Lajmet

Parregullsi në proceset e dhënies me qira të pronave nga AKP-ja, humbjet financiare mbi 800 mijë euro

Kështu ka thënë në një konfrencë për media auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca.

Published

on

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka dështuar të ruaj dhe të rrisë vlerën e pronave dhe aseteve të dhëna me qira, kështu ka thënë në një konfrencë për media auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca.

Auditorja Spanca ka shpalosur sot para mediave gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të auditimit: “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021”, si dhe “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga donatorët për vitin 2021”.

Ajo theksoi se vlera potenciale e humbjes financiare nga këto raste të testuara që AKP i ka shkaktuar është mbi 800 mijë euro.

“Zyra Kombëtare e Auditimit vlerëson se masat e shpejta dhe rigoroze kërkohet të ndërmerren për të përmirësuar proceset e dhënies me qira të pronave të administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Gjithashtu edhe komunat duhet të ndërmarrin veprime konkrete për të përmirësuar menaxhimin e granteve të donatorëve. Për sa i përket auditimit të të hyrave nga qiraja në Agjencinë Koosvare të Privatizimit, objektivi i audimimit ishte të vlerësohet nëse agjenacia ka menaxhuar si duhet pronat dhe asetet e tjera të dhëna me qira në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ky auditim përfshinë procesin e dhënies së pronave dhe aseteve me qira për periudhën 2012-2021, bazuar në atë çfarë kemi gjetur, konkuzioni i auditimit është, se AKP ka dështuar të ruaj dhe të rrisë vlerën e pronave dhe aseteve të dhëna me qira, të cilat ishin nën administrimin e saj. Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se rreth 41 për qind e mostrave të testuara kanë rezultuar me parregullësi, dhe vlera potenciale e humbjes nga këto raste të testuara që AKP i ka shkaktuar është mbi 800 mijë euro”, theksoi ajo.

Më tej Spanca ka thënë se AKP nuk ka menaxhuar si duhet edhe “Ndërmarrjen e Re Grand hotel”.

“Po ashtu kemi identifikuar raste kur vazhdimi i kontratave nga agjencia ishte bërë pa i shlyer obligimet financiare. Në katër raste të tjera, shembull tek ndërmarrja shoqërore “Ndërmarrja e Re Grand hotel”, AKP nuk i kishte menaxhuar si duhet. Rastet kanë të bëjnë me rritjen e hapsirave afariste, këto ndryshime nuk ishin bërë në kohën e duhur dhe si rezultat i keqmanaxhimit humbja potenciale është vlerësuar 505 mijë euro. Ne kemi identifukaur tri raste, ku AKP kishte lidhur kontrata me qira marrës për prona e lokale të caktuara, mirëpo ato prona shfytëzohen nga subjekte të tjera, shfrytëzues të pa autorizuar, për të cilat AKP nuk kishe marrëdhënie kontraktuale të qiradhënies. Për dy prona AKP kishte vazhduar qiranë pa shqyrtuar kushtet dhe qëllimin e dhënies me qira”, theksoi ajo.

Për një pronë tjetër, AKP në vitin 2021 kishte lidhur kontratë me një qiramarrës për tokën bujqësore me sipërfaqe 10.007 m2, me çmim prej 122 euro në muaj. 

Lajmet

Nagavci kërkon mbikëqyrje të shtuar të çmimeve

Published

on

By

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i ka bërë thirrje Qeverisë që të nisë menjëherë mbikëqyrjen e shtuar të tregut për të parandaluar shtrenjtimet abuzive të produkteve bazë gjatë muajve në vijim.

Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, Nagavci bëri të ditur se puna për funksionalizimin e Ligjit për çmime tavan ka filluar dhe se institucionet duhet të jenë të gatshme të veprojnë me kohë ndaj çdo shkeljeje nga tregtarët.

“Ligji për çmime tavan është miratuar, puna për funksionalizimin e tij ka filluar. Mbikëqyrja e tregut tash duhet të forcohet menjëherë në mënyrë që institucionet të mund të veprojnë me kohë kur paraqiten shkelje ose kushte për masa të përkohshme. Me Ligjin kemi krijuar edhe mundësinë që në rast të destabilizimit të tregut, të ndërhyhet për mbrojtjen e qytetarëve nga shtrenjtimet abuzive të produkteve themelore nga buka, mielli, vaji, qumështi, vezët, mishi, pemët e perimet deri te ushqimet për fëmijë, produktet e higjienës personale dhe lëndët me burim nga druri për ngrohje”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo theksoi se rritja e të ardhurave të qytetarëve duhet të mbrohet përmes kontrollit të marzhave tregtare nga importi deri te shitja me pakicë, si dhe duke hetuar dyshimet për marrëveshje të fshehta mes tregtarëve që dëmtojnë konkurrencën.

Duke folur për ndikimin e konflikteve globale në ekonominë e vendit, Nagavci vlerësoi se krizat ndërkombëtare po rëndojnë koston e jetesës, por shtoi se ato nuk guxojnë të keqpërdoren nga tregtarët.

“Krizat ndërkombëtare ndikojnë edhe në ekonominë tonë, madje shumë, por ato nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim. Duhet të dihet cilat çmime rriten për shkak të kostos së furnizimit dhe cilat çmime rriten në mënyrë abuzive. Shtrenjtimi i jetesës i prek të gjithë, por jo të gjitha familjet i rëndon njësoj”, përfundoi ajo. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë për trafikim me njerëz në Gjakovë

Published

on

Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur fajtor të pandehurin me inicialet A.P. për veprën penale “Trafikimi me njerëz”, duke e dënuar me gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë.

Aktgjykimi është shpallur nga gjyqtari Samedin Cena, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor.

Sipas aktakuzës, A.P. dyshohet se nga marsi i vitit 2021 deri më 30 janar 2024, në Gjakovë dhe në disa qytete të tjera, ka trafikuar një grua me inicialet A.V. nga Prishtina, përmes kanosjes, përdorimit të forcës, punës së detyruar dhe formave të tjera të kontrollit e dhunës fizike dhe psikike.

Sipas përshkrimit të rastit, i pandehuri fillimisht kishte krijuar kontakt me të dëmtuarën përmes rrjeteve sociale dhe më pas e kishte punësuar në lokalet e tij në Deçan, Gjakovë, Pejë dhe Klinë.

Gjatë kësaj periudhe, e dëmtuara dyshohet se ishte detyruar të punonte kundër vullnetit të saj, ndërsa të ardhurat nga puna i merrte i pandehuri. Po ashtu, sipas aktakuzës, ajo ishte detyruar të mbulonte edhe obligimet financiare të tij, përfshirë qiranë e lokaleve, pagat e punëtorëve dhe këstet e kredive.

Dënimi me gjobë prej 3 mijë eurosh do të ekzekutohet 30 ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve nga pranimi i vendimit në formë të shkruar.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nën masa të larta sigurie, nis gjykimi ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i akuzuar për kanosje ndaj saj.

Seanca, e caktuar për orën 11:00, po zhvillohet pa praninë e publikut, bazuar në vendimin e gjykatës të datës 10 nëntor 2026.

Mediumi Arbresh.info ka publikuar pamje të momentit kur Njësia Speciale Intervenuese e ka sjellë Sylajn në gjykatë, nën masa të larta sigurie.

Sylaj akuzohet për kanosje ndaj Arlinda Zekajt, e cila tashmë ka ndërruar jetë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ligji për Specialen futet në rend dite me 79 vota për

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot futjen në rend të ditës të Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, si pikë e fundit e seancës së sotme plenare. Nga 84 deputetë të pranishëm në sallë, 79 votuan pro këtij propozimi.

Kërkesa erdhi përmes një mocioni procedural nga ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e cila bëri të ditur se pavarësisht mospajtimeve procedurale, PDK-ja ka arritur pajtim me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket përmbajtjes së ndryshimeve ligjore.

“Na janë dhënë disa këshilla dhe rekomandime, të cilat ne besojmë që ligjin do ta bëjnë edhe më të fuqishëm e të qëndrueshëm juridikisht”, deklaroi Çitaku para deputetëve. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara