Lajmet

Pas arrestimeve të 7 tetorit, shumë punëtorë të shqetësuar të OKB-së kthehen në Gaza

Publikuar

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka thënë se punëtorët mund të mos kenë shtëpi ku të kthehen dhe të përballen me rreziqe të mëdha nga vazhdimi i luftimeve në territor.

“Unë e kuptoj se në mesin e këtyre njerëzve që po kthehen janë ata punëtorë palestinezë dhe pacientë spitalorë që ishin arrestuar pas 7 tetorit”, u tha gazetarëve në Gjenevë zëdhënësja Elizabeth Throssell.

“Ne ishim shumë të shqetësuar që të paktën 4,000 punëtorë palestinezë dhe pacientë spitalorë u ndaluan pa bazë të mjaftueshme ligjore në objektet ushtarake pasi Izraeli ua hoqi lejet”, tha ajo.

“Ka raporte shqetësuese se disa po kthehen në Gaza, pavarësisht nga graviteti i situatës atje”, shtoi Throssell.

“Nuk e dimë saktësisht se ku; ndoshta nuk është e qartë nëse ata kanë edhe një shtëpi për të shkuar; dhe është një situatë tepër e vështirë dhe e rrezikshme”./UBTNews/

Lajmet

Funerali i presidentit Raisi do të mbahet të martën

Publikuar

nga

Funerali i presidentit iranian, Ebrahim Raisi dhe ministrit të jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian do të mbahet të martën, raportoi gazeta iraniane Tasnim.

Një zyrtar iranian Hassan Hakikian tha se do të zhvillohet në qytetin e Tabrizit, në Iranin veriperëndimor.

Para se të bëhet varrimi do të bëhet ekspertiza mjekoligjore./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Të reshurat e shiut shkaktojnë dëme në Prishtinë, komuna me thirrje për qytetarët

Publikuar

nga

Të reshurat e shiut kanë shkaktuar dëme materiale në disa zona të kryeqytetit. Ekipet e zjarrfikësve në bashkëpunim me policinë e Kosovës janë duke i sanuar të gjitha dëmet.

Komuna e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve që të kenë durim deri në sanimin e të gjitha dëmeve.

“Pas shiut të rrëmbyeshëm të mëngjesit të hershëm, në disa zona të kryeqytetit janë shkaktuar dëme materiale, të cilat ekipet e zjarrfikësve dhe Drejtorisë së Sigurisë dhe Emergjencave në bashkëpunim me policinë janë duke i sanuar. Ju lutemi të keni durim në trafikun e ngarkuar i cili është shkaktuar për shkak të ndërhyrjeve në sanim nga ekipet e emergjencave. Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Hamasi në solidaritet me Iranin pas vdekjes së presidentit

Publikuar

nga

Hamasi ka shprehur solidaritetin e tij me shtetin e Iranit, pas përplasjes së helikopterit ku mbetën të vdekur presidenti, ministri i Jashtëm dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë. Grupi militant tha se ndan dhimbjen me vëllezërit iranianë.

Grupi tha “se përplasja e helikopterit ka lënë të vdekur disa prej liderëve më të mirë iranianë që kishin një karrierë të shquar në rilindjen e Iranit”.

Grupi militant është në luftë me Izraelin që nga 7 tetori pas sulmit të tij tronditës në Izraelin jugor. Hamasi është një nga grupet e shumta militante të mbështetur dhe financuar nga Teherani, i cili ofron fonde, armë dhe trajnime./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti: 600 mijë euro për Onkologjinë, investim substancial

Publikuar

nga

600 mijë euro është kostoja e renovimit të Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Bashkë me renovimin është shtuar edhe numri i shtretërve.

Në ceremoninë e përurimit të renovimeve të kësaj klinike, i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti e ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Kryeministri Kurti, ka thënë se janë bërë renovime substanciale prej rreth 600 mijë eurosh në këtë klinikë dhe se krahas renovimeve, është shtuar edhe buxheti për blerjen e barnave.

“Kemi një investim substancial prej 600 mijë euro që e ka transformuar në mënyrë fort domethënëse për mjekët, infermierët, stafin mbështetës që janë gjithsej 70 por para së gjithash për pacientët. I kanë pasur 45 shterët e tash i kanë 60 shtretër. Dhe së shpejti do të jenë 110. Me aksliratorin e ri të cilin e kemi instaluar lista e pritjes është zero. Ky investim kap shifrën 1 milion e 444 mijë euro. Unë jam i lumtur që mora vesh se procesi i dhënies së vaksinës HPV-së i sëmundjes së kancerit të mitrës është duke shkuar mirë, lista esenciale e barnave është zgjedhuar dhe se buxheti është shtuar. Nga 24 milion euro në 60 milion euro. Në Kosovë qytetarët e Republikës blejnë 120 milion euro barna gjysmën e blejnë ata e gjysmën tjetër paguan shteti. Nga dy rezonanca magnetike vetëm këto tri vite janë edhe tri rezonanca të reja. Terapia tabletare tash ipet edhe në Prizren. Është një ditë e veçantë për pacientët, mjekët e stafin të cilët i falënderoj nga zemra”, ka thënë Kurti.

Nga ana tjetër ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se është shumë i lumtur pasi që tash pacientët marrin shërbime pa listë të pritjes.

“Shumë i lumtur e i gëzuar që një Klinikë kaq vitale për një grup të pacientëve tash e tutje do të marrin shërbime pa listë të pritjes. Falënderoj stafin e Klinikës së Onkologjisë të cilët kanë ndihmuar të rinovimin rrënjësor. Uroj të ketë më pak sëmundje të tilla. Rrallë kund edhe në rajon i kanë mundësitë të marrin shërbime të tilla modern”, ka thënë Vitia.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara