Lajmet

Paralajmërojnë ekspertët: Terapitë e ardhshme gjenetike ngrenë dilema serioze etike

Rregullatorët në SHBA, Evropë dhe Britani të Madhe mund të miratojnë terapinë e parë të modifikimit të gjenomit gjatë këtij viti.

Published

on

Terapitë e ardhshme gjenetike ngrenë dilema të thella mjekësore dhe etike që duhen mposhtur për të ofruar një lloj garance që nga teknologjia që ndryshon lojën do të përfitojnë pacientët dhe shoqëria, sipas një grupi ekspertësh botërorë.

Ilaçet e bazuara në mjete të fuqishme të redaktimit të gjeneve do të fillojnë të transformojnë trajtimin e çrregullimeve të gjakut, gjendjeve që prekin zemrën, sytë dhe muskujt, dhe potencialisht edhe sëmundjet neurodegjenerative para fundit të dekadës, por kostoja do t’ua bëjë thuajse të pamundur shumë njerëzve t’i marrin ato.

Provat e redaktimit të gjeneve në embrione ndoshta do të pasojnë, thonë studiuesit, dhe përderisa procedura ka aplikime të kufizuara klinike, disa kanë frikë se klinikat e fertilitetit mund të përqafojnë teknologjinë dhe të ofrojnë shërbime të redaktimit të gjeneve që nxisin “një lloj të ri tekno-eugjenike”.

Duke folur para Samitit të Tretë Ndërkombëtar për Redaktimin e Gjenomit Njerëzor, që filloi në Institutin Francis Crick në Londër, profesoresha Jennifer Doudna, e cila mori çmimin Nobel për kimi në vitin 2020 për modifikimin e gjeneve, tha: “Ne patjetër do të kemi terapi gjenomike për sëmundjet e zemrës, sëmundjet neurodegjenerative, sëmundjet e syve dhe më shumë, dhe ndoshta edhe disa terapi parandaluese”

Profesoresha Françoise Baylis, një filozofe në Universitetin Dalhousie në Kanada, tha se kostoja e terapive të reja do të jetë jashtëzakonisht e lartë për shumicën e popullsisë globale, një situatë që mund të “kërcënojë seriozisht” aspiratën që të gjithë njerëzit të lindin të barabartë.

Sipas ekspertëve, një valë e terapive të modifikimit të gjeneve do të arrijë në klinika gjatë pesë viteve të ardhshme ose edhe më shumë. Këto do të korrigjojnë mutacionet që shkaktojnë sëmundje në indet dhe organet e pacientëve dhe do të bëhen më të sofistikuara ndërsa studiuesit po analizojnë se si të bëjnë modifikime të shumta në të njëjtën kohë dhe të arrijnë zona të vështira siç janë pjesët e trurit të prekura nga sëmundjet neurodegjenerative.

Rregullatorët në SHBA, Evropë dhe Britani të Madhe mund të miratojnë terapinë e parë të modifikimit të gjenomit gjatë këtij viti./UBTNews/

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara