Sport

Paratici i ka sugjeruar Juventusit të shkarkojë Pirlon

Published

on

Drejtori sportiv, Fabio Paratici thuhet se donte që Juventus të shkarkonte Andrea Pirlon, duke çuar në një debat me zëvendës-presidentin, Pavel Nedved.

Trajneri u konfirmua dje dhe do të jetë në takimin e radhës, kur Juventusi të udhëtojë te Sassuolo të mërkurën, pasi menaxherët e Bianconerëve u takuan për të diskutuar të ardhmen e strategut.

Zëvendës-presidenti Nedved konfirmoi më vonë se Pirlo dhe Cristiano Ronaldo do të qëndrojnë në Juventus.

Raportimet e La Gazzetta dello Sport bëjnë të ditur se Paratici dhe Nedved ishin protagonistët e një diskutimi me zë të lartë në parking në Continassa.

Paraticic thuhet se sugjeroi të shkarkonte ish-mesfushorin pas humbjes 3-0 ndaj Milanit dhe duke i dhënë Igor Tudor pozicionin për pjesën e mbetur të sezonit.

Por, Nedved kishte një mendim të ndryshëm dhe thuhet se ishte i mbështetur nga drejtori i futbollit Federico Cherubini dhe i gatshëm të vazhdonte me zgjedhjen e Presidentit Andrea Agnelli për të llogaritur te Pirlo.

Lajmet

Nëse kalon play-offin, Kosova do të luajë ndeshjet e Botërorit në orët e hershme të mëngjesit

Published

on

Kombëtarja e Kosovës tashmë e di se kur do të luajë ndeshjet e saj nëse arrin të sigurojë kualifikimin historik në Kupën e Botës.

FIFA ka zyrtarizuar oraret e sfidave, të cilat për shkak të zonave kohore do të luhen në mëngjes herët sipas orës lokale.

“Dardanët” fillimisht duhet të kalojnë dy sfida vendimtare në mars: më 26 mars përballen me Sllovakinë në Bratislavë, e më pas, nëse fitojnë, do të takohen me fituesin e duelit Turqi – Rumani për vendin në Botëror.

Në rast se Kosova siguron biletën për turneun, atëherë do të jetë pjesë e një grupi të fortë me Australinë, Paraguain dhe ShBA-në.

Sipas orarit të publikuar nga FIFA, dy ndeshjet e para ndaj Australisë dhe Paraguait do të luhen në ora 06:00 të mëngjesit, ndërsa sfida kundër ShBA-së do të nisë në ora 04:00.

Ndeshja e parë e grupit do të zhvillohet në Kanada, në stadiumin “BC Place”, ndërsa dy të tjerat në ShBA, në “Levi’s Stadium” dhe në “So-Fi Stadium”.

Megjithatë, para ëndrrës së Botërorit, Kosova duhet të fokusohet te play-offi, ku sfida ndaj Sllovakisë mbetet testi i parë dhe vendimtar drejt historisë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Moment historik në Himarë: Agushi bëhet rekordmen botëror

Published

on

Agim Agushi ka hyrë zyrtarisht në Librin e Rekordeve Guinness, duke vendosur një rekord krejtësisht të veçantë, ai arriti të xhonglojë me kokë një top futbolli ndërkohë që veshi 14 bluza radhazi.

Certifikata zyrtare nga Guinness World Records e konfirmon tashmë këtë arritje, e cila u regjistrua më 2 maj 2025 në Himarë, gjatë ceremonisë festive të çeljes së sezonit turistik.

Performanca e Agushit tërhoqi vëmendjen e dhjetëra qytetarëve dhe turistëve të pranishëm, të cilët u bënë dëshmitarë të një momenti historik për qytetin bregdetar.

Me një kontroll të përsosur të topit, ai përballoi sfidën e pazakontë të mbajtjes së topit me kokë duke veshur një numër rekord bluzash.

Ngjarja u monitorua në çdo detaj nga përfaqësues zyrtarë të Guinness World Records, të cilët verifikuan performancën dhe e shpallën Agim Agushin rekordmen botëror.

Ky sukses jo vetëm e vendos Agushin mes emrave të regjistruar në librin e rekordeve, por e ngjit edhe Himarën në hartën e ngjarjeve të veçanta ndërkombëtare, duke i dhënë një vlerë të shtuar sezonit turistik të këtij viti./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Nis transformimi 12 milionë euro i stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren

Published

on

Stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren ka hyrë në fazën e transformimit të plotë, pasi u nënshkrua kontrata për investimin prej mbi 12 milionë eurosh, ndërsa punët përgatitore tashmë kanë nisur.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se projekti parasheh zgjerimin e tribunave ekzistuese lindje dhe perëndim me tribuna të reja në veri dhe jug, duke e shndërruar objektin në një ndër arenat më moderne sportive në vend.

Sipas njoftimit të tij, stadiumi i rinovuar do të ketë kapacitet prej afro 7800 ulësesh, duke krijuar kushte më të mira për tifozët besnikë dhe adhuruesit e shumtë të futbollit, të cilët do të mund të mbështesin KF Lirinë në një ambient bashkëkohor dhe të sigurt.

Ky projekt është pjesë e investimeve të mëdha të qeverisë në infrastrukturën sportive, ku në total janë duke u dedikuar mbi 200 milionë euro për stadiume të futbollit në gjithë territorin e Republikës.

Kurti theksoi se këto investime synojnë ta vendosin Kosovën në krye të rajonit për nga infrastruktura sportive, duke krijuar kushte më të mira për klubet, sportistët dhe tifozët, si dhe duke e ngritur nivelin e zhvillimit të futbollit vendas.

Stadiumi i Prizrenit pritet të shndërrohet në një pikë të rëndësishme sportive për qytetin dhe për vendin./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Irani merr pjesë në shortin e Botërorit 2026

Published

on

Delegacioni i Iranit ka mbërritur në Uashington për shortin e finales së Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet sonte në Qendrën “JFK”. Ekipi përfaqësues është udhëhequr nga trajneri Ardeshir Ghalehnoy dhe është pritur zyrtarisht nga FIFA.

Gjatë ditëve të fundit, Irani kishte paralajmëruar se mund të mungonte në ceremoni për shkak të problemeve me vizat, pasi disa anëtarëve të delegacionit nuk iu ishte aprovuar hyrja në SHBA.

Situata u zgjidh të mërkurën, duke hapur rrugën për pjesëmarrjen e plotë të delegacionit iranian.

FIFA njoftoi se ka zhvilluar takime të vazhdueshme me autoritetet amerikane për të siguruar aksesin e delegacioneve të huaja në ngjarjet e lidhura me Botërorin.

Organizata theksoi se është e kënaqur të vazhdojë bashkëpunimin me Federatën Iraniane të Futbollit dhe institucionet e vendit pritës, me synimin që përgatitjet për pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës 2026 të vijojnë pa pengesa./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara