Lajmet

Paraqitet sëmundja “Gripi i Shpezëve” në Kosovë

Published

on

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton të gjithë qytetaret, fermerët, institucionet qendrore dhe lokale të Republikës se Kosovës, se kemi dyshime të bazuara  për paraqitjen e sëmundjes ‘’Gripi i Shpezëve’’(Avian Influenza)  tek shpezët ne fermat e ekonomive familjare në 4 lokacione në vend. Sipas udhëzimit administrativ Nr.24/2005 Për luftimin e sëmundjes zoonotike të shpezëve ‘’Gripi i shpezëve’’ Avian Influenza:  Autoritet kompetente shtetërore dhe  fermerët janë të obliguar të ndërmarrin veprime konkrete për parandalimin e përhapjes se sëmundjes.

Masat fillestare për parandalimin e përhapjes së sëmundjes  ‘’Gripi i Shpezëve’’ janë:

  • Ndalohet lëvizja e shpezëve nga fermat, mbajtja  e panaireve, tregjeve, ekspozitave dhe grumbullimeve të tjera të shpezëve dhe zogjve të tjerë.
  • Të ngritët niveli i biosigurisë ne ferma, për të penguar përhapjen e sëmundjes (parandalimi i kontaktit në mes të shpezëve të egra dhe atyre shtëpiake, vendosja  dezbarierave në hyrje dhe dalje të fermave, ndalimin e hyrjes se personave të paautorizuar, ushqimet, pajisjet dhe plehu, të mos jen në kontakt me fermat e prekura me këtë sëmundje.  
  • Kontrollin e lëvizjes së shpezëve brenda zonës së mbikëqyrjes duke i zbatuar masat e dezinfektimit;

Masat qe do të aplikohen   në zonën mbrojtëse:

  • Identifikimin e të gjitha pronave me shpezë brenda zonës;
  • Vizita periodike të të gjitha pronave me shpezë, ekzaminimin klinik të atyre shpezëve, përfshirë edhe marrjen e mostrave, nëse është e nevojshme për ekzaminime laboratorike,
  • Përdorimi i mjeteve të duhura për dezinfektimit në hyrje dhe dalje të pronës;
  • Ndalohet transporti i shpezëve pa aprovim nga autoriteti kompetent;
  • Do të mbikëqyrën të gjitha masat qe janë të vendosura sipas udhëzimit administrativ për zonat e mbrojtura.

Ne si autoritet jemi duke ndërmarre të gjitha veprimet e nevojshme sipas Udhëzimit Administrativ Nr.24/2005 Për luftimin e sëmundjes zoonotike të shpezëve ‘’Gripi i shpezëve’’ Avian Influenza. Përmes Drejtorisë së Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve, bashke me inspektorët veterinarë zyrtarë dhe veterinarët e terrenit në bashkëpunim me fermerët e shpezëve do të punojmë për menaxhim sa me të mirë të situatës për parandalimin e përhapjes se kësaj sëmundje tek shpezët. Lusim të gjithë qytetaret dhe fermerët qe të mos krijojnë panik. Situata është dhe do të mbahet në kontroll përmes bashkëpunimit dhe respektimit të masave të vendosura. /UBTNEWS

Continue Reading

Lajmet

Krimet e luftës në Prekaz: Dorëzohet aktakuza, prokuroria sot në konferencë

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë një konferencë për media lidhur me dorëzimin e aktakuzës për krimet e luftës të kryera në lagjen e Jasharajve, në Prekaz të Skenderajt.

Sipas njoftimit zyrtar, konferenca do të zhvillohet në ambientet e Prokurorisë Speciale (kati VI), me fillim nga ora 13:30.

Gjatë këtij takimi me gazetarë, prokurorët e çështjes pritet të shpalosin detaje rreth përmbajtjes së aktakuzës dhe personave të akuzuar për masakrën dhe krimet e kryera në këtë ngjarje historike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Britani: Dënohet familja shqiptare që drejtonte rrjetin e kokainës në Mançester

Published

on

By

Gjykata “Manchester Crown Court” në Britaninë e Madhe ka dënuar me burgim anëtarët e një grupi të organizuar kriminal që merrej me shpërndarjen e kokainës. Në krye të rrjetit ndodhej 44-vjeçari Rezart Balesi, i cili u dënua me 7 vite e 6 muaj burg, ndërsa në burg përfunduan edhe djali i tij 22-vjeçar, Joshua Balesi (4 vite burg) dhe vëllai Refail Balesi (5 vite e 3 muaj burg).

Sipas hetimit të kryer nga njësia rajonale kundër krimit të organizuar (NWROCU), grupi përdorte një lokal në zonën e Bury-t si bazë operative, ndërsa porositë e drogës merreshin përmes aplikacionit WhatsApp dhe u shpërndaheshin klientëve nga korrierë të besuar. Hetimet treguan se rrjeti, i cili funksiononte nga maji i vitit 2024 deri në mars të vitit 2026, gjeneronte deri në 9,000 paund në një natë të vetme.

Gjatë dhënies së vendimit, gjykatësja e çështjes kritikoi ashpër kryetarin e grupit, Rezart Balesi, për futjen e djalit të tij në rrugën e krimit që në moshën 18-vjeçare.

Përveç anëtarëve të familjes Balesi, gjykata dënoi edhe pesë persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal: Fatos Vrenezi (53 vjeç) – u dënua me 4 vite burg, Imanuel Lumaj (30 vjeç) – u dënua me 3 vite e 9 muaj burg, Fjoraldo Lukaj (31 vjeç) – u dënua me 3 vite e 6 muaj burg dhe përballet me dëbim nga Britania, Lorenzo Canovi (48 vjeç) – u dënua me 37 muaj burg, Antonino Precaj (33 vjeç) – u dënua me 27 muaj burg për përfshirje në kultivim kanabisi.

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës ka regjistruar tri raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe Pejë.

Në Fushë Kosovë, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. I dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa hetimet për kapjen e tij po vazhdojnë.

Një tjetër rast i dhunës ndaj gruas është raportuar në Prishtinë. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Pejë, një burrë ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij ushtron dhunë psikike ndaj tij, duke e ofenduar atë dhe anëtarët e familjes së tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe hetimet po vazhdojnë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Hapet Festivali i 14-të Kombëtar i Filmit Shqiptar

Published

on

Pas 14 vitesh mungesë, në Tiranë është rikthyer Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, në edicionin e tij të 14-të.

Festivali u hap me një mbrëmje gala në Akademinë e Arteve të Bukura, ku u mblodhën artistë, aktorë dhe kineastë shqiptarë.

Përgjatë 10 ditëve, publiku do të ketë mundësi të shohë mbi 100 filma të realizuar nga viti 2013 deri më sot, duke sjellë një pasqyrë të zhvillimit të kinemasë shqiptare ndër vite.

Festivali synon gjithashtu të krijojë hapësirë për bashkëpunim mes kineastëve të brezave të ndryshëm dhe të promovojë prodhimet e reja shqiptare./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara