Lajmet

Pas situatës në Ukrainë, Kusari-Lila: Kërkojmë nga bizneset që të mos ketë rritje të çmimeve

Sipas saj, sulmi ndaj Ukrainës nuk është vetëm ndaj një shteti që është larg nesh.

Published

on

Kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së ka bërë thirrje për solidaritet pas sulmit të Rusisë ndaj shtetit të Ukrainës. Sipas saj, mëngjesin e sotëm është sulmuar bota e lirë nga një lider rus, i cili nuk respekton të drejtat e njeriut dhe të popujve.

Gjatë seancës, në deklarimet jashtë rendit të ditës, shefja e GP-së së Lëvizjes Vetëvendosje tha se sulmi ndaj Ukrainës nuk është vetëm ndaj një shteti që është larg nesh.

“Sot nga Kuvendi i Kosovës po bëjmë thirrje solidariteti në emër të të gjithë deputetëve pa dallim, për shtetin dhe popullin e Ukrainës të cilët po ballafaqohen me një agresion të pa precedent, të paktën në shekullin 21. Sot në këtë thirrje po lëm anash ndasitë përballë këtij sulmi ndaj një shteti dhe populli paqësor. Ngjarjet që po ndodhin në të gjitha qytetet e Ukrainës nuk janë vetëm sulme ndaj një shteti që është larg nesh. Në Ukrainë është sulmuar bota jonë e lirë nga një lider rus, që kurrë nuk respektoi as të drejtat e njeriut, as të drejtat e popujve”, ka thënë ajo.

Përveç vazhdimit të shpalljes së gjendjes emergjente të furnizimit me energji elektrike, Kusari-Lila ka kërkuar nga bizneset që të mos ketë rritje të çmimeve.

“Kërkojmë nga bizneset që në frymën e solidaritetit dhe përgjegjësisë që e kanë edhe ato të gjitha, të jenë të vëmendshme në kuadër të një përgjegjësie në mbajtjen e kostos së prodhimit ashtu siç është, për arsyeje se qeveria ka marrë përsipër që të mbajë koston e menaxhuar. Ndërsa, gjithashtu duhet për së afërmi të gjithë mekanizmat institucional të përcjellim që të mos kemi rritje të çmimeve. Ajo çfarë po ndodhë është përgjegjësi e përbashkët që të kalojmë në një rrethanë, kuvendi dhe populli ynë do të mund të jenë bashkë për një zhvillim të qëndrueshëm”, ka shtuar ajo.

Në orët e hershme të mëngjesit, Rusia ka filluar sulmet ushtarake në shtetin e Ukrainës.

Lajmet

Ishte në mision vullnetar – vdes në Sumy tenori ukrainas, Vladislav Gorai

Published

on

Tenori Vladislav Gorai, anëtar i Operës Kombëtare të Odesës në Ukrainë, vdiq të dielën gjatë kohës kur ishte i angazhuar në një mision vullnetar në rajonin verior Sumy, që kufizohet me Rusinë, thanë zyrtarët e operës.

Më shumë se tri vjet që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës, forcat ruse iu afruan qytetit Sumy javën e kaluar, duke e vënë në rrezik kryeqytetin rajonal përmes një avancimi të dyfishtë me luftime të ashpra në vijën e frontit si dhe me sulme të pamëshirshme me raketa e dronë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“E tërë bota e njohu zërin e Vladislav Vikentiiovych-it, por zemra e tij i përkiste Ukrainës. As në kohërat më të errëta, ai nuk qëndroi anash – ai ndihmoi, bëri punë vullnetare, përkrahu” – thuhet në një deklaratë të operës të dielën.

Continue Reading

Lajmet

Gërvalla: Bllokada e Kuvendit e pakuptimtë, opozita të marrë përgjegjësi

Published

on

By

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si përsëritje të një bllokade të pakuptimtë.

Gjatë deklaratës së saj, Gërvalla u bëri thirrje partive opozitare që të heqin dorë nga ajo që e quajti “strategji destruktive” dhe të marrin pjesë në procesin e votimit.

“Ishit dëshmitarë të një përsëritjeje të pakuptimtë të një bllokade, e cila tashmë e ka humbur kuptimin e vet. Bllokada do të thotë mosvotim dhe pamundëson konstituimin e Kuvendit”, tha Gërvalla.

Ajo theksoi se Kuvendi duhet të konstituohet për të përmbushur pritjet e qytetarëve dhe për të garantuar funksionimin demokratik të institucioneve.

“Ne kemi nevojë për unitet për shtet, jo për pushtet. Ky unitet shprehet përmes funksionimit të Kuvendit, jo përmes bllokadës”, përfundoi ajo.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu: Konstituimi i Kuvendit nuk është vetëm përgjegjësi e Vetëvendosjes

Published

on

By

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të mbajtur më 29 qershor. Ajo tha se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit i takon të gjithë spektrit politik dhe jo vetëm VV-së.

“Ka pasur gjashtë përpjekje për votim të hapur, por asnjë nuk ka rezultuar me sukses. Nuk i përket vetëm VV-së të kontribuojë në këtë proces. Ne kemi marrë përsipër të japim kontributin tonë, por nuk është përgjegjësi vetëm e jona”, u shpreh Haxhiu.

Ajo theksoi se Vetëvendosje, si subjekti i parë në zgjedhje, gëzon të drejtën kushtetuese për të propozuar kryeparlamentarin dhe se kjo e drejtë nuk mund të vihet në pikëpyetje.

“Të drejtën për të propozuar e ka VV-ja. Askush nuk mund të ndërhyjë në këtë të drejtë, pasi është e garantuar me Kushtetutë dhe nuk varet nga preferencat individuale”, tha Haxhiu.

Continue Reading

Lajmet

Mustafa: Përsëritja e zgjedhjeve, gjëja e fundit që i duhet Kosovës

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka paralajmëruar se vazhdimi i bllokadës institucionale mund të rezultojë me zgjedhje të parakohshme. Ai tha se situata aktuale nuk i shërben vendit dhe theksoi nevojën për një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse.

“Bllokada 48-orëshe do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme të reja”, deklaroi Mustafa, pas dështimit të 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, përsëritja e zgjedhjeve nuk është në interes të Kosovës. “Përsëritja e zgjedhjeve është gjëja e fundit që i duhet Kosovës”, shtoi ai.

Continue Reading

Të kërkuara