Lajmet
Paralajmërohet debat për mospërfshirjen e komunave veriore në vendimin e ZRrE-së
Sipas opozitës, Qeveria nuk është e interesuar që të parandalojë rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiTri partitë opozitare po kundërshtojnë ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike. PDK, LDK e AAK pas dështimit të rezolutës kanë akuzuar qeverinë, shumicën parlamentare dhe ZRrE-në për koordinim të plotë në rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Opozita ka paralajmëruar edhe debat të jashtëzakonshëm për mos përfshirjen e katër komunave veriore në këtë vendim.
Në një konferencë të përbashkët të këtyre tri partive, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se Qeveria nuk është e interesuar që të parandalojë rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
“Kjo mazhorancë e dha një mesazh të qartë sot se ka këtu një koordinim të plot mes kryeministrit Kurtit, në mes ZRrE-së dhe Grupit Parlamentar të LVV-së, të tri këto institucione bashkë janë bërë bashkë që të implementojnë një bllok tarifë, e cila është e papërballueshme për jetën e qytetarëve në Kosovë. Sot LVV bëri një gjest, e cila e tregoi qartë pozicionimin e LVV-së dhe të Kurtit sa i përket çmimit të energjisë elektrike. Nuk votuan, një rezolutë e cila do t’i kërkonte ZRrE-së, si institucion që i jep llogari Kuvendit të Kosovës që të mos vazhdojë me një politikë të tillë. Prandaj ne nuk kishim si të vazhdonim më tutje në seancë e cila është krejt e parëndësishme”, ka deklaruar Tahiri.
Ai është pyetur edhe për protestat e paralajmëruara dhe pjesëmarrjen e opozitës në këto kundërshtime. Por për këtë u shpreh se do të ketë njoftim ditëve në vijim.
“Ka mekanizma ligjorë përmes institucioneve tona gjyqësore, i cili duhet të kundërshtohet. Ka edhe mekanizma ligjor sepse këtu kemi një mospërputhje të madhe edhe me rregullativën që është në fuqi edhe me legjislacionin që është në fuqi. Në anën tjetër ky vendim po del në pah që tashmë e ka ngrit një problem politik shumë të madh. Unë nuk e di çfarë kompetence ka Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë për të ndarë territorin e Republikës së Kosovës. Katër komuna në veri të vendit nuk janë të përfshira në bllok tarifa. Tash po na del në pah një problem politik goxha i madh. Unë nuk po dua të paragjykoj sepse besoj që do të kemi një debat të veçantë ekskluzivisht për këtë çështje. Unë nuk e di a po e çon atë territor një autonomie apo çka?”, ka shtuar ai.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se do të shfrytëzojnë të gjithë mekanizmat ligjor për të kundërshtuar këtë vendim. Ai tha se nuk mund të bëhen pjesë e kësaj loje, përkundër numrave të mjaftueshëm që ka mazhoranca.
“Këto improvizime mashtruese të kësaj qeverie duke tentuar të fshihen nga mosdija, të fshihën prapa veprimeve të ZRrE-së apo edhe të krizës globale janë treguesi më i qartë në mos efikasitetin e treguesit të detyrave kushtetuese që i kanë si mandat të plotë. Më e rëndësishmja është mbrojtja e interesave të qytetarëve dhe nga varfëria, mbrojtja nga ndëshkimet, pa përgjegjësia, e cila me mosveprimet e saj e ka sjellë deri në këtë situatë”, ka thënë Zemaj.
E shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri u shpreh se ZRrE dhe qeveria kanë sinkronizim të plot në raport me këtë tarifë.
“Secili shqiptar i dytë e ka votuar LVV-në dhe mosmarrja pjesë në votim të LVV-së, realisht e dështoi rezolutën. Që në rastin më të keq e kishte ndihmuar ZRrE-në dhe qeverinë që të mos rrit çmimin e energjisë. Për shkak se rezoluta nuk është obligative, është rekomanduese dhe sugjeruese. Dhe e kishte ndihmuar këtë proces, në procesin e konsultimit. ZRrE dhe Qeveria kanë sinkronizim të plotë në raport me këto tarifë”, ka deklaruar ai.
Ai u shpreh se vendimi për ngritje të çmimit të energjisë elektrike është për të varfëruar qytetarin e Kosovës.
Pas mungesës së vendimmarrjes lidhur me propozim rezolutën e dalë nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike, PDK, LDK e AAK nuk kanë qëndruar në seancën e sotme.
You may like
-
Dëshmitari: U pajtova të ndërpritet tregtimi i energjisë me HSE, marrë parasysh faktin se ZRrE kishte fuqi ligjore të marrë masa ndëshkuese
-
Supremja shpallë të paligjshme dhe shfuqizon nene të udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike
-
ZRRE-ja licencon operatorë të rinj për furnizim me energji elektrike
Vendi
UBT lanson Global Virtual Campus, një model i ri i arsimit pa kufij
Published
13 hours agoon
April 8, 2026By
ubtnews
UBT ka lansuar zyrtarisht konceptin më të ri inovativ në fushën e arsimit, Global Virtual Campus, një platformë që synon të transformojë mënyrën se si ofrohet edukimi në nivel global, përmes partneritetit strategjik me EON Reality.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se ky model është një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes së arsimit gjithëpërfshirës dhe të qasshëm për të gjithë.
“Në këtë kontekst, Global Virtual Campus është një koncept dhe model i ri, modeli i së ardhmes, që mundëson ofrimin e të njëjtës përmbajtje dhe të njëjtës cilësi kudo në botë, me të njëjtin potencial dhe përvojë, pa humbur kohë dhe me kosto të përballueshme për të gjithë. Pra, kjo qasje e aksesueshmërisë dhe përballueshmërisë, kudo dhe në çdo kohë, është thelbi i Global Virtual Campus, të cilin po e ofrojmë përmes partneritetit tonë me EON”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Rektori Hajrizi deklaroi se UBT ka një përvojë të gjatë dhe të suksesshme në arsimin e lartë, duke u renditur ndër institucionet më të vlerësuara globalisht në fusha kyçe si inovacioni, qëndrueshmëria, ndërmarrësia dhe shkenca.
Ai nënvizoi se institucioni njihet për standarde të larta cilësie dhe është i akredituar nga mekanizma ndërkombëtarë, përfshirë British Accreditation Council, si dhe gëzon një validim të fortë në raport me sistemin amerikan të arsimit.
“Ne besojmë fuqishëm në rëndësinë e kontaktit njerëzor dhe bashkëpunimit fizik, por në të njëjtën kohë duhet të shfrytëzojmë maksimalisht potencialin që ofron inteligjenca artificiale për të rritur cilësinë dhe për të zgjeruar qasjen në arsim”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Një nga shtyllat kryesore të këtij transformimi është integrimi i inteligjencës artificiale dhe teknologjive të avancuara të vizualizimit në procesin mësimor. Sipas Hajrizi, përvoja e gjatë e partneritetit me platforma inovative si EON ka mundësuar ndërtimin e një sistemi që garanton cilësi të lartë të mësimdhënies, pavarësisht vendndodhjes së studentëve.
Global Virtual Campus synon të ofrojë përmbajtje dhe standard të njëjtë edukimi kudo në botë, duke eliminuar barrierat gjeografike dhe kohore, dhe duke hapur një epokë të re të arsimit global.
Lajmet
Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës
Published
17 hours agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.
PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.
Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.
Vendi
Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë
Published
18 hours agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.
Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.
Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.
“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.
Lajmet
Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar
Published
18 hours agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.
Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.
Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
UBT lanson Global Virtual Campus, një model i ri i arsimit pa kufij
Dukagjini dhe Ferizaj një hap larg finales së Kupës së Kosovës
Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës
Dy superndeshje sonte në Champions: Barcelona-Atletico dhe PSG-Liverpool
Kosova në kamp ndërkombëtar në Brazil para sfidës së “World Boxing Cup 2026”
Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë
Filmi “Nderi” me premiere ne Tiranë dhe Prishtinë.
Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar
Rezidenca verore e Benito Mussolinit shitet për 1.2 milionë euro
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
