Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Këtë të premte parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të kohë pas kohëshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 8 gradë Celcius kurse ato maksimale nga 15 deri 17 gradë Celcius.

Era pritet të jetë me shpejtësi nga 10 deri 33km/h./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

KMShK ka reaguar për mosakreditim të disa mediave në zgjedhje

Published

on

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka shprehur shqetësimin për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mosakreditimin e disa ekipeve të mediave anëtare të këtij trupi vetërregullues për zgjedhjet e 12 tetorit.

Nëpërmjet një reagimi KMShK ka thënë se KQZ nuk ka akredituar disa media në gjuhën shqipe dhe serbe.

“KMShK e konsideron këtë vendim të papranueshëm dhe të dëmshëm për lirinë e medias dhe informimin e drejtë dhe transparent në ditën e zgjedhjeve. Mediat anëtare të KMShK-së i plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara për veprimtari mediale. KMShK i bën thirrje Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që të marrë vendim meritor në lidhje me këtë çështje, në mënyrë që të gjitha mediat të kenë trajtim të barabartë”, thuhet në reagim.

Kujtojmë, të dielën më 12 tetor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e rregullta për kryetar të komunave dhe asamblistë në kuvendet komunale./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Lista Serbe: Nuk ka përfunduar konstituimi i seancës së Kuvendit

Published

on

Pasi Nenad Rashiq u votua për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës në foltoren e hollit të Kuvendit doli deputeti Igor Simiq, nga Lista Serbe duke thënë se këta të fundit vlerësojnë se Kuvendi nuk është konstituar.

Ai ka thënë se edhe një herë u dëshmua se drejtësia dhe e drejta nuk ekzistojnë.

“Sot nuk është përfunduar konstituimi i seancës së Kuvendit dhe mos lejoni të ju gënjejnë”, tha Simiq.

Lista Serbe insiston se të drejtë për t’u zgjedhur nënkryetar nga radhët e komunitetit serb kanë vetëm deputetët e Listës Serbe pasi që ata përfaqësojnë vullnetin e shumicës së komunitetit serb.

Në vend të nëntë deputetëve të propozuar nga Lista Serbe, nënkryetar u zgjodh deputeti Nenad Rashiq, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Rashiq ka qenë ministër në qeverinë e deritanishmë të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

​Izraeli fillon tërheqjen e trupave ushtarake në disa pjesë të Gazës

Published

on

Mediat e huaja kanë raportuar se Izraeli ka filluar tërheqjen e tij të pjesshme ushtarake në Gaza shkruan BBC.

Ushtria izraelite thotë se një armëpushim është tani në fuqi pasi forcat e saj u tërhoqën në disa pjesë të Gazës.

“Trupat janë pozicionuar përgjatë vijave të dakorduara sipas planit të Trumpit, por do të vazhdojnë të largojnë çdo kërcënim të menjëhershë”, tha ushtria.

Kjo vjen pasi qeveria izraelite miratoi një marrëveshje me Hamasin, e cila parasheh gjithashtu lirimin e pengjeve. Hamasi tani ka 72 orë për të liruar të gjithë pengjet izraelite, ndërsa Izraeli do të lirojë qindra të burgosur palestinezë.

Kamionët e ndihmës pritet që më pas të vërshojnë për të ndihmuar dy milionë banorët e Gazës, shumica e të cilëve janë zhvendosur./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Konstituohet Kuvendi i Kosovës

Published

on

By

Lajmi në përditësim

Pas më shumë se pesë muajsh, Kuvendi i Kosovës ka konstituar legjislaturën e nëntë.

Në seancën e sotme u zgjedh deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, si nënkryetar nga komuniteti serb, për të kompletuar Kryesinë e Kuvendit.

Rashiq në seancën e sotme mori votat e 71 vota për, nëntë vota kundër dhe 24 abestnime./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara