Lajmet

Parku Kombëtar i Thethit me mbi 78 mijë turistë për 9 muaj

Ky park vazhdon të jetë zgjedhja më e mirë këto ditë vjeshte e turistëve vendas e të huaj.

Published

on

Parku Kombëtar i Thethit, i ndodhur 70 km larg Shkodrës po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër, Agim Dardha tha për ATSH-në se “nga muaji janar deri në fund të shtatorit ky park u vizitua nga 78,600 turistë vendas e të huaj”.

“Gjatë muajit shtator ky park u vizitua nga 10 460 turistë vendas e të huaj, ndërsa 1 mijë vizituan Qendrën e Vizitorëve të ngritur në këtë park”, tha Dardha, duke shtuar se Qendra e Informacionit vijon të jetë e hapur çdo ditë të javës.

Parku Kombëtar Theth vijon të jetë zgjedhja më e mirë këto ditë vjeshte e turistëve vendas e të huaj. Pikat kryesore që turistët vizitojnë në Theth janë Monumenti e Natyrës si Syri Kaltër, vaskat në Ndërlysa. Ujëvara e Grunasit, kanioni i Grunasit, shtegu Theth-Valbonë, shpella e Arapit, Shtegu i Bjeshkëve të Namuna etj.

Thethi gjendet në mes të Alpeve në veri të Shqipërisë, 70 km nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet, Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit. Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.

Thethi është i vizitueshëm në katër stinët, ku në pranverë dhe verë për gjelbërimin e rrallë, në dimër për bardhësinë e dëborës dhe për lojërat aventureske me të, ndërsa vjeshta për ngjyrat mahnitëse dhe begatinë në frutikulturë. /atsh

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

  1. Ka specie kandilësh deti që biologjikisht mund të rikthehen përsëri në “moshë të re”, prandaj quhen pothuajse të pavdekshëm.
  2. Google fillimisht kishte emrin “Backrub” para se të bëhej kompania më e madhe e kërkimit në botë.
  3. Një burrë fitoi dy herë lotarinë me të njëjtët numra brenda katër muajve.
  4. Në Itali ekziston një shatërvan që derdh verë falas për turistët 24 orë në ditë.
  5. Astronautët thonë se hapësira ka aromë si mish i djegur ose metal i nxehtë pas kthimit nga ecjet në kozmos.

Continue Reading

Lajmet

Rrahje mes disa personave në Tenezhdoll, konfiskohet pistoletë me 15 fishekë

Published

on

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur më 15 shtator në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës, ku janë shoqëruar gjashtë persona për intervistim.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë shoqëruar në stacion gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë.

Si pasojë e incidentit, një viktimë femër kosovare dhe tre nga të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

Gjatë rastit, nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë, si dhe një brisk dhe një çekiç.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania i Kërkuari për Droga, i Dorëzohet Policisë në Mitrovicë

Published

on

By

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në kuadër të Policisë së Kosovës, në koordinim me njësitet kompetente dhe organet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e një shtetasi të Kosovës nga Gjermania.

I dyshuari kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit më 15 shtator, i arrestuari u është dorëzuar njësitit përkatës të Policisë në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicën Jugore për të vazhduar me hapat e mëtejshëm ligjorë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi fizikisht zyrtarët policorë në Mitrovicë të Veriut

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së veprimeve policore.

Rasti ka ndodhur më 15 shtator, rreth orës 21:05, në rrugën “Isa Boletini”, pasi i dyshuari ishte ndaluar nga policia.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara