zhbllokuar ngërçin politik në vend.

Sipas burimeve të Ekonomia Online, takimi mes dy liderëve është paraparë të mbahet në orën 12:00. Fakti vjen pas disa takimeve intenzive që dy krerët partiakë kanë zhvilluar gjatë ditëve të fundit, ku në fokus të diskutimeve mbetet arritja e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri dhe shmangia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Përpjekja e fundit mes tyre u zhvillua të shtunën mbrëma, mirëpo pas përfundimit të saj nuk u dhanë detaje rreth përmbajtjes së diskutimeve. Kryeministri Kurti u mjaftua me një deklaratë të shkurtër, duke u shprehur se “do të ketë lajme atëherë kur të ketë rezultate konkrete”.

Takimi i sotëm konsiderohet vendimtar për të parë nëse palët do të gjejnë një gjuhë të përbashkët apo nëse vendi po shkon drejt një krize të re politike. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Anëtarët e rinj të KQZ-së betohen para ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu

Published

on

By

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë dhënë sot betimin zyrtar para Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ceremonia e betimit u zhvillua në ambientet e Presidencës, ku 10 anëtarët e rinj u betuan për kryerjen e detyrës me përgjegjësi, paanshmëri dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Ky moment shënon edhe fillimin zyrtar të mandatit të tyre të ri në krye të institucionit kryesor për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në vend.

Përmes këtij hapi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rikompleton përbërjen e tij drejtuese, duke hapur rrugën për vazhdimin e punës administrative dhe përgatitjet operative për proceset e ardhshme zgjedhore në Republikën e Kosovës. /E.A/

Foto: Ekonomia Online

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën gjatë transportit për në Tiranë 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci

Published

on

By

Një 37-vjeçare me inicialet M. K., e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Tiranës.

E ndjera ishte paraqitur fillimisht në spitalin e Pogradecit për shkak të disa problemeve shëndetësore. Pas ekzaminimeve mjekësore, mjekët vendosën ta dërgonin për trajtim më të specializuar drejt kryeqytetit.

Gjendja e saj është rënduar gjatë transportit, duke bërë që 37-vjeçarja të vdesë në afërsi të Elbasanit.

Pritet kryerja e autopsisë mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa autoritetet po bëjnë verifikimet e nevojshme për rastin. /Euronews/

Continue Reading

Të kërkuara