Lajmet

Partitë opozitare bëjnë thirrje për zgjedhje të reja në Nigeri

Kjo për shkak të parregullsive të supozuara të përhapura.

Published

on

Tre parti opozitare kanë bërë thirrje që zgjedhjet në Nigeri të anulohen dhe të përsëriten, për shkak të parregullsive të supozuara të përhapura

Partia Demokratike e Popullit (PDP), Partia e Punës dhe Kongresi Demokratik Afrikan (ADC) e bënë njoftimin në një konferencë shtypi në kryeqytetin, Abuja.

Ata ishin kritikë ndaj Komisionit të Pavarur Kombëtar Zgjedhor (Inec) dhe trajtimit të tij të sistemit elektronik të votimit.

“Kërkoj që këto zgjedhje të rreme të anulohen dhe i bëjmë thirrje Inec që të zhvillojë zgjedhje të reja brenda periudhës së dritares së parashikuar nga akti zgjedhor”, tha Julius Abure, kryetar i Partisë së Punës./UBTNews/

Lajmet

Gërmime në 24 lokacione, gjenden mbetjet mortore të 4 personave, Hoti: Serbia ka bërë krime që mendja e njeriut pak i kupton

Published

on

By

Janë gjetur mbetjet mortore të katër personave, që dyshohen të jenë të personave të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti ka thënë se gërmimet janë bërë në 24 lokacione dhe se këto nuk janë të vetmet për këtë vit, për çka pati një sqarim duke thënë se jo medoemos në lokacione ku gërmohet ka persona të zhdukur.

Brenda këtij viti kemi gërmuar apo hulumtuar 24 lokacione në territorin e Republikës së Kosovës pa e përfshi territorin e Serbisë, pasi e dini që jemi në Kozhle. Nga 24 lokacione ne kemi arritur me i gjetë mbetje mortore të personave që potencialisht mund të jenë nga lista e personave të zhdukurve në 12 lokacione. Kjo nuk do të thotë që patjetër këta persona janë persona të zhdukur. Këtë e thotë patjetër vetëm kur vjen raporti i ADN-së. Lokacioni i fundit i 24 që sot po gërmohet, nuk është i fundit për këtë vit, vjen si rezultat i disa analizave dhe raporteve edhe një bashkëpunimi të mirëfilltë që kemi me organizatat ndërkombëtare dhe Kryqin e Kuq. Në këtë lokacion kemi arrit me i gjetë, mbetjet mortore të 4 personave. Po lutem me gjetë mirëkuptimin e qytetarëve, familjarëve dhe juve (gazetarëve)sot në mëngjes pas një raportimi që ka ndodhur për këtë. Sot në mëngjes më kanë thirr dy familjarë të shqetësuar tej mase. Me pyetje a është prindi im, a është gjyshi im, apo vëllai im. Këto raportime në media, natyrisht që janë në anën tuaj profesionale por po ngrisin shqetësime te familjarët. Edhe unë jam familjarë, ju lutem së pari familjarëve, qytetarëve dhe juve, që asnjëherë në radhë të parë mos të merret gjithsesi që në atë lokacion ka persona  të zhdukur. Mbi 2500 lokacione i kemi gërmuar në Kosovë”, tha Hoti.

Hoti ka thënë edhe se Serbia ka bërë krime të shumëfishta në Kosovë aq sa mendja e njeriut nuk e kupton.

Serbia ka ditë me bo krime të shumëfishta në Kosovë që mendja e njeriut pak i kupton. Ka vra njerëz, po e marrë shembull në Prizren i ka varros në Prishtinë e më pas i ka dërgu në Serbi. Mos të krijohet një shqetësim se ndoshta e gjetën familjarin tim. Le të presin sepse janë disa muaj në pritje që bëhen ekspertizat”, theksoi Hoti./EO

Continue Reading

Lajmet

Ndalohen barna dhe suplemente të padeklaruara në Vërmicë

Published

on

By

Zyrtarët doganorë në Vërmicë kanë ndaluar mbrëmë një automjet, ku kanë zbuluar një sasi barnash dhe suplemtentesh të padeklaruara të fshehura në bagazhin e automjetit.

Sipas Doganës, vlera e përgjithshme e mallrave të ndaluara arrin shumën mbi 1,600 euro.

Në bazë të legjislacionit në fuqi, ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, ndërsa mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse. Dogana e Kosovës rikujton të gjithë qytetarët dhe udhëtarët se çdo mall që bartet përtej kufirit duhet të deklarohet, dhe mosdeklarimi i tyre përbën shkelje ligjore”, thuhet në njoftimin e Doganës./EO

Continue Reading

Lajmet

Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën

Published

on

By

Komandanti i KFOR-it në Kosovë Ozkan Ulutas ka takuar ministrin e Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, e ku  disikuat për sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me KFOR.

Ulutas, ka përsëritur angazhimin e KFOR-it për të kryer misionin në interes të të gjithë njerëzve në Kosovë.

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, u takua me Xhelal Sveçlën në Prishtinë. Ata ndanë mendime mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe mbi bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe organizatave të sigurisë së Kosovës. Gjeneral Major Ulutaş përsëriti angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të kryer misionin e tij në interes të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftimin e KFOR./EO

Continue Reading

Lajmet

Ndalet rryma në QKUK, ShSKUK: Për shkak të mungesës së energjisë elektrike nuk funksionon sistemi elektronik

Published

on

By

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se sot, rreth orës 11:50, ka ndodhur një ndërprerje e paplanifikuar e furnizimit me energji elektrike.

“Sipas informacioneve nga KEDS, bëhet fjalë për një defekt jashtë hapësirave të QKUK-së. Menjëherë pas ndërprerjes, gjeneratorët në të gjitha klinikat me ndjeshmëri të lartë janë aktivizuar automatikisht, duke bërë që puna dhe ofrimi i shërbimeve të mos ndërpriten asnjë moment. Aktualisht, situata në QKUK është nën kontroll, ndërsa të gjitha shërbimet esenciale po ofrohen normalisht. Përjashtim bëjnë vetëm ambulancat specialistike, ku për shkak të mungesës së energjisë elektrike nuk funksionon sistemi elektronik”, njofton SHSKUK./EO

Continue Reading

Të kërkuara