Lajmet

Pas ikjes së burrave nga mobilizimi i Putinit, gratë ruse përballen me sfida të ndryshme

Shumë prej tyre tani kanë barrën për t’u vetëm kujdesur për fëmijët.

Published

on

Yekaterina Filimonova kalon me biçikletë nëpër rrugët e mbuluara me borë të Moskës me tre djemtë e saj për të shkuar në çerdhen e tyre.

I shoqi i saj i dërgonte ata më parë, por jo më. Tani duke jetuar në mërgim jashtë vendit, ai iku pasi Presidenti Vladimir Putin njoftoi në shtator se burrat rusë po thirreshin masivisht për të luftuar në Ukrainë.

“Ai u largua dhe unë u sëmura të nesërmen. Isha aq e stresuar sa nuk u shërova për një muaj”, tha për AFP Filimonova, 34 vjeçare.

Disa ditë pas thirrjes për rektrutim, bashkëshorti i saj Yaroslav Leonov mori biçikletën e tij, më pas një tren 1,500 kilometra për në një qytet afër Kazakistanit fqinj dhe kaloi me biçikletë përtej kufirit.

“Ai nuk donte të na linte”, tregon Filimonova, përcjell UBT News.

Por ajo nuk është e vetmja që përballet vetëm me barrën e re të rritjes së fëmijëve vetëm. Eksodi kaotik dhe i nxituar i dhjetëra mijëra burrave në moshë ushtarake ka copëtuar familjet dhe ka grumbulluar presion mbi nënat anembanë Rusisë.

Nuk ka shifra për numrin e familjeve të prekura, por një punonjës i çerdhes në Moskë tha për AFP në kushte anonimiteti se rreth një e treta e baballarëve në një grup ishin jashtë vendit.

“Muaji i parë ishte sigurisht shumë i trishtuar. Ishte shumë i vështirë për mua dhe ishte i vështirë për fëmijët”, tregon Filimonova.

“Kur unë jam e mërzitur, ata vetëm qajnë dhe qajnë gjithë natën. Dhe kuptova se duhet të mbledhë veten”.

Ndarja në familjen e saj e ka bërë atë të mendojë për gjyshen e saj, e cila u nda nga burri i saj gjeolog kur ai u dërgua në Mongoli për punë.

“Po filloj të kuptoj se si u ndje ajo”, thotë Filimonova. “Nuk e kisha menduar kurrë më parë”.

Tani në Beograd — tani e kthyer në qendër për punonjësit rusë të IT-së në mërgim — Leonov ka vështirësitë e tij gjithashtu.

Leonov, një zhvillues softueri nuk pa zgjidhje tjetër veçse të largohej nga Rusia në shtator, nga frika se mund të rekrutohej.

“Unë nuk doja të rrezikoja”, tha ai. “Me shumë mundësi, ju do të fitoni, por ka një shans të vogël për një fund mjaft dramatik”.

Në Beograd, ai u ribashkua me një mësues të vjetër matematike, i cili u largua nga Rusia menjëherë pasi Putin dërgoi trupa në Ukrainë më 24 shkurt. Ata tani po marrin me qira një apartament së bashku.

Por fakti se tani është i sigurt, nuk e ka lehtësuar dhimbjen e ndarjes.

“Fëmijët nga distanca nuk është njëjtë si kolegët nga distanca”, tha ai duke bërë shaka. “Nuk mund të luash me fëmijët nga distanca”.

Në apartamentin e tyre komod familjar në Moskë, Filimonova mbledh djemtë e saj në mënyrë që babai i tyre t’u lexojë atyre një histori para gjumit në një video-telefonatë.

Ajo i dërgoi atij foto të faqeve për t’i lexuar, ndërsa fëmijët e tyre të vegjël e mbajnë librin, transmeton UBT News.

“Shpresoj që fëmijët e mi ta kuptojnë se babi i tyre është këtu, ai i do ata — edhe nga Beogradi”, tha ai.

Rusia njoftoi fundin e mobilizimit në fund të tetorit, por shumë jashtë vendit kanë frikë nga një valë e dytë dhe Yaroslav sheh “rreziqe” në kthim.

Ai gjithashtu po vë në dyshim nëse ka “madje diçka për t’u kthyer”, me autoritetet që vendosin kontrolle mbi sektorin e teknologjisë dhe “të gjitha aspektet e realitetit”.

Zgjedhja e ‘jetës dhe vdekjes’
Anastasia Arsenicheva, bashkëthemeluese e një shoqate bamirësie që mbështet nënat, tha se organizata e saj mori një rritje të thirrjeve pas mobilizimit.

Ajo tha se shumë gra inkurajuan partnerët të largoheshin, duke e parë atë si një “zgjedhje midis jetës dhe vdekjes”, por tani ato po kanë vështirësi.

“Kur një grua është në vakum plotësisht vetëm, kjo është shumë e frikshme”, tha Arsenicheva, psikologe.

Punonjësit e IT si Leonov ende mund të mbajnë familjet e tyre nga jashtë, por kjo nuk është gjithmonë kështu, shtoi Arsenicheva.

“Ka disa familje ku burri ishte shtylla kryesore e familjes dhe është e paqartë se si ta vazhdoni jetën tani”, tha ajo.

Alexandra, 32-vjeçarja nga Moska, duhej të gjente shpejt një mënyrë për t’ia dalë mbanë pasi burri i saj, i cili punon në kinema dhe merret me reklama, u largua.

Fillimisht ai shkoi në një qytet në Taxhikistan dhe më pas në Uzbekistanin fqinj, i cili është bërë gjithashtu një qendër për burrat që i shmangen rekrutimit.

Alexandra më pas hapi dyqan për të bërë veshje të thurura, të veçanta, ndërsa ajo kujdesej për vajzën e saj shtatëvjeçare.

“Kur ai u largua, gjithçka ra mbi mua”, – tha ajo, “dhe buxheti i familjes u prish”.

Ajo filloi të merrte më shumë projekte dhe së fundmi mori një porosi për të bërë më shumë se 200 lodra për Vitin e Ri, duke e lejuar atë të punësojë disa gra të tjera. Ajo gjithashtu ka qenë duke restauruar mobilje dhe duke i rishitur ato në internet.

Ajo tha se kishte “harruar se si të ishte e pavarur… por kur djemtë u larguan, ne thjesht nuk kishim zgjidhje!”

Ndërsa ajo tha se e kuptonte vendimin e shumë burrave për t’u larguar — dhe megjithëse e ardhmja e familjes është e pasigurt — ajo është e vendosur të qëndrojë në vend.

“Unë jam nga Rusia. Unë dua të jetoj në Rusi. Nuk kam dashur kurrë të largohem”./AFP/UBTNews/

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Aktualitet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

lajme

“Jo në emrin tim” para Ministrisë së Drejtësisë “Voto Ligjin”, kërkohet miratimi i ligjit për mbrojtjen e UÇK-së

Published

on

By

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” kanë zhvilluar sot një aksion simbolik para Ministrisë së Drejtësisë, ku kanë vendosur një baner me mbishkrimin “Voto Ligjin”, duke kërkuar procedimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e UÇK-së.

Aktivisti Rron Kafegjolli deklaroi se qytetarët prej 17 ditësh po kërkojnë miratimin e këtij ligji, duke e cilësuar vonesën si të papranueshme.

Sipas Kafegjollit, bazuar në deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, ligji po mbahet i bllokuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Financave.

“Ky nuk është një udhëzim çfarëdo që mund ta kaloni lart e poshtë nëpër zyra. Sepse bëhet fjalë për ligjin që mbron të vërtetën e UÇK-së dhe ne nuk do të lejojmë zvarritjen e tij”, u shpreh ai.

Kafegjolli kritikoi ministren Donika Gërvalla dhe ministrin Hekuran Murati, duke kërkuar nga institucionet që të veprojnë në përputhje me kërkesat e qytetarëve.

“Institucionet e këtij shteti nuk mund të mbeten peng i inateve apo bindjeve personale të ministres Gërvalla dhe ministrit Murati. Shteti nuk është pronë private e dikujt”, tha Kafegjolli.

Duke iu referuar afatit për zgjedhjen e presidentit, i cili skadon më 6 tetor, ai i bëri thirrje Qeverisë që të mos e zvarrisë më tej procesin e miratimit të ligjit.

“Qeveria duhet ta dijë se rinia po ju vëzhgon dhe 6 tetori po afron me shpejtësi. Mos e provokoni durimin tonë”, deklaroi ai.

Kafegjolli e përmbylli fjalimin duke i bërë thirrje Qeverisë që ta dëgjojë zërin e protestuesve dhe të veprojë lidhur me kërkesën për miratimin e ligjit.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim në UBT: Formimi profesional për liderët e së ardhmes

Published

on

By

Në një epokë ku media dhe komunikimi po transformohen me ritme të shpejta, profesionistët e së ardhmes kanë nevojë për njohuri të avancuara, mendim kritik dhe aftësi praktike.

Pikërisht për këtë, UBT ofron programin Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim, të konceptuar për të përgatitur profesionistë të aftë për të udhëhequr në sektorin e medias, komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun.

Programi Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim ndërthur në mënyrë strategjike shkencat sociale, teknologjinë e informacionit, gazetarinë, Marrëdhëniet me Publikun (PR) dhe krijimin e përmbajtjes digjitale.

Përmes kombinimit të njohurive teorike me përvojën praktike dhe hulumtimin shkencor, studentët zhvillojnë kompetenca të avancuara për t’u përballur me kërkesat e tregut modern të punës, si në Kosovë ashtu edhe në tregun global.

Një rëndësi e veçantë i kushtohet etikës profesionale, mendimit kritik dhe aftësisë për të analizuar, interpretuar dhe menaxhuar komunikimin dhe imazhin e institucioneve dhe organizatave.

Kjo e bën programin një mundësi të përshtatshme për të gjithë ata që synojnë të avancojnë profesionalisht në media, gazetari, komunikim strategjik, PR, marketing dhe përmbajtje digjitale.

Përveç mundësisë për të ndjekur një program Master të orientuar drejt zhvillimit profesional, UBT ofron edhe një mbështetje të rëndësishme financiare për studentët. Përmes bursës Engaged Scholarship, studentet që janë pjesë e kësaj fushe përfitojnë 20% zbritje në tarifën e studimeve gjatë gjithë periudhës së programit Master.

Kjo bursë përfaqëson një mundësi konkrete për studentët që duan të investojnë në arsimimin e tyre të avancuar, duke pasur njëkohësisht mbështetje financiare gjatë gjithë rrugëtimit akademik.

Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim në UBT është një mundësi për të zgjeruar njohuritë, për të zhvilluar kompetenca profesionale dhe për të ndërtuar bazat e një karriere të suksesshme në një sektor që ndryshon vazhdimisht.

Apliko në programin Gjuhë, Media dhe Komunikim -Master dhe përfito 20% bursë përmes Engaged Scholarship.

Continue Reading

Të kërkuara