Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Dita e sotme do të përcillet me mot të vranët ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Vende-vende mund të ketë dhe reshje shiu, të intesitetit të ulët.

Temperaturat minimale do jenë 4-8 °C, ndërsa ato maksimale: 10-13 °C./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​PDK kërkon rivotim në Mitrovicë

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që Komuna e Mitrovicës së Jugut të shkojë në rivotim, pasi siç thanë integriteti i procesit zgjedhor në këtë komunë është cenuar rëndë.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda, tha se rivotimin në Komunë të Mitrovicës do ta kërkojnë edhe në ankesën që do ta paraqesin të martën në PZAP.

Ai tha se parregullsitë në Mitrovicë të Jugut lidhen që fletëvotime me numra serik të caktuar janë gjetur në qendra të ndryshme të votimit.

Kjo sipas tij paraqet fenomenin e “trenit bullgar”.

Në balotazhin e 9 nëntorit, kandidati i LVV-së, Faton Peci ka fituar përballë kandidatit të PDK-së, Arian Tahiri

PDK vlerëson se integriteti i procesit zgjedhor në Mitrovicë është i cenuar rëndë, pasi janë shkelur Ligji për Zgjedhjet dhe standardet e njohura nga Komisioni i Vencias. Në këto kushte paraqes kërkesat e PDK-së: Ne kërkojmë që Mitrovica të shkojë menjëherë në rivotim pasi janë disa qendra të mëdha që janë vërejtur parregullsi. Kërkesa jonë në rivotim në Mitrovicë do të shkojë edhe në PZAP”, tha ai./KP

Continue Reading

Lajmet

​Zidane paralajmëron rikthimin e tij

Published

on

Pas gati katër vitesh larg stolit, ish-trajneri Zinedine Zidane ka lënë të kuptohet se rikthimi i tij në futboll është afër.

Ish-trajneri i Real Madridit, në një deklaratë të shkurtër të raportuar nga eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, tha:

“Do të ndodhë së shpejti. Shumë shpejt.”, tha Zidane.

Edhe pse nuk dha detaje të tjera, kjo fjali e shkurtër ka mjaftuar për të ndezur emocionet e tifozëve, sidomos atyre të Real Madridit, që ëndërrojnë rikthimin e tij në “Santiago Bernabeu”.

Zidane është pa klub që nga viti 2021 dhe është përfolur për disa destinacione të mëdha, përfshirë kombëtaren e Francës, Manchester United dhe PSG-në./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Dëshmitarët e fundit në Speciale në rastin “Thaçi dhe të tjerët”

Published

on

Përmes një komunikate për media, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se për këtë javë dhe javën tjetër janë planifikuar seancat gjyqësore ku do të dëshmojnë blloku i fundit i dëshmitarëve të Mbrojtjes në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ish-ambasadori amerikan Kristofer Hill (Christopher Hill) filloi dëshminë të hënën, më 10 nëntor, kurse nga fundi i javës pritet të dëshmojë edhe një dëshmitar tjetër.

Gjithashtu, edhe Ish-komandanti i NATO-s Uesli Klark (Wesley Clark) është planifikuar të fillojë dëshminë të martën e javës që vjen, më 18 nëntor. Për dëshminë e tij janë planifikuar seanca edhe më19 dhe 20 nëntor, ndërsa 21 nëntori është planifikuar si ditë rezervë, në rast nevoje.

Të gjitha seancat e javës që vjen aktualisht janë planifikuar të fillojnë në orën 09:00 që pritet të jenë kryesisht publike dhe mund të ndiqen në të tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht. (përmes faqes së internetit të DHSK-së, me 45 minuta vonesë).

Historiku i çështjes gjyqësore

Aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020, dhe u ndryshua më 3 shtator 2021, 29 prill 2022, dhe 30 shtator 2022.

Versioni me më pak redaktime i Aktakuzës u dorëzua më 27 shkurt 2023, e që është në fuqi në këtë çështje gjyqësore.

Secili prej të akuzuarve është akuzuar mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit: përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

Gjithashtu kundër secilit prej të akuzuarve janë ngritur katër akuza për krime lufte: arrestim dhe ndalim i paligjshëm dhe arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.

Në Aktakuzë parashtrohet se krimet për të cilat janë ngritur akuzat u kryen së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 dhe ndodhën në disa vende në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë e Veriut.

Pretendohet se krimet u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime.

Në Aktakuzë pretendohet se z. Thaçi, z. Veseli, z. Selimi dhe z. Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale individuale, në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për krime të kryera në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, të cilat ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin si kundërshtarë të UÇK-së.

Të akuzuarit janë vetëdeklaruar të pafajshëm në lidhje me të gjitha akuzat./S.K/Kosovo Specialist Chambers/

Continue Reading

Lajmet

​Rooney: Xhaka është transferimi i sezonit në Angli

Published

on

Wayne Rooney ka vlerësuar Granit Xhakën si nënshkrimin e sezonit pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse me Sunderlandin në Premier League.

33-vjeçari u rikthye në Angli pas dy sezonesh të suksesshme te Bayer Leverkusen, ku ndihmoi klubin gjerman të fitonte titullin e parë në Bundesligë. Që nga ardhja e tij, Xhaka është bërë një nga lojtarët kryesorë të Sunderlandit, që aktualisht renditet në vendin e katërt në kampionat.

“Kur kthehet në Premier League, pyet veten nëse mund ta bëjë përsëri. Por ai ndoshta ka qenë transferimi i sezonit. Ka qenë i shkëlqyer.”, tha Rooney.

Ish-ylli i Manchester United shtoi se përvoja e Xhakës po ndihmon shumë edhe jashtë fushës.

“Sunderland ka një skuadër të re, dhe Xhaka është si një figurë atërore. Ai ndihmon trajnerin dhe lojtarët e rinj me përvojën e tij.”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara