![](https://ubtnews.com/file/2025/02/motu-e1525018475140.png)
![](https://ubtnews.com/file/2025/02/motu-e1525018475140-560x457.png)
Aktualitet
Parashikimi i motit për sot
Published
3 hours agoon
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për sot parashikohet mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga -6°C deri -3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 4°C deri në 7°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.
Edhe nesër me datë 7 shkurt moti do të jetë i ngjashëm ndërsa në fundjavë temperaturat do të zbresin pak. /UBT News/
Bota
Izraeli udhëzon ushtrinë të përgatisë plane për largimin e palestinezëve nga Gaza
Published
56 minutes agoon
February 6, 2025By
UBTnews![](https://ubtnews.com/file/2025/02/e60ca206-a280-4538-6256-08dd3ac790b0_w1023_r1_s.avif)
Ministri i Mbrojtjes izraelit tha se ka udhëzuar ushtrinë që të përgatisë plane që një numër i madh i palestinezëve të largohen “në mënyrë vullnetare” nga Rripi i Gazës, në linjë me propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për territorin e shkatërruar nga lufta.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha më 6 shkurt se plani “do të përfshijë opsione për t’u larguar përmes pikakalimeve tokësore si dhe një marrëveshje të posaçme për largim nga deti dhe ajri”.
Ai tha se mirëpret planin “e guximshëm të Trumpit, që mund të lejojë një pjesë të madhe të popullsisë së Gazës të largohet në pjesë të ndryshme të botës”.
Katz nuk tha se nëse palestinezët do të mund të ktheheshin një ditë në Gazë, që është bërë gjerësisht e pabanuar pas fushatës ushtarake 15-mujore të Izraelit kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Më herët gjatë javës, Trump propozoi që shumica e popullsisë së Gazës të vendosej “në mënyrë të përhershme” diku tjetër derisa SHBA-ja të rindërtonte territorin.
Zyrtarët amerikanë më pas thanë se zhvendosja do të ishte vetëm e përkohshme, por palestinezët kanë shprehur frikën se Izraeli nuk do t’i lejojë që të kthehen më.
Detajet e planit të Trumpit, që u përmend për herë të parë muajin e kaluar, mbeten të paqarta. Ende nuk dihet se nën çfarë autoriteti mund ta merrte SHBA-ja nën kontroll Gazën ose si do të zhvendoseshin 2.3 milionë banorët e saj.
Propozimi i presidentit amerikan ka shkaktuar shqetësim se mund të rrezikohet marrëveshja e brishtë e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, grupit radikal palestinez që ka udhëhequr Gazën që nga viti 2007.
Armëpushimi me disa faza, i cili hyri në fuqi muajin e kaluar, ndaloi përkohësisht më shumë se një vit luftime në këmbim të lirimit të pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë.
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë u vranë më shumë se 47.000 palestinezë.
Lufta detyroi popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të zhvendoseshin nga shtëpitë e tyre, shpesh më shumë se një herë, dhe shkaktoi shkatërrime të mëdha në enklavë.
Një vlerësim i dëmeve, i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar në janar, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet./REL/
Bota
Suedia mban zi për sulmin me 11 të vdekur, zbulohen të tjera detaje të autorit
Published
1 hour agoon
February 6, 2025By
UBTnews![](https://ubtnews.com/file/2025/02/0e343f20-e401-11ef-bd1b-d536627785f2.jpg.webp)
Policia suedeze ka njoftuar se është duke hetuar ende motivin pas të shtënave masive më vdekjeprurëse në vend, të cilat ndodhën në Orebro të martën, ku 11 persona humbën jetën, përfshirë edhe sulmuesin, dhe të paktën gjashtë të tjerë u plagosën.
Ndërkohë, mediat lokale kanë raportuar se i dyshuari për këtë sulm është një 35-vjeçar, Rickard Andersson, një ish-nxënës i shkollës së të rriturve Risbergska, ku ndodhi ngjarja tragjike.
Në një deklaratë të djeshme, mbreti Carl XVI Gustaf shprehu trishtimin për ngjarjen, duke thënë: “E gjithë Suedia është në zi”. Ndërkaq, autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje të plota mbi viktimat dhe të plagosurit, por zyrtarët shëndetësorë kanë njoftuar se tre gra dhe dy burra janë në gjendje kritike, ndërsa një tjetër grua ka marrë trajtim për lëndime të lehta.
Policia ka konfirmuar se i dyshuari ka vdekur, dhe ka shprehur dyshime se ai mund të ketë vrarë veten pas një shkëmbimi zjarri me policinë.
Raportet sugjerojnë se sulmuesi, i cili kishte regjistruar më parë në shkollë, nuk kishte lidhje me bandat dhe nuk kishte ndjekur mësime që nga viti 2021. Policia gjithashtu ka theksuar se nuk ka prova që sugjerojnë se motivi i sulmit ishte ideologjik ose terrorist.
Në lidhje me armën e përdorur, raportet e mediave sugjerojnë se ajo mund të ketë qenë një armë gjuetie, ndërsa disa burime të tjera flasin për një armë zjarri automatike. Policia ka bërë të ditur se arma ishte marrë në mënyrë legale.
Hetimet po vazhdojnë, ndërsa autoritetet po përpiqen të kuptojnë motivet e sulmit dhe të sigurojnë më shumë informacion për këtë ngjarje të rëndë.
Bota
Qeveria polake shpall programin për të mbrojtur zgjedhjet presidenciale nga ndikimi rus
Published
1 hour agoon
February 6, 2025By
UBT NEWS![](https://ubtnews.com/file/2025/02/auto_Screenshot_21738828457.jpg)
Qeveria polake ka njoftuar një program të ri për të mbrojtur sigurinë kombëtare në internet përpara zgjedhjeve presidenciale të majit. Programi, i quajtur “Ombrella Zgjedhore”, u prezantua nga zëvendëskryeministri dhe ministri për Çështjet Dixhitale, Krzysztof Gawkowski. Qëllimi i programit është të luftohet dezinformimi, të rregullohet financimi i fushatave zgjedhore dhe të trajnohen komisionet zgjedhore.
Gawkowski e theksoi se Polonia është një nga vendet më të ekspozuara ndaj krimit kibernetik, duke raportuar se shërbimet polake mbyllin mbi 200 domene interneti çdo ditë që përmbajnë material të dëmshëm. Ai paralajmëroi se individët që përpiqen të bashkëpunojnë me shërbimet ruse për të ndikuar në zgjedhje mund të përballen me dënime të ashpra. Sipas tij, polakët po rekrutohet në internet dhe u ofrohen deri në 4,000 euro për të bashkëpunuar me shërbime ruse.
Megjithatë, opozita polake, përmes partisë Ligj dhe Drejtësi, e ka cilësuar këtë program si një tentativë për censurën e internetit dhe një sulm ndaj demokracisë. Deputeti Przemyslaw Czarnek shprehu kundërshtimin, duke thënë se nuk mund të përdoren mjete të papërshtatshme për të mbrojtur zgjedhjet.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Poloni do të mbahet më 18 maj. Partia Ligj dhe Drejtësi do të prezantojë platformën e saj dixhitale javën e ardhshme.
Bota
Rubio: Deklaratat e Trump për Gazën janë ofertë për rindërtimin e vendit
Published
2 hours agoon
February 6, 2025By
UBTnews![](https://ubtnews.com/file/2025/02/download.jpg)
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se komentet e presidentit Donald Trump mbi Rripin e Gazës duhet të kuptohen si një ofertë për rindërtimin e enklavës palestineze dhe pastrimin e municioneve të pashpërthyera.
Gjatë një konference në Guatemalë, Rubio theksoi se SHBA është e gatshme të ndërmarrë këtë iniciativë si një veprim “bujar” dhe jo armiqësor. Sipas tij, zona është dëmtuar rëndë dhe kërkon miliarda dollarë për rikuperim.
“Për mendimin tim, i ofrohet Shteteve të Bashkuara gatishmëria për të ndërhyrë, për të pastruar mbeturinat, për të pastruar vendin nga të gjitha shkatërrimet që janë në tokë, për ta pastruar atë nga të gjitha këto municione të pashpërthyera. Nuk ishte menduar si një veprim armiqësor. Ishte menduar si një lëvizje shumë bujare. Disa zona janë bërë të pabanueshme tani”, shtoi Rubio.
Deklaratat vijnë pas sugjerimeve të Trump që SHBA të luajë një rol aktiv në zhvillimin e Gazës dhe të shqyrtojë mundësinë e zhvendosjes së palestinezëve në vende të tjera. Këto ide u kundërshtuan nga autoritetet palestineze, Egjipti, Jordania dhe vende të tjera të rajonit.
![](https://ubtnews.com/file/2025/02/Screenshot-2025-02-06-094025-80x80.png)
Botohet në Itali studimi “Dialogu ndërfetar: Kontributi i Shqipërisë në Ballkan”
![](https://ubtnews.com/file/2025/02/640-0-1676728495x518576872-780x439-516-80x80.jpg)
Pse gatimi me gaz është i dëmshëm për shëndetin?
![](https://ubtnews.com/file/2025/02/96121738832636-80x80.jpg)
Euro-U21/ Kosova mëson rivalët e kualifikimeve
![](https://ubtnews.com/file/2025/02/e60ca206-a280-4538-6256-08dd3ac790b0_w1023_r1_s-80x80.avif)
Izraeli udhëzon ushtrinë të përgatisë plane për largimin e palestinezëve nga Gaza
![](https://ubtnews.com/file/2025/02/0e343f20-e401-11ef-bd1b-d536627785f2.jpg-80x80.webp)
Suedia mban zi për sulmin me 11 të vdekur, zbulohen të tjera detaje të autorit
![](https://ubtnews.com/file/2025/02/auto_u211738831940-80x80.jpg)
Shqipëria dhe Serbia pritëse, Kosova nis rrugën drejt finales së Europianit U-21
![](https://ubtnews.com/file/2025/02/auto_Screenshot_21738828457-80x80.jpg)
Qeveria polake shpall programin për të mbrojtur zgjedhjet presidenciale nga ndikimi rus
![](https://ubtnews.com/file/2025/02/auto_whatsapp-slika-2025-02-06-u-08-25-16-efe8cf051738829214-80x80.webp)
Autobusi me targa të Kosovës aksidentohet në Kroaci
![](https://ubtnews.com/file/2025/02/stomaktiriode-1024x577-1-80x80.jpg)
Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet3 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!
-
Magazinë2 months ago
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
-
Bota1 week ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë