Lajmet

Pas akuzave për sulm seksual, Mbretëresha Elizabetë ia heq birit të saj titujt mbretërorë

Ai përballet me akuzat për sulm seksual nga znj. Virginia Guiffre.

Published

on

Mbretëresha Elizabeth II i ka hequr të gjithë titujt ushtarakë dhe patronazhet mbretërore Princit Andrew, transmeton UBT News.

Princi Andrew, 61 vjeç, gjithashtu do të ndalojë përdorimin e titullit të “Lartësisë së Tij Mbretërore”, tha një burim mbretëror.

Kjo lëvizje vjen pasi ai përballet me akuzat për sulm seksual nga znj. Virginia Guiffre – pretendime të cilat ai vazhdimisht i ka mohuar.

Pallati Buckingham tha në një deklaratë, “Me miratimin dhe marrëveshjen e Mbretëreshës, përkatësitë ushtarake të Dukës së Jorkut dhe patronazhet mbretërore i janë kthyer Mbretëreshës”.

Të enjten, një letër e nënshkruar nga më shumë se 150 veteranë të Marinës Mbretërore, RAF dhe Ushtrisë u lëshua duke i kërkuar Mbretëreshës t’i hiqte Princit Andrew tetë titujt e tij ushtarakë britanikë./UBTNews/

Lajmet

Infantino: Kosova ka vend të veçantë në zemrën time

Published

on

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar në rrjetet sociale pas dekorimit me Medaljen Presidenciale të Meritës nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një postim në Instagram, Infantino u shpreh i nderuar për këtë çmim, duke e dedikuar atë legjendës së ndjerë të futbollit kosovar, Fadil Vokrri, dhe popullit të Kosovës.

“Jam thellësisht i nderuar që mora Medaljen Presidenciale të Meritës nga Presidentja e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani. Ia dedikoj këtë çmim një lideri dhe legjende të madhe, të ndjerit Fadil Vokrri, si dhe të gjithë njerëzve të këtij vendi të bukur që vazhdojnë të tregojnë guxim dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme,” shkroi Infantino.

Kreu i FIFA-s shtoi se Kosova zë një vend të veçantë në zemrën e tij, pasi udhëtimi i përbashkët filloi në vitin 2016, kur Federata e Futbollit e Kosovës u pranua si anëtare e FIFA-s.

“Që atëherë, futbolli ka bërë përparime të mëdha në Kosovë. Themelet u hodhën nga Fadil Vokrri dhe trashëgimia e tij po vazhdohet nga presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi, me mbështetjen e vazhdueshme të Presidentes Osmani,” shtoi ai.

Infantino vlerësoi lartë Presidenten Osmani, duke e quajtur atë një lidere të jashtëzakonshme që e mbështet me pasion futbollin dhe punon me përkushtim për të ndihmuar dhe fuqizuar fëmijët.

Ai falënderoi gjithashtu ekipin kombëtar dhe të gjithë ata që kontribuojnë në zhvillimin e futbollit kosovar./S.K/KP

Continue Reading

Lajmet

Foda flet sot para mediave për ndeshjen me Slloveninë

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar për aktivitetet zyrtare të Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Sllovenisë për ditën sotme në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen mes dy përfaqësueseve.

Në orën 16:30 do të mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës, ku para gazetarëve do të dalë përzgjedhësi Franco Foda.

Ndërkaq, në orën 17:00 “Dardanët” do të zhvillojnë stërvitjen zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Më vonë, në orën 20:00, do të mbahet edhe konferenca për media e Kombëtares së Sllovenisë, po ashtu në të njëjtin stadium./S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Lajmet

Macron do të emërojë kryeministrin e ri francez brenda 48 orësh

Published

on

Presidenti francez Emmanuel Macron do të emërojë një kryeministër të ri brenda 48 orësh, tha Pallati Elysee, duke i larguar spekulimet se zgjedhjet e reja mund të jenë të afërta.

Më herët, kryeministri në largim Sebastien Lecornu tha se mundësia e shpërbërjes së parlamentit po fillonte të zbehej pas bisedimeve me partitë politike gjatë dy ditëve të fundit, shkruan BBC.

“Ekziston një shumicë në parlament dhe kjo është shumica që është e prirur të shmangë zgjedhjet e reja”, tha ai.

Të hënën, Lecornu, një aleat i ngushtë i Macron u bë kryeministri i tretë francez që la punën e tij në më pak se një vit, i shtyrë nga një parlament i varur thellësisht i ndarë sipas vijave ideologjike./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Dita Botërore e Postës

Published

on

Dita Botërore e Postës festohet çdo vit më 9 tetor, ngjarje kjo që u shpall nga Kongresi Universal Postar i vitit 1969 në Tokio si një mjet për të shënuar përvjetorin e krijimit të Unionit Universal Postar (UPU) në vitin 1874.

Qëllimi i Ditës Botërore të Postës është të rrisë ndërgjegjësimin për rolin e postës në jetën e përditshme të njerëzve dhe bizneseve, si dhe për kontributin e saj në zhvillimin global shoqëror dhe ekonomik.

Si rezultat, vendet anëtare të UPU-së inkurajohen të organizojnë aktivitetet e tyre kombëtare për të festuar ngjarjen, duke përfshirë gjithçka, nga prezantimi ose promovimi i produkteve dhe shërbimeve të reja postare, deri te organizimi i ditëve të hapura në zyrat postare, qendrat postare dhe muzetë postare.

Unioni Universal Postar (UPU) shënon sivjet këtë ditë me temën: “Postim për njerëzit: shërbim lokal, shtrirje globale”.

Kujtojmë, dokumenti i parë i shërbimit postar është gjetur në Egjipt dhe daton rreth 255 vjet përpara lindjes së Krishtit.

Sipas këtij dokumenti, shërbimi postar është prezent në të gjithë kontinentet në formë të mesazheve, për dërgimin e tyre udhëtohej me ditë e muaj nga një kontinent në tjetrin.

Futja e teknologjive të reja të komunikimit ndërmjet vendeve dhe njerëzve, diktuan nevojën e përsosjes të mëtejshme te shërbime postare në mbarë botën, duke kaluar në përdorimin e teknologjive moderne edhe për realizimin e shërbimeve postare, të cilat ndikuan shumë shpejt në rritjen e shpejtësisë të lëvizjes së objekteve postare./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara