Lajmet

Paraqitet gripi i shpezëve ‘Avian Influenza’ në Shtime, AUV merr masa

Published

on

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) njofton se pas konfirmimit të prezencës se sëmundjes, gripi i shpezëve Avian Influenza në një fermë jo komerciale në Shtime. AUV sot ka nxjerrë ‘’Vendim’’ për masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes Gripi i Shpezëve-Avian Influenza.

Në komunikatë thuhet se zona në perimetër 3 km nga ferma në Fshatin Godancë komuna Shtime, shpallet zonë karantine e ndalimit të lëvizjes se shpezëve. Ndërsa zona në perimetër 10 km shpallet zonë nën mbikëqyrje për hulumtim.

“AUV menjëherë ka ndërmarrë masat ekzekutive për parandalim të përhapjes. Është bërë asgjësimi i pulave dhe shpezëve tjera në fermën e prekur, dezinfektimi i fermës dhe hapësirave rreth fermës. Ferma është ekonomi familjare (pula të oborrit). Jemi në kontakte me praktikat veterinare, shoqatën fermerëve shpezëtar. Është urdhëruar ngritja e masave vetëmbrojtëse të biosigurisë në ferma. Aktualisht nuk kemi ndonjë rast tjetër të dyshimtë. Rasti është i izoluar është vetëm një fermë e prekur. Sëmundja është prezentë në shumicën e vendeve të BE-së dhe rajon. Në linjë me autoritete e vendeve tjera AUV vendosë masat për parandalim të përhapjes sipas praktikave profesionale ndërkombëtare. Nuk ka asnjë ndalesë sa u përket produkteve të shpezëve”, thuhet në njoftim.

Bazuar në Ligjin Nr. 2004/21 për Veterinarinë, neni 7, pika 4, të Udhëzimit Administrativ Nr. 2005/24 për Luftimin e Sëmundjes Zoonotike të Shpezëve” Gripi i Shpezëve”. Vlerësimit të situatës epizootiologjike paraqitjes se një rasti të izoluar, vendosen masat si në vijim:

Vendimi zbatohet në territorin e Komunës se Shtimes

I. Masat e përgjithshme:

a) Ndalimin e lëvizjes së shpezëve nga fermat dhe tregtimi i tyre në tregjet e kafshëve – shitblerja e shpezëve;

b) Vendosja e masave të biosigurisë në ferma (vetëkontrolli),

c) Përcaktimi i zonave të mbrojtura (3 km) dhe gjurmueshmëria e sëmundjes (10 km); dezinfektimi i objektit dhe zonave përreth ku ka shpërthim të sëmundjes;

d) Njoftimi i rasteve të dyshimta për sëmundjen Gripi i Shpezëve;

e) Vizita e fermave të dyshuara nga ambulancat veterinare në koordinim me inspektorët veterinar, marrja e mostrave dhe dërgimi në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë

f) Përcaktimi i lokacioneve për groposjen e shpezëve.

II. Përjashtimisht nga masat e lartcekura, lejohet lëvizja shpezëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje në thertore të licencuara vetëm me pëlqimin e inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën në pranimin e shpezëve në hapësirat e tyre.

IV. Obligohet Komuna e Shtimes, Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.

V. Vendimi hynë në fuqi sot datë 16.11.2023

Vendi

Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve

Published

on

By

Në raportin e policisë, në 24 orët e fundit është raportuar një rast i keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve në Podujevë, që ka çuar në arrestimin e një personi.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, ku njësitet policore kanë vënë në pranga të dyshuarën grua nën dyshimin për kryerjen e kësaj vepre penale.

Sipas raportit, “e dyshuara është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë mbi gjendjen e fëmijës, mirëpo ka konfirmuar se rasti po trajtohet nga organet kompetente për procedura të mëtejshme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Franca i kërkuari për vrasje në tentativë në rajonin e Pejës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Franca për në Kosovë, i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Operacioni u krye dje nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim të plotë me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante.

I dyshuari, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”, ishte arrestuar më parë nga autoritetet franceze pasi ishte shpallur në kërkim përmes INTERPOL-it për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë kosovare.

Sipas njoftimit zyrtar, procesi u krye me sukses falë marrëdhënieve të mira ndërshtetërore, duke u theksuar se: “Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre franceze”.

Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të policisë në rajonin e Pejës për procedim të mëtejshëm ligjor.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbetet aktive në luftën kundër krimit pa marrë parasysh kufijtë, duke deklaruar se: “Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale”.

Continue Reading

Vendi

Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria

Published

on

By

Në kuadër të lëndës Studio e Planifikimit Urban, studentët e vitit të dytë nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT kanë zhvilluar një vizitë studimore në lagjen Kalabria në Prishtinë, së bashku me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska.

Vizita në terren kishte për qëllim mbledhjen e të dhënave dhe vëzhgimin e drejtpërdrejtë të hapësirës urbane, si hap fillestar drejt analizës së gjendjes ekzistuese. Kjo analizë do të shërbejë si bazë për zhvillimin e detyrave semestrale të studentëve në këtë lëndë.

Përmes kësaj përvoje praktike, studentët patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre duke lidhur aspektet teorike me realitetin urban, si dhe të zhvillojnë një qasje kritike ndaj organizimit dhe funksionimit të hapësirës në qytet.

Vizita u realizua në bashkëpunim me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska dhe asistentët Gazmend Uka dhe Agnesa Thaqi, të cilët udhëhoqën studentët gjatë procesit të vëzhgimit dhe analizës në terren.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca pret ambasadorin Malaj: Koordinim i shtuar në politikën e jashtme dhe ftesë për Samitin e Diasporës

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ku fokus i diskutimit ishte fuqizimi i raporteve mes dy vendeve dhe interesi strategjik kombëtar.

Gjatë kësaj bashkëbisede, u vu theksi te nevoja për një bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional dhe për harmonizimin e qëndrimeve në diplomacinë ndërkombëtare.

Palët u pajtuan se rritja e koordinimit në politikën e jashtme është në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të interesave të përbashkëta në arenën globale.

Në kuadër të këtij takimi, ambasadori Malaj i përcolli ministrit Konjufca ftesën zyrtare për të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, i cili organizohet çdo vit nga Republika e Shqipërisë.

Ky samit tashmë është kthyer në një platformë kyçe për forcimin e lidhjeve me mërgatën dhe bashkimin e forcave për qëllimet kombëtare.

Nga ana e tij, Konjufca ritheksoi se për Republikën e Kosovës mbetet prioritet i vazhdueshëm thellimi i marrëdhënieve me Shqipërinë, duke e cilësuar bashkëpunimin dypalësh si rrugën kryesore drejt avancimit të interesave strategjike të të dyja shteteve.

Continue Reading

Të kërkuara