Shëndeti

Parandaloni sulmin në zemër duke konsumuar dy mollë në ditë

Published

on

Konsumimi I dy mollëve në ditë, mund ta zvogëloj dukshëm rrezikun e sulmit në zemër, shkruan Dailymail.

Në një eksperiment të bërë, është vërejtur që pjesëmarrësit e studimit, të cilët e kishin patur nivelin e e lartë të kolesterinës në gjak, pas tetë javëve që kishin ngrënë çdo ditë ka dy mollë, niveli I kësaj yndyre kishte rënë gati për 5%.

Sipas autorëve të studimit, ky eksperiment ka dëshmuar, që me anë të ndryshimeve të vogla të dietës ne mund ta parandalojmë rritjen e nivelit të kolesterinës në gjak, respektivisht mund ta parandalojmë sulmin në zemër.

Mollët përmbajnë fibra të shëndetshme, të cilat shkaktojën që bakteret e mira në zorrë, të kontrollojnë nivelin e yndyrës në gjak. Gjithashtu ato përmbajnë polifenole, të cilat janë materie ushqyese të gjendura edhe në çajra dhe verë.

Sipas Tim Chico, profesor dhe autor i studimit, ky efekt është vërejtur më mirë tek femrat sesa tek meshkujt, edhe pse aryseja ende nuk dihet, gjithsesi duhet studime të tjera për ta konfirmuar këtë teori plotësisht.

Continue Reading

Shëndeti

Pse duhet të pish çaj jeshil çdo natë para gjumit?

Published

on

Çaji jeshil para se të flesh është një ndër pijet më të rekomanduara nga studimet për të bërë gjumë të qetë e të shëndetshëm. Por, duhet të bësh kujdes që të zgjedhësh çajin jeshil pa kafeinë.

Edhe përzgjedhja e këtij lloji çaji është e rëndësishme. Më poshtë janë renditur tri arsye që tregojnë pse duhet të pish çaj para gjumit.

Ndihmon në qetësim

Ky çaj ndihmon për të qetësuar nervat dhe për gjendje relaksi, të dyja të rëndësishme për të bërë një gjumë të qetë e për të qenë më energjike në mëngjes.

Përmirëson metabolizmin

Studimet kanë treguar se gjumi i qetë dhe i shëndetshëm ndikon në metabolizmin e trupit. Metabolizmi i shëndetshëm siguron një trup në formë të mirë e lëkurë të shkëlqyeshme. Gjumi i çrregullt ndikon në shtimin në peshë, ngadalëson metabolizmin. Çaj jeshil para se të flesh të siguron metabolizmin në gjendje pune optimale.

Pastron toksinat e trupit

Gjatë ditës, trupi grumbullon toksina, që bëhen të dëmshme nëse vijon të konsiderohen të parëndësishme apo të nënvlerësohen. Duke pirë çaj jeshil në mbrëmje, në një kohë kur të gjitha ushqimet janë depozituar, ndihmon trupin të pastrohet nga toksinat dhe të ndihet më i lehtë.

Continue Reading

Shëndeti

Përfundoi në spital pasi ndoqi këshillën mjekësore të ChatGPT-së

Published

on

Një artikull i ri ka paralajmëruar kundër përdorimit të Inteligjenës Artificiale për këshilla shëndetësore, pasi një 60-vjeçar u hospitalizua pasi ndoqi këshillën e ChatGPT-së.

Sipas artikullit, të publikuar në revistën Annals of Internal Medicine, pacienti, i shqetësuar nga efekti i kripës, kishte pyetur chatbot-in për një zëvendësues të klorurit dhe kishte filluar të konsumonte bromid natriumi për tre muaj, një substancë dikur e përdorur si qetësues.

Ai përfundoi në spital me simptoma të bromizmit, përfshirë akne në fytyrë, pagjumësi dhe paranojë.

Autorët thanë se IA-ja mund të përçojë informacione të dekontekstualizuara dhe theksuan se një profesionist shëndetësor nuk do të rekomandonte kurrë një zëvendësim të tillë. Ata shtuan se mjekët duhet të marrin parasysh ndikimin e IA-së kur analizojnë burimet e informacionit të pacientëve.

Ngjarja ndodhi para prezantimit të modelit të ri GPT-5, i cili tani pretendohet se është më i kujdesshëm në trajtimin e temave shëndetësore.

Vetë OpenAI thekson kompania që zotëron ChatGPT-në, nuk duhet të përdoret për diagnostikim apo trajtim.

Continue Reading

Shëndeti

Si ndikojnë alergjitë verore në çrregullimet mendore?

Published

on

Stina e verës, për shumëkënd, është sinonim i pushimeve, diellit dhe aktiviteteve në natyrë. Megjithatë, për disa që vuajnë nga alergjitë sezonale, kjo periudhë sjellë sfida të shumta, jo vetëm fizike, por edhe mendore.

Alergjitë të shkaktuara nga poleni ose pluhuri  nuk prekin vetëm hundët a sytë, studimet tregojnë një lidhje mes reaksioneve alergjike dhe shëndetit mendor.

Çfarë janë alergjitë verore?

Janë reagime të sistemit imunitar ndaj substancave që zakonisht janë të padëmshme për shumicën e njerëzve. Ndër shkaqet më të zakonshme përfshihen:

Poleni i barit, pemëve dhe luleve

Pluhurat e shtëpisë dhe myku

Pickimet e insekteve

Simptomat fizike përfshijnë rrjedhje hundësh, teshtima, kruarje të syve dhe kollitje, por këto simptoma shpesh kanë ndikim më të thellë se sa mendohet.

Lidhja midis alergjive dhe shëndetit mendor

Inflamacioni dhe ndikimi në tru – Kur trupi reagon ndaj alergjenëve, prodhon substanca si histamina e citokinat që shkaktojnë inflamacion. Ky inflamacion nuk mbetet në rrugët e frymëmarrjes, ndikon edhe në sistemin nervor qëndror. Citokinat pro-inflamatore janë të lidhura me simptoma depresive, ankth dhe lodhje mendore.

Cilësia e gjumit – Alergjitë shpesh prishin gjumin për shkak të bllokimeve në hundë dhe kruarjes së vazhdueshme. Mungesa e gjumit cilësor është një faktor i njohur rreziku për çrregullime mendore si depresioni dhe ankthi.

Ndryshimi i stilit të jetesës – Personat me alergji shpesh shmangin ambientet e hapura gjatë verës, duke reduktuar aktivitetin fizik dhe ndërveprimin social, dy komponentë të rëndësishëm për mirëqenien mendore. Izolimi social dhe mungesa e aktivitetit janë të lidhura me përkeqësim të gjendjes emocionale.

Stresi i përhershëm nga simptomat – Përballja e përditshme me kruarje, bllokim të hundës, lodhje dhe shpesh edhe përçmimi social çojnë në një stres kronik. Ky stres shpesh shoqërohet me zhvillimin ose përkeqësimin e çrregullimeve të tilla si ankthi i përgjithësuar ose depresioni.

Kush është më i rrezikuar?

Të rinjtë dhe adoleshentët, të cilët janë më të ndjeshëm emocionalisht

Personat me histori të mëparshme të çrregullimeve mendore

Njerëzit që jetojnë në zona urbane, ku ndotja përforcon efektet alergjike

Si të përballojmë ndikimin mendor të alergjive?

Menaxhimi mjekësor – Përdorimi i antihistaminikëve, sprejve nazalë dhe trajtimeve specifike për alergjitë është thelbësor.

Mbështetja psikologjike – Konsultimi me psikolog ose terapist mund të ndihmojë në përballimin emocional të simptomave të vazhdueshme.

Ruajtja e higjienës së ambientit – Mbyllja e dritareve gjatë orëve të pikut të polenit, larja e rrobave pas daljes në natyrë dhe përdorimi i filtrave HEPA.

Stërvitja dhe aktiviteti fizik – Aktiviteti i moderuar në ambiente të kontrolluara mund të ndihmojë në ruajtjen e humorit dhe të energjisë mendore.

Ndërsa alergjitë verore njihen për ndikimin fizik, ndikimi i tyre në shëndetin mendor është po aq i rëndësishëm për t’u adresuar. Ndërthurja e kujdesit fizik dhe atij emocional është çelësi për të përballuar këtë sfidë sezonale dhe për të ruajtur një cilësi të mirë të jetës edhe gjatë muajve të nxehtë.

 

Continue Reading

Shëndeti

A e dini pse zgjoheni me sy të fryrë?

Published

on

Ky shqetësim i zakonshëm estetik mund të sinjalizojë probleme serioze me veshkat, mësoni kur duhet të alarmoheni.

Është e zakonshme të zgjoheni në mëngjes me ndjesinë e fryrjes në fytyrë, veçanërisht rreth syve. Për miliona njerëz, kjo ndodh rregullisht e zhduket brenda pak orësh. Megjithatë, në disa raste, kapakët e fryrë të syve nuk janë thjesht pasojë e një nate me pak gjumë.

Sytë e fryrë lidhen me një sërë faktorësh të përditshëm, si gjenetika, konsumi i kripës, dehidratimi, alergjitë sezonale apo pirja e duhanit. Përveç këtyre, edhe pozita e gjumit, si gjumi me fytyrë poshtë ose në një jastëk të ulët, mund të ndikojë në mbajtjen e lëngjeve në zonën përreth syve.

Por çfarë ndodh kur fryrja është e përhershme, përkeqësohet me kalimin e kohës, apo shoqërohet me simptoma të tjera trupore?

Në këto raste, ky ndryshim mund të jetë sinjal i një gjendjeje më serioze, siç është sëmundja kronike e veshkave.

Sipas mjekes Clara Lawson, “Kur veshkat nuk funksionojnë siç duhet, aftësia e tyre për të filtruar proteinat dhe mbetjet metabolike zvogëlohet. Si pasojë, proteina që duhet të qëndrojë në qarkullimin e gjakut, kalon në urinë, duke shkaktuar një çekuilibër në nivelet e lëngjeve dhe mineraleve në trup.”

Kjo humbje e proteinave çon në mbajtje të lëngjeve, veçanërisht në zona me inde të buta si rreth syve dhe mund të sinjalizojë dëmtim të hershëm të funksionit të veshkave.

Kur të kërkoni ndihmë mjekësore?

Nëse vini re fryrje të përhershme ose të shpeshtë të syve, veçanërisht në mëngjes, të shoqëruar me lodhje, urinë me shkumë ose ndryshim të shpeshtësisë së urinimit, rekomandohet të bëni analiza laboratorike për funksionin e veshkave, si: kreatinina, urea, raporti albuminë/kreatininë në urinë dhe eGFR.

Continue Reading

Të kërkuara