Lajmet

Partia Demokratike e Kosovës sot zgjedh kryetarin e ri

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)sot do të mbajë Konventën e Përgjithshme, në të cilën do të zgjidhet kryetari i ri i kësaj partie, meqenëse me 12 nëntor në një konferencë për media, Memli Krasniqi kumtoi lajmin se ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i këtij subjekti politik.

Sot, pas shumë kohe reflektimi, ka ardhur momenti i duhur, prandaj sot kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë. Ky vendim nuk është as i momentit dhe nuk lidhet vetëm me zhvillimet e fundit. Është reflektim i gjatë i imi mbi atë se çfarë i duhet më shumë partisë në fazën e ardhshme’, tha Krasniqi në konferencën për media.

Ai tha edhe preferencën e tij, ndonëse tentoi të tregohej i rezervuar kur u pyet për emrin e ri në këtë pozitë.

Preferencën time për Bedri Hamzën nuk e fshehi, përkundrazi me kënaqësi e bëj publike”, tha ai.

E një ditë pas, nëpërmjet një shkrimi në “Facbook”, Bedri Hamza zyrtarizoi kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së.

Sot, me përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë sonë, e shpalli kandidaturën time për Kryetar të PDK-së. Unë besoj se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend. Nga lufta për liri, deri te shtetndërtimi, demokratizimi dhe integrimi, PDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës. Me mirënjohje të thellë për themeluesit tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin, të cilët uroj të jenë së shpejti mes nesh, unë angazhohem për një PDK që ruan vlerat dhe krijon rrugë për gjeneratat e reja. Falënderim i veçantë edhe për dy miqtë e mi, Enver Hoxhajn dhe Memli Krasniqin, për udhëheqjen e tyre me dinjitet në kohë sfidash”, pati shkruar Hamza.

Por është Enver Hoxhaj ai i cili kërkoi që Konventa e paraprë të mbahet më 17 nëntor të shtyhet. Madje ai gjatë një intervistë në “Rubikon” deklaroi se do të jetë kandidat për kryetar të PDK-së, por kandidaturën e kushtëzon me shtyrjen e Konventës së partisë.

Konventa e ardhshme nuk është një konventë ku unë garoj për karrigen e kryetarit. Unë po ftoj kryesinë e PDK-së që të ma japë të drejtën që të marr besimin e delegatëve, që të ketë një proces politik, që të ketë një javë më shumë. Çka ndryshon një javë më shumë: që të ketë debat politik, që të ketë prezantim të platformave”, deklaroi Hoxhaj.

Ndërsa në “Facebook”, shkroi se “Konventa e PDK-së për të zgjedhur kryetarin e partisë duhet të shtyhet, sepse një parti serioze nuk mund të mbajë një konventë politike dhe përmbajtjesore në një kohë kaq të shkurtër. Kërkoj nga Kryesia e PDK-së shtyrjen e Konventës për të paktën deri të dielën e ardhshshme, sepse kështu do u jepej mundësia anëtarësisë dhe delegatëve të njihen me kandidaturat dhe platformat për zhvillimin e partisë dhe për çështje serioze që prekin vendin. Kjo do ta rriste cilësinë e kandidaturave dhe konkurrencën ndërmjet platformave, pasi zhvillimet e fundit kanë qenë të befasishme”.

Madje Hoxhaj e ftoi Hamzën në një përballje televizive

Kujtojmë që Memli Krasniqi ka qenë pjesë e PDK-së për gati dy dekada, fillimisht si kryetar i të rinjve të partisë e më pas nënkryetar i partisë para se të zgjidhej kryetar më 2021./EO

Lajmet

KQZ: Aprovohen mbi 22 mijë pako me fletëvotime nga jashtë Kosovës, 755 refuzohen

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më 10 qershor, në procesin e vlerësimit janë përfshirë më shumë se 23 mijë e 300 pako me fletëvotime nga jashtë Kosovës, prej të cilave janë aprovuar 22,601, ndërkaq janë refuzuar 755. Sipas KQZ-së, ky proces ka filluar më 9 qershor, në orën 16:00, dhe ka për qëllim të vërtetojë nëse këto pako janë dërguar nga votuesit e regjistruar suksesshëm.

Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 699 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja. Në fund të këtij procesi të vlerësimit, KQZ-ja do të publikojë të dhënat e plota për numrin e pakove me fletëvotime të supozuara, të cilat pastaj do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Gjatë ditës së hënë, më 8 qershor, është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës. Tërheqja e pakove është bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë. Nga gjithsej 23 kuti postare, janë tërhequr më shumë se 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë e konsiderueshme e të cilave tashmë janë sjellë në Kosovë. Kujtojmë se gjatë periudhës së regjistrimit, e cila u zhvillua nga 6 maji deri më 17 maj, numri i shtetasve të regjistruar me sukses për të votuar përmes postës në këto zgjedhje të parakohshme për Kuvendin e Kosovës ka arritur në 104,480 votues.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dua Lipa dhe Callum Turner në muaj mjalti në Itali pas dasmës madhështore

Published

on

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe aktori Callum Turner po kalojnë muajin e mjaltit në Itali, pas një dasme luksoze që raportohet se ka kushtuar rreth 1.5 milionë paund.

Çifti është parë në hotelin e njohur “San Domenico Palace” në Taormina, pranë Catanias, si dhe duke shëtitur në qytetin piktoresk dorë për dore.

Sipas raportimeve, dasma është zhvilluar në Palermo dhe në Villa Valguarnera, me rreth 200 të ftuar, ku kanë marrë pjesë edhe emra të njohur të muzikës si Elton John, Charli XCX dhe Mark Ronson. Në ceremoni, Elton John ka interpretuar këngën “Your Song”.

Pas dasmës, çifti ka vijuar festimet dhe udhëtimet në jug të Italisë, duke shijuar ushqimin dhe kulturën lokale në disa qytete të Sicilisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rreth 23 mijë semimaturantë i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë më 26 qershor

Published

on

Rreth 23 mijë nxënës të klasave të nënta do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë më 26 qershor, i cili edhe këtë vit do të organizohet në një ditë të vetme.

Nga Ministria e Arsimit është bërë e ditur se testi do të përfshijë katër grupe lëndësh, duke përfshirë gjuhën shqipe, gjuhën angleze, matematikën, informatikën, si dhe shkencat shoqërore e natyrore.

Qëllimi i testit është vlerësimi i njohurive dhe shkathtësive të nxënësve, ndërsa rezultatet do të shërbejnë për orientimin dhe regjistrimin e tyre në shkollat e mesme të larta.

Njohës të arsimit vlerësojnë se testi ka rol të rëndësishëm në orientimin e nxënësve, por theksojnë se duhet të përmirësohet mënyra e administrimit dhe analizës së rezultateve për të rritur efikasitetin e tij./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje në Malishevë, Gjakovë dhe Graçanicë

Published

on

Tri raste të ndara të dhunës në familje janë raportuar në Malishevë, Gjakovë dhe Graçanicë, ku si pasojë janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Në Malishevë, më 10.06.2026 rreth orës 16:30, është arrestuar një i dyshuar kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës mashkull kosovar. Pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Gjakovë, në të njëjtën kohë, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi pas një mosmarrëveshjeje ka kanosur verbalisht viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Graçanicë, më 10.06.2026 rreth orës 02:00, ankuesja kosovare ka njoftuar se i dyshuari kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara