Lajmet

Paralajmërohet rënie e çmimeve të derivateve

Nga Shoqata e Naftëtarëve thonë se Kosova ka çmimin më të lirë të derivateve në rajon.

Published

on

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se nga muaji mars, çmimi i derivateve do të bie dukshëm. Sipas Berjanit, çmimi i derivateve në Kosovë është më lirë krahasuar me vendet e rajonit.

Berjani ka thënë se vendimi i fundit i Ministrisë së Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është i njëanshëm, por që thotë se janë duke e respektuar. Ai thotë se nuk kanë qenë të ftuar të marrin pjesë në konsulta ditën kur është marrë vendimi për marzhën e fitimit.  

“Sa i përket vendimit të Ministrisë së Tregtisë ky është një vendim i cili është nxjerr pa prezencën tonë, ku obligative ka qenë që pjesë e këtij vendimi për t’u nxjerr është dashur që të jetë edhe Shoqata e Naftëtarëve. Po ne si shoqatë dhe si biznese të sektorit të naftës vendimi është duke u respektuar dhe u respektua me kohë. Ky vendim është pak më ndryshe se dy vendimet e kaluara ky është me marzhe tregtare apo marzhe fitimi. Marzha e fitimit është për importues 2 cent, ndërsa me pakicë është 12 cent. Nuk është e mjaftueshme kjo marzh, por vendimi po respektohet në gjithë Kosovën”, thotë ai.

Ata të cilët e kanë keqpërdorur unë jam për ti gjykuar, po unë nuk kam informata se dikush ka keqpërdorur, ato informata në qoftë se i ka Ministria e Tregtisë duhet që të merret me ta. Jo tash për dy tri kompani qoftë se kanë keqpërdorur të pësojnë 650 pika karburanti. Berjani ka thënë se çmimi derivateve në Kosovë është shumë i ulët. Çmimi aktual në tre është rreth 1.35 cent për litër.

“Sa i përket çmimit të derivateve të naftës, çmimi sot sillet një litër dizel 1 euro e 35 cent, ndërsa benzina 1, euro e 32 cent. Jemi më të lirët në regjion përveç Maqedonisë së Veriut, kështu që qytetarët tonë janë me një çmimi real duke u furnizuar në treg. Sipas informatave që i kemi nga organizata prodhuese ‘OPEK’, është një realitete dhe pritet që muaji mars të jetë ende me çmim të derivateve më të lirë. Kështu që mendojmë sipas organizatës prodhuese ‘OPEK’ e cila e ka nxjerr një vendim thuhet se fundi i marsit do të jetë stabilizim i tregut në tërë globin”, u shpreh ai.

Ndërsa për kërkesat e opozitës që të largohet përkohësisht akciza e naftës, Berjani i konsideron si të padrejta. Thotë se me të mbushet buxheti i shtetit.

“Unë as një herë nuk e kam kërkuar heqjen e akcizës edhe kur ka qenë kryeministri Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, tash Albin Kurti, as një herë nuk kam kërkuar se mbushte buxheti i Kosovës edhe shumë parti politike më tepër janë duke e bërë spektakël mediatik partitë politike, për të fituar poenë politikë që kërkojnë me heq akcizën, ata e dinë që akciza e mbush buxhetin dhe nuk duhet që të kërkohet. As nuk e kam kërkuar dhe prapë nuk e kërkojmë”, thotë ai, teksa tregoi edhe për çmimet që sillen në rajon.

“Sot një litër dizel në Shqipëri është 1 euro e 75 cent, benzina 1 euro e 78 cent, kështu që për 40 cent ne jemi më të lirë nga Shqipëria. Atje ka shumë taksa shtesë, ne e kemi përveç akcizës dhe tvzh-së, ata kanë edhe të rrugëve edhe kanë taksa shtesë tjera”, thotë Berjani.

Vendi

Takimi Kurti-Hamza: Diskutohet për institucionet e reja dhe presidentin, palët shpalosin qëndrimet e tyre

Published

on

By

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, kanë zbardhur detajet e para pas takimit të zhvilluar sot në ambientet e Kuvendit, ku u diskutua për konstituimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 7 qershorit. Megjithëse takimi u karakterizua nga një frymë diskutimi, palët kanë shfaqur qëndrime të qarta lidhur me rolet e tyre politike në legjislaturën e re.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, e ka vlerësuar si “konstruktiv” takimin me Hamzën, duke shprehur pritje të njëjta edhe për takimin e pasdites me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa ka adresuar kritika ndaj nënkryetarit të Aleancës, Ardian Gjini, për refuzimin e ftesës.

Kurti pranoi se nga ky bashkëbisedim i parë nuk pati “ndonjë rezultat konkret”, por uroi që kjo atmosferë konstruktive të vazhdojë në përputhje me afatet kushtetuese. Sa i përket postit të presidentit, ai theksoi se përgjegjësia u takon të gjitha partive dhe se si pikënisje duhet të synohet një figurë konsensuale, jashtë partive politike, me vlera të dëshmuara kombëtare e profesionale.

Nga ana tjetër, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të qartë se përgjegjësia kryesore për krijimin e institucioneve dhe gjetjen e partnerëve i takon Lëvizjes Vetëvendosje si parti e parë, duke konfirmuar se PDK-ja do të qëndrojë në opozitë.

Megjithatë, Hamza ka premtuar se subjekti i tij do të luajë një rol konstruktiv opozitar dhe do të votojë pro të gjitha çështjeve me interes për qytetarët, duke përfshirë këtu marrëveshjet e rëndësishme financiare ndërkombëtare. Lidhur me çështjen e presidentit, Hamza shtoi se asnjë parti tjetër nuk mund ta zgjedhë atë pa LVV-në, ndaj kësaj të fundit i mbetet të gjejë partnerë sipas nevojave dhe kritereve të veta. /E.A/

Continue Reading

lajme

Akademia Verore e Sistemeve të Informacionit në UBT fuqizon mësimin praktik përmes vizitës në TESSA Group

Published

on

By

Në kuadër të aktiviteteve të Akademisë Verore të Sistemeve të Informacionit, të organizuar në kuadër të Global UBT Fest 2026, studentët e UBT-së zhvilluan një vizitë studimore në TESSA Group, të shoqëruar nga profesori Agim Zuzaku.

Vizita kishte për qëllim t’u ofronte pjesëmarrësve një përvojë të drejtpërdrejtë nga industria e teknologjisë, duke i njohur nga afër me funksionimin e një kompanie lidere në fushën e transformimit digjital, sigurisë kibernetike dhe teknologjisë së informacionit. Përmes kësaj vizite, studentët patën mundësinë të shohin se si njohuritë e fituara në auditor zbatohen në projekte dhe procese reale të biznesit.

Gjatë prezantimit, përfaqësuesit e TESSA Group prezantuan historikun e kompanisë, strukturën organizative, fushat kryesore të veprimtarisë dhe projektet që realizohen në Kosovë dhe rajon. Studentët u njohën me zgjidhjet inovative që kompania zhvillon në fushat e transformimit digjital, inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike, infrastrukturës së teknologjisë së informacionit dhe sistemeve të avancuara për sektorin publik dhe privat.

Një pjesë e veçantë e vizitës iu kushtua diskutimeve mbi zhvillimet më të fundit në industrinë e ICT-së, sfidat me të cilat përballen kompanitë teknologjike dhe kompetencat që kërkon tregu bashkëkohor i punës. Përfaqësuesit e kompanisë ndanë përvoja konkrete nga projektet e tyre, duke ofruar një perspektivë praktike mbi menaxhimin e projekteve, punën në ekip, inovacionin dhe rëndësinë e të mësuarit të vazhdueshëm.

Përmes bashkëbisedimit me ekspertët e TESSA Group, studentët diskutuan mbi mundësitë e zhvillimit profesional, praktikat në industri dhe perspektivat e punësimit në sektorin e teknologjisë. Ky bashkëpunim krijoi një ambient interaktiv dhe frymëzues, duke i afruar studentët edhe më shumë me realitetin e tregut të punës.

Vizita studimore në TESSA Group përbën një nga aktivitetet praktike të Akademisë Verore të Sistemeve të Informacionit, e cila synon të ndërthurë mësimin akademik me përvojën profesionale, duke i pajisur studentët me njohuri bashkëkohore dhe kompetenca të kërkuara në industrinë e teknologjisë.

Continue Reading

lajme

Liderë të industrisë ndajnë përvojat e tyre me pjesëmarrësit e Akademisë Verore për Ndërmarrësi dhe Inovacion në UBT

Published

on

By

Me një program të pasur me ligjërata, punëtori interaktive dhe aktivitete praktike, ka nisur Akademia Verore për Ndërmarrësi dhe Inovacion, e organizuar nga Fakulteti i Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në kuadër të Global UBT Fest 2026.

Akademia synon t’u ofrojë studentëve dhe pjesëmarrësve njohuri bashkëkohore dhe shkathtësi praktike në fushën e ndërmarrësisë dhe inovacionit, përmes një programi që ndërthur përvojën akademike me atë të industrisë. Përveç ligjëratave profesionale dhe akademike, pjesëmarrësit do të jenë pjesë e punëtorive interaktive dhe vizitave studimore në kompani e biznese, me qëllim të njohjes nga afër me proceset inovative dhe praktikat më të mira të sipërmarrjes.

Përmes këtij programi, pjesëmarrësit do të zhvillojnë kompetenca për identifikimin e mundësive të reja të biznesit, zgjidhjen e sfidave reale të tregut dhe krijimin e ndërmarrjeve inovative në një mjedis ekonomik gjithnjë e më dinamik dhe konkurrues.

Në kuadër të aktiviteteve të ditës së parë, Shkëlzen Jusaj, CEO i Petrol Company dhe President i Komunitetit të Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane (KGS), mbajti një ligjëratë mbi zhvillimin e ndërmarrësisë dhe ndërtimin e kulturës sipërmarrëse.

Gjatë prezantimit të tij, ai ndau përvojën e tij profesionale dhe sfidat me të cilat përballen sipërmarrësit gjatë krijimit dhe zhvillimit të bizneseve, duke theksuar se vizioni, këmbëngulja dhe inovacioni janë faktorët kyç për ndërtimin e një kompanie të suksesshme dhe konkurruese.

Ai vuri theks të veçantë edhe te rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe industrisë, duke nënvizuar se edukimi i orientuar drejt praktikës është thelbësor për përgatitjen e profesionistëve të rinj dhe zhvillimin e një ekosistemi të qëndrueshëm të inovacionit. Një pjesë e ligjëratës iu kushtua edhe ndikimit të Inteligjencës Artificiale (AI) në transformimin e modeleve të biznesit, rritjen e efikasitetit operacional dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim dhe konkurrueshmëri në ekonominë moderne.

Në vazhdën e sesioneve të Akademisë Verore, ligjëratë mbajti edhe drejtori i Departamentit të Tregtisë dhe profesor në UBT, Zef Dedaj, njëherësh ish-drejtor i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).

Ai prezantoi potencialin investues të Kosovës, avantazhet konkurruese që vendi ofron për investitorët vendas dhe të huaj, si dhe zhvillimet më të rëndësishme në ekosistemin e inovacionit dhe ndërmarrësisë. Gjatë ligjëratës u diskutua edhe ndikimi i liberalizimit të tregut në zhvillimin ekonomik, me theks të veçantë te mundësitë që krijon Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me shtetet e EFTA-s, e cila pritet të nxisë investimet, të rrisë eksportet dhe të përshpejtojë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Përmes akademive verore, UBT vazhdon të krijojë ura bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë, duke u ofruar studentëve një përvojë praktike dhe njohuri të orientuara drejt nevojave të tregut të punës.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës nis fushatën “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!” për bashkatdhetarët

Published

on

By

Policia e Kosovës ka filluar sot në orën 11:00, në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdar, zbatimin e fushatës vetëdijësuese “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”, e cila u kushtohet posaçërisht bashkatdhetarëve që vijnë për pushime.

Hapja zyrtare e kësaj fushate është bërë nga drejtori i Divizionit të Trafikut, i cili ka shpalosur detaje mbi angazhimet e shtuara policore, masat parandaluese që do të merren përgjatë sezonit veror, si dhe ka nisur shpërndarjen e broshurave informative. Kjo fushatë ka për qëllim kryesor rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.

Fletë-palosjet që po u shpërndahen mërgimtarëve në pikën kufitare përmbajnë këshilla të rëndësishme njoftuese rreth rregullave të pjesëmarrjes në trafik, si dhe udhëzime praktike që çdo drejtues mjeti duhet t’i ketë parasysh menjëherë pas hyrjes në territorin e Republikës e Kosovës, për të parandaluar aksidentet dhe për të garantuar një qarkullim të sigurt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara