Kronikë e zezë

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në veri

Gjatë kontrollit të tij është vërejtur se është i ngarkuar me një sasi lëngu, që dyshohet të jetë alkool medicinal.

Published

on

Policia ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në veri të vendit. Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se dje është vërejtur një automjet me të cilin dyshohej se po kryhej kontrabandë me mall, me ç‘rast automjeti është përcjellë dhe më pas është ndaluar nga policia.

Gjatë kontrollit të tij është vërejtur se është i ngarkuar me një sasi lëngu, që dyshohet të jetë alkool medicinal.

Automjeti drejtohej nga një mashkull kosovar dhe i njëjti është sjellë në Stacionin Policor Mitrovicë Jugu.

“Rasti është trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë dhe më pas është referuar për trajtim së bashku me mallin e konfiskuar tek Dogana e Kosovës. Policia e Kosovës në bashkëpunim edhe me Doganës e Kosovës do të vazhdojnë aktivitetet e përbashkëta me qëllim të parandalimit të krimit dhe kontrabandës së mallrave”, thuhet mes tjerash në komunikatën e PK-së.

Lajmet

Vetëvrasje me armë gjuetie në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i rëndë i vetëvrasjes është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës, rreth orës 09:40, ku familjarët kanë gjetur pa shenja jete viktimën burrë.

Sipas raportit zyrtar, dyshohet se personi në fjalë ka marrë jetën e tij duke përdorur një armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Gjatë ekzaminimit të vendngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, e cila dyshohet se është përdorur në këtë akt tragjik.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar për hetim të mëtutjeshëm, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Continue Reading

Lajmet

Policia konfiskon mbi 1200 palë xhinse në Banjskë

Published

on

By

Një aksion i përbashkët i Policisë dhe Doganës së Kosovës ka rezultuar me konfiskimin e një sasie të madhe të mallit të kontrabanduar në zonën e fshatit Banjskë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, njësitet policore kanë vënë në ndjekje një automjet pa targa që lëvizte me shpejtësi të madhe në rrugët malore, i cili më pas është gjetur i braktisur nga personat e dyshimtë.

Brenda veturës, policia gjeti 32 thasë me gjithsej 1217 palë pantallona xhins dhe mbi 300 rripa, të cilët po transportoheshin ilegalisht.

Përveç mallit, në automjet u gjetën edhe një palë targa të Serbisë, një radiolidhje dhe një kanistër me naftë.

Malli i konfiskuar i ka kaluar Doganës së Kosovës, ndërsa me udhëzim të prokurorit, rasti po vazhdon të hetohet.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet një i mitur në Kaçanik për dhunë psikike ndaj familjes

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një incident i dhunës në familje është regjistruar në Kaçanik, ku policia ka arrestuar një person të moshës së mitur.

Arrestimi ka ndodhur pasi i dyshuari kishte ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij gjatë orëve të vona të mbrëmjes.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i mituri është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme.

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen tri armë në Malishevë, shoqërohet në polici një person

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është shoqëruar në stacionin policor në fshatin Carravranë të Malishevës për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në oborrin e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar tri armë, dy karikatorë si dhe 26 fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Të kërkuara