Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell.

Në zona të caktuara priten rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Sipas IHMK temperaturat minimale lëvizin nga 14 deri 17 gradë Celcius kurse ato maksimale nga 23 deri në 26 gradë Celcius.

Era do të fryjë në shpejtësi nga 15-45km/h.

Continue Reading

Aktualitet

​Sorensen: Situata politike në Kosovë ka bërë që gjërat të zgjasin në dialog

Published

on

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka paralajmëruar vonesa në dialog për shkak të vonesave në formimin e institucioneve në Kosovë. Megjithatë, ai theksoi se dialogu Kosovë-Serbi është gjallë dhe ende aktiv.

Ai pas takimeve me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, tha se ka biseduar lidhur me implementimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit, të arritur në vitin 2023 mes Kosovës dhe Serbisë.

Sorensen, në një adresim të shkurtër para mediave, tha se situata politike në Kosovë do të bëjë që gjërat të zgjasin më shumë në procesin e dialogut. Kosova, edhe gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, ende nuk ka formuar institucionet e reja, si pasojë e bllokadës në konstituimin e Kuvendit.

“Sapo pata një takim me z. Kurti. E takova presidenten herët në mëngjes. Jam këtu si pjesë e diskutimeve të mandatit tim se si të zbatohet marrëveshja e Ohrit, situata në terren. Sigurisht, situata politike këtu do të thotë që gjërat mund të zgjasin pak më shumë. E di këtë, kështu që ky është një takim i rregullt dhe jam shumë i lumtur që jam këtu sot dhe që më pritën në atë mënyrë siç më kanë pritur”, tha ai.

Diplomati danez, kur u pyet për statusin e dialogut Kosovë-Serbi momentalisht, tha se i njëjti është gjallë dhe aktiv.

Sorensen po qëndron për vizitë zyrtare të mërkurën në Kosovë. Kjo është vizita e tij e tretë në vend, ndërsa ditë më parë Bashkimi Evropian tha për KosovaPress, se po punojnë me palët drejt një normalizimi të plotë të raporteve Kosovë-Serbi, duke adresuar të gjitha çështjet e pazgjidhura. Të njëjtit shtuan se mundësia e takimeve të reja trilaterale në Bruksel varet nga gatishmëria e palëve.

Rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi e ka përmendur edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, javën e kaluar, pas një bisede me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Macron ka shkruar në rrjetin social X se Franca dënon çdo veprim të njëanshëm që mund të dëmtojë procesin e dialogut.Ndërkaq, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur së fundmi për shkak të arrestimit në Kosovë të zyrtarit serb, Igor Popoviq, mbi akuzat për nxitje të urrejtjes dhe përçarjeve etnike. Ndërkohë, Serbia ka arrestuar ish-zyrtarin policor, Arbnor Spahiu, në muajin qershor, në lidhje me sulmin terrorist serb në Banjskë, ku mbetën të vrarë edhe tre sulmues.

Continue Reading

Bota

Ruanda do të presë 250 emigrantë të dëbuar nga SHBA-të

Published

on

By

Ruanda ka rënë dakord të presë deri në 250 persona të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në bazë të një marrëveshjeje të re me administratën amerikane.

Lajmi u bë i ditur nga autoritetet ruandeze, të cilat theksuan se kjo iniciativë shënon një kapitull të ri në përpjekjet e SHBA-së për të zhvendosur emigrantët në vende të treta.

Sipas burimeve zyrtare, ky është një hap i rëndësishëm në kuadër të strategjisë më të gjerë të emigracionit të SHBA-së, që synon të bashkëpunojë me vende partnere për të menaxhuar më mirë flukset migratore.

Korrespondentja e FRANCE 24, Juliette Montilly, raportoi nga Kigali se marrëveshja është pjesë e një qasjeje më të gjerë ndërkombëtare, që përfshin zhvendosjen vullnetare të personave të përjashtuar nga territori amerikan drejt vendeve që janë të gatshme t’i pranojnë.

Continue Reading

Bota

Tragjedi në Gaza: 20 të vdekur nga përmbysja e një kamioni me ndihma

Published

on

By

Agjencia e Mbrojtjes Civile në Gaza ka njoftuar se 20 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një kamion që transportonte ndihma humanitare është përmbysur pranë kampit të refugjatëve Nuseirat, në qendër të Rripit të Gazës.

Sipas informacioneve tona, rreth mesnatës, një kamion që mbante ndihma u përmbys ndërsa qindra civilë po prisnin për ndihma. Si pasojë, 20 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur,” ka thënë zëdhënësi i agjencisë Mahmud Bassal për agjencinë franceze të lajmeve AFP.

Hamasi e ka akuzuar Izraelin se po i detyron shoferët e kamionëve të ndjekin rrugë të pasigurta për të arritur në qendrat e shpërndarjes së ndihmave.

Kjo çon shpesh në grumbullimin e turmave të dëshpëruara që rrethojnë kamionët,” është thënë nga zyra mediatike e Hamasit në një deklaratë.

Ndërkohë, shoferë lokalë kanë konfirmuar për mediat se turma të uritura njerëzish kanë hequr ndihmat nga kamionët në lëvizje, ndërsa disa mjete janë sulmuar nga persona të armatosur të lidhur me banda që më pas i shesin ndihmat në tregjet lokale me çmime shumë të larta.

Continue Reading

Aktualitet

OVL-UÇK për protestën e nesërme: Janë bërë të gjitha përgatitjet, po synohet të rishkruhet historia

Published

on

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka mbajtur sot konferencë për media për të prezantuar detajet dhe informacionet për protestën e nesërme të 7 gushtit në sheshin Skënderbeu në Prishtinë.

Në konferencë për media Gazmend Syla tha se për këtë protestë janë paralajmëruar të gjitha institucionet për mbarëvajtjen sa më korrekte të saj dhe se janë bërë të gjitha përgatitjet për protestë.

“Në kuadër të organizimit të protestës të paralajmëruar nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së janë bërë të gjitha përgatitjet, kemi kërkuar lejen e Komunës së Prishtinës, është njoftuar Policia e Kosovës, është angazhuar ambulanta kemi bërë kërkesë të kemi një ambulantë nëse ka nevojë. I është dhënë mundësia kushdo që ka dëshirë me marrë pjesë në protestë me autobus. Kemi komunikuar me parkingun Prishtina, ka mbetë vetëm nesër me fillu protesta. Folës të kësaj proteste do jene profesoresha universitare, zonja Nevenka edhe organizuesi i kësaj proteste, Hysni Gucati, pastaj do të jetë edhe një bashkëluftëtari joni, kryetari i BDI, Ali Ahmeti edhe një djalë dëshmori”, tha fillimisht ai.

Syla ftoi sërish qytetarët për pjesëmarrje masive në këtë protestë dhe se OVL-UÇK vazhdimisht ka bërë fushatë diplomatike te bashkësia ndërkombëtare në institucione dhe figura të ndryshme botërore.

Ndër të tjera Syla tha se po synohet të rishkruhet historia jonë dhe se po presin edhe ndonjë reagim ndërkombëtar.

“Për ne është e papranueshme dhe kjo është edhe një motiv shtesë për me dalë në protestë por edhe në protestat tjera që do kemi pas kësaj, për të kërkuar nga faktori ndërkombëtar të mos lejojnë një gjë të tillë pasi aty po synohet të rishkruhet historia jonë, po cenohet të rishkruhet historia e shtetndërtimit tonë që e kemi ndërtuar së bashku me bashkësinë ndërkombëtare, prandaj kjo i lëkund themelet e shtetit tonë. Jemi duke pritur nëse do ketë reagim ndërkombëtar, nëse jo ne do të vazhdojmë prapë me protesta”, përfundoi Syla.

Gjykata Speciale së fundmi ka pranuar si dëshmi edhe dëshmi nga institucionet serbe, teksa Syla shpreh shqetësim të thellë për këtë fakt duke ftuar edhe reagim ndërkombëtar.

Continue Reading

Të kërkuara