Kulturë

Pas 17 vitesh martesë, ndahet çifti i njohur

“Ne kërkojmë që të gjithë të respektoni privatësinë tonë”, kanë thënë ata.

Published

on

Tori Spelling dhe Dean McDermott janë divorcuar zyrtarisht.

McDermott njoftoi divorcin e tyre të shtunën pas 17 vitesh martesë dhe pesë fëmijëve së bashku.

“Është me pikëllim të madh dhe një zemër shumë të rëndë që pas 18 vitesh së bashku dhe 5 fëmijëve të mrekullueshëm, unë dhe Tori kemi vendosur të vazhdojmë rrugët tona ndaras dhe të fillojmë një rrugëtim të ri”, shkroi ai në një postim tani të fshirë në Instagram.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku si prindër të dashur dhe t’i udhëheqim e duam fëmijët tanë në këtë kohë të vështirë”, shtoi ai.

“Ne kërkojmë që të gjithë të respektoni privatësinë tonë”, ka përfunduar ai.

McDermott dhe Spelling, 50 vjeç, kanë djemtë Liam, 16, Finn, 10, dhe Beau, 6, dhe vajzat Stella, 15, dhe Hattie, 11./UBTNews/

Continue Reading

Kulturë

Biblioteka “Fan S. Noli” pret një mbrëmje të veçantë kushtuar shkrimtarit Jusuf Buxhovi

Published

on

Këtë të shtunë, Biblioteka e Qytetit “Fan S. Noli” do të mirëpresë një ngjarje të veçantë letrare, e cila do t’i kushtohet portretit krijues dhe veprimtarisë së shkrimtarit Jusuf Buxhovi, një prej emrave më të rëndësishëm të letërsisë dhe publicistikës shqiptare.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të edicionit të 16-të të Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”, që është bërë një traditë e çmuar në jetën kulturore të qytetit.

Buxhovi është fitues i Çmimit “Beqir Musliu”, nderimi më i lartë letrar që ndahet nga Komuna e Gjilanit për vlera të veçanta artistike dhe për kontribut të pasur në letrat shqipe.

Në këtë mbrëmje do të marrin fjalën dhe do të ndajnë vlerësime për krijimtarinë e autorit: prof. dr. Anton Nikë Berisha, shkrimtari Ibrahim Kadriu, poeti dhe kritiku letrar Shefqet Dibrani, poetja Kaltrinë Berisha, kritiku Nexhat Rexha, magjistri i letërsisë Arsim Halili dhe profesoreshë Blinerë Hajdari.

Programi do të përfshijë lexime të fragmenteve nga proza e Buxhovit, interpretuar nga Linditë Ramushi Dushku dhe Arbisë Krasniqi, ndërsa vetë autori do t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalë përshëndetëse.

Ngjarja do të udhëhiqet nga shkrimtari Sabit Rrustemi, drejtues i “Ars Club Beqir Musliu”. Me këtë rast do të promovohet edhe numri 47 i revistës letrare “AGMIA”, kushtuar fituesit të çmimit të sivjetshëm, botim që mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe do t’u shpërndahet pjesëmarrësve.

Kjo mbrëmje pritet të jetë një homazh kulturor për kontributin e shumëanshëm të Jusuf Buxhovit, autor i një trashëgimie të pasur letrare, historike dhe publicistike, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën dhe identitetin kombëtar. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kulturë

Galeria Kombëtare fton publikun në një mbrëmje plot ngjyra dhe krijimtari

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do t’ia dedikojë mbrëmjen artit, pikturës dhe shoqërimit, përmes aktivitetit kreativ “Takimi Shoqëror për Pikturim”.

Ky aktivitet është i hapur për të gjithë të rriturit që dëshirojnë të eksperimentojnë me ngjyra, të çlodhen dhe të kalojnë kohë të këndshme mes artit dhe bisedave miqësore.

Sipas njoftimit të Galerisë, nuk kërkohet asnjë përvojë e mëparshme në pikturë — pjesëmarrësit mjafton të sjellin dëshirën për të krijuar dhe për të shprehur veten përmes brushës e ngjyrave.

“Të gjitha materialet do të sigurohen nga ne,” thuhet në njoftim, ndërsa publiku ftohet të marrë pjesë në këtë përvojë artistike që do të zhvillohet sonte, nga ora 18:00 deri në 20:00.

Një mundësi e mrekullueshme për të kaluar një mbrëmje ndryshe, në frymën e artit, krijimtarisë dhe shoqërimit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Festivali ReMusica vazhdon me koncerte dhe diskutime artistike

Published

on

Dita e tretë e edicionit të 24-të të festivalit ndërkombëtar të muzikës bashkëkohore, ReMusica, nis sot me një program të pasur aktivitetesh në Autostrada Biennale Hangar në Prizren.

Programi fillon me ReMusica Junior, që përfshin dy koncerte për fëmijë me kuartetin e klarinetëve nga Amsterdami dhe koncertin “Bota e Tingujve”.

Më pas, do të vijojë koncerti akusmatik i Julien Guillamat, një diskutim mbi krijimtarinë muzikore, si dhe një koncert xhepi me artistët rezidentë Zefiro Torna dhe Agona Shporta. Mbrëmja arrin kulmin në Prishtinë me një koncert të dyfishtë të LELEU Brothers – Romain dhe Thomas Leleu, me Orkestrën Harkore të Filharmonisë së Kosovës.

Ky koncert do të mbahet në Kishën Katolike “Shën Ndou” në orën 19:00, duke ofruar një përvojë unike të muzikës bashkëkohore për publikun shqiptar dhe ndërkombëtar.

Festivali ReMusica vazhdon të jetë një platformë e rëndësishme për promovimin e muzikës bashkëkohore dhe nxitjen e bashkëpunimeve artistike rajonale dhe ndërkombëtare. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Njolla çaji në rroba? Ja 5 zgjidhje natyrale që japin rezultat

Published

on

Ka shumë mënyra të thjeshta për të hequr njollat e çajit pa përdorur kimikate të forta apo pastrim profesional.

Ja disa metoda natyrale që mund t’i provoni në shtëpi:

1. Ujë i ngrohtë dhe detergjent rrobash

Lajeni zonën e njollosur me ujë të ngrohtë (rreth 30°C) dhe shtoni disa pika detergjent në të dy anët e njollës. Fërkojeni lehtë derisa të shkumëzojë, shpëlajeni dhe nëse është e nevojshme, futeni rrobën në lavatriçe.

2. Uthull e bardhë dhe sodë buke

Për njollat më të forta, përzieni nga dy lugë uthull të bardhë, ujë dhe sodë buke (ose detergjent). Përdorni një furçë të butë dhëmbësh për ta fërkuar mbi njollë, shpëlajeni dhe lajeni rrobën.

3. Pastë dhëmbësh

Vendosni pak pastë dhëmbësh (pa zbardhues) mbi njollë, lëreni 5–10 minuta, më pas shpëlajeni dhe lajeni normalisht.

4. Lëng limoni

Hidhni pak lëng limoni mbi njollë, shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe futeni në larje. Acidet natyrale të limonit ndihmojnë në zbehjen e njollave.

Mos përdorni ujë të nxehtë pastaj provoni metodën në një cep të vogël të rrobës, për të shmangur dëmtimin e ngjyrës. Nëse njolla nuk largohet, kërkoni ndihmë profesionale. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara