Lajmet

Pas një serie tërmetesh, shpërthen sërish vullkani pranë aeroportit kryesor të Islandës

Shpërthimi në një luginë të pabanuar është jo shumë larg nga Aeroporti Keflavik.

Published

on

Një vullkan në Islandën jugperëndimore filloi të shpërthejë këtë javë, thanë autoritetet meteorologjike të vendit – vetëm tetë muaj pas përfundimit zyrtar të shpërthimit të tij të fundit.

Zyra Meteorologjike Islandeze u bëri thirrje njerëzve të mos shkojnë pranë vullkanit Fagradalsfjall, i cili ndodhet rreth 32 kilometra (20 milje) në jugperëndim të kryeqytetit, Reykjavik.

Shpërthimi në një luginë të pabanuar është jo shumë larg nga Aeroporti Keflavik, qendra ndërkombëtare e trafikut ajror të Islandës. Aeroporti mbeti i hapur dhe asnjë fluturim nuk u ndërpre.

Shkencëtarët kishin parashikuar një shpërthim diku në gadishull pas një serie tërmetesh gjatë javës së kaluar që treguan aktivitet vullkanik afër kores.

Vullkanologu Magnus Tumi Gudmundsson tha për Associated Press se shpërthimi dukej të ishte i vogël.

“Por ne nuk e dimë se ku janë gjërat në proces” tha ai ndërsa hipi në një helikopter për një vështrim të parë.

Shpërthimi i vitit 2021 në të njëjtën zonë prodhoi rrjedha spektakolare të lavës për disa muaj. Qindra mijëra njerëz u dyndën për të parë pamjen spektakolare./UBTNews/

Lajmet

​Yamal si “mollë sherri” mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit

Published

on

Një tjetër përplasje është shënuar mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) pas tërheqjes së Lamine Yamal nga grumbullimi i kombëtares.

Sipas gazetarit César Suárez, lojtari i Barcelonës iu nënshtrua një procedure mjekësore me radiofrekuencë për të trajtuar një shqetësim pubik, pa u njoftuar paraprakisht stafi mjekësor i RFEF-së.

Procedura kërkon një periudhë pushimi prej 7 deri në 10 ditësh, çka e detyroi 17-vjeçarin të largohej nga kampi stërvitor në Las Rozas.

Federata reagoi me një deklaratë zyrtare duke shprehur habinë dhe shqetësimin për mungesën e komunikimit nga Barcelona dhe njoftoi se lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ky rast ka ngritur tensione të reja midis klubit katalanas dhe përfaqësueses spanjolle, me RFEF që e cilëson situatën si “shkelje të besimit” në marrëdhëniet mes dy palëve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Fillon tërheqja e pakove me fletëvotime jashtë Kosovës

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar tërheqja e pakove të supozuara me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave të vendit.

Tërheqja e pakove me fletëvotimve do të bëhet nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, të cilat pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Gjatë procesit të regjistrimit, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave është: 29,725”, tha KQZ./EO

Continue Reading

Lajmet

Caktohet prokurori i ri për rastin e fletëvotimeve në Mitrovicë

Published

on

By

Sahit Tmava nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë është caktuar si prokuror përgjegjës për hetimin e rastit të fletëvotimeve në këtë qytet, shkruan Ekonomia Online.

Deri më tani, rastin e ka trajtuar prokurori Shpejtim Peci, por ai tashmë është zëvendësuar nga Sahit Tmava nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë./EO

Continue Reading

Lajmet

​Dardanët kryejnë stërvitjen e dytë për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës

Published

on

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji kundër Sllovenisë si dhe Zvicrës.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët kanë punuar me intensitet të lartë dhe përkushtim maksimal.

Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Elvis Rexhbeçaj dhe Muharrem Jashari kanë kryer rigjenerim pas angazhimeve të fundit me klubet e tyre, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ka vijuar me ushtrime tekniko-taktike.

Atmosfera në kampin e Dardanëve raportohet të jetë shumë pozitive, me lojtarët që shfaqin motivim dhe besim të lartë për rezultat pozitiv në përballjet e ardhshme kualifikuese./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara