E përditësuar
Policia e Kosovës ka përfunduar bastisjen në vendbanimin e Fatmir Shehollit, i arrestuar sot nën dyshimet për spinuazh.

Arrestimi i Shehollit u bë nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë dhe prokurorinë.
Prokuroria tha më herët sot se janë zhvilluar hetime disa mujore, ndërkaq Sheholli është arrestuar sot, më 9 tetor në rajonin e Prishtinës nga hetuesit policorë të Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda në Policinë e Kosovës.
Sipas Prokurorisë, ai është ndaluar për 48 orë dhe bastisjet janë kryer me qëllim të sigurimit të provave të tjera materiale.
Për arrestimin e Shehollit shkroi sot ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
“Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha ai./D.B/KP
Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh, tha të enjten ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
“Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, shkroi ai në Facebook.
Ministri në detyrë tha se ai ka bashkëpunuar me akterë “që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj”.
Tutje, Sveçla shkroi se “koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar”.
Ai tha se kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis./D.B/KP