

Shëndet
Paralajmërimi i ekspertëve: Mos hani kurrë këto katër ushqime
Kjo sipas mikrobiologes, Kali Kniel dhe dr. Bryan Quoc Le.
Published
2 years agoon
By
UBT newsNdoshta duhet të mendoni dy herë, herën tjetër kur blini diçka nga supermarketi.
Ekspertët e sigurisë ushqimore kanë zbuluar katër ushqimet e shitura në raftet e supermarketeve, që ata nuk do t’i hanin kurrë. Në fakt, disa prej tyre mund t’ju habisin. Kali Kniel, një mikrobiologe në Universitetin e Delaware, dhe Dr. Bryan Quoc Le, një kimist ushqimor me bazë në Uashington, DC dhe konsulent industrie, zbuluan se cilat janë këto katër ushqime.
Lakra e papërpunuar
Nëse lakra është e preferuara juaj nëpër sanduiçe, duhet të dini se rreziqet mund të jenë më të mëdha se përfitimet. Nuk është e nevojshme t’i shmangni ato plotësisht, por ato mund të jenë baza për mbarështimin e baktereve si salmonela dhe E.coli, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Sipas eksperteve kjo ndodh kur lakra konsumohet e papërpunuar. Ata rekomandojnë avullimin për të vrarë mikrobet dhe për të zvogëluar rrezikun e helmimit nga ushqimi.
Qumësht i papërpunuar, i papasterizuar
Nëse shihni qumësht të papasterizuar për shitje në dyqane ushqimore, mos e blini. Ka shumë njerëz që reklamojnë qumështin e papërpunuar, por thjesht nuk ia vlen të rrezikohet sepse ka shumë patogjenë që janë ende të gjallë në atë qumësht, veçanërisht nëse ai vjen drejtpërdrejt nga një fabrikë. Administrata e Ushqimit dhe Barnave gjithashtu mbështeti këtë pikëpamje, pasi qumështi i papërpunuar mund të shkaktojë sëmundje të tilla si salmonela, E. coli, listeria dhe campylobacter. FDA gjithashtu vuri në dukje se pirja e qumështit të papasterizuar mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për ata me sistem imunitar të dobësuar, fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna.
Frutat ose perimet e prera paraprakisht
Edhe pse mund t’ju pëlqejë komoditeti i marrjes së një tasi me fruta ose perime të prera paraprakisht, në fakt mund të mos jetë aq e mirë për shëndetin tuaj. Ekspertët rekomandojnë larjen e produkteve të prera para ngrënies. Gjithashtu sigurohuni që frutat dhe perimet e prera paraprakisht të qëndrojnë të ftohta dhe t’i ndani nga mishi i papërpunuar, shpendët dhe ushqimet e detit që mund të jenë në karrocën tuaj ushqimore. Eksperti Kniel lëshoi gjithashtu një paralajmërim të veçantë për pjeprin e prerë, duke thënë se ata janë “më të prekshëm” ndaj ndotjes. Arsyeja e parë është se pjeprat rriten në tokë, që do të thotë se mund të thithin ujin e ndotur gjatë procesit të rritjes dhe madje të vijnë në kontakt me jashtëqitjet e kafshëve. Lëkura e frutave gjithashtu mund të përmbajë baktere.
Ushqimet e nxehta
Ushqimi i nxehtë që serviret nëpër mensa duhet të mbahet gjithmonë në temperatura të larta. Ekziston një “zonë rreziku”, ku ushqimi mund të hyjë nëse lihet në temperaturën e dhomës për dy orë. Bakteret mund të shumohen me shpejtësi në “zonën e rrezikut”. “Nëse sistemi i ngrohjes nuk funksionon siç duhet, shmangni ushqimin e nxehtë,” këshilloi Le HuffPo. “Por nëse mbahet mbi temperaturën e duhur, atëherë ju mund ta konsumoni, sepse nuk kontaminohet”.
Burimi: Top Channel
Shëndet
Cilat janë përfitimet e konsumimit të arrave të zhytura në ujë?
Published
1 hour agoon
September 30, 2025By
UBT News
Nutricionistë të shumtë rekomandojnë zhytjen e arrave në ujë para konsumit, sepse kjo metodë ul përmbajtjen e acidit fitik dhe frenuesve të enzimave, duke e bërë tretjen më të lehtë dhe duke rritur përthithjen e mineraleve si magnezi, zinku dhe hekurit.
Arrat e zhytura gjithashtu e ruajnë ndjesinë e ngopjes për më gjatë, gjë që mund të ndihmojë në menaxhimin e peshës.
Yndyrnat e shëndetshme dhe fibrat e tyre ngadalësojnë tretjen e karbohidrateve, duke parandaluar rritjen e shpejtë të sheqerit në gjak, ndërsa acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe mbështesin shëndetin e zemrës.
Arrat e zhytura janë të pasura me antioksidantë dhe vitamina B, që mbrojnë qelizat nervore dhe përmirësojnë kujtesën dhe përqendrimin.
Polifenolet dhe vitaminat neutralizojnë radikalet e lira, zvogëlojnë stresin oksidativ dhe ngadalësojnë procesin e plakjes, duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve kronike.
Mineralet si magnezi, fosfori dhe kalciumi kontribuojnë në forcimin e kockave, ndërsa vetitë anti-inflamatore lehtësojnë artritin dhe dhimbjet e kyçeve.
Përfshirja e arrave të zhytura në ujë në mëngjes ose si meze të lehtë mund të sjellë përfitime për shëndetin trupor. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Nga mëngjesi në darkë, udhëzuesi i saktë për konsumin e ujit
Published
2 hours agoon
September 30, 2025By
UBT News
8 gota ujë në ditë? Nuk është e nevojshme të numëroni gotat. Studimet tregojnë se njerëzit që pijnë ujë kur janë të etur janë mjaftueshëm të hidratuar. Lëngjet, supat dhe perimet gjithashtu kontribuojnë në marrjen e ujit.
Megjithatë, pini me masë, sepse konsumimi i tepërt mund të shkaktojë overdozë uji, një gjendje e rrezikshme për organizmin.
Veza dëmton zemrën? Jo. Konsumi i dy vezëve në ditë nuk rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës. Vezët përmbajnë omega-3 dhe aminoacide të rëndësishme për shëndetin kardiak. Ato janë pjesë e një diete të ekuilibruar dhe të shëndetshme.
Ajri i ftohtë shkakton sëmundje? Jo domosdoshmërisht. Qëndrimi në temperatura të ulëta nuk shkakton ftohje apo grip. Në fakt, njerëzit që kalojnë kohë jashtë shpesh janë më të shëndetshëm, pasi bakteret zakonisht lulëzojnë në ambiente të ngrohta dhe të mbyllura.
Multivitamina çdo ditë? Multivitaminat duhet të merren vetëm nëse rekomandohen nga mjeku. Ato nuk mund të zëvendësojnë vitaminat dhe mineralet që merrni nga ushqimet e shëndetshme si fruta, perime, drithëra, arrorë dhe vaj ulliri.
Mëngjesi ndihmon për humbje peshe? Mëngjesi mund të ndihmojë të kontrolloni urinë gjatë ditës, por nuk garanton humbje peshe. Efekti varet nga zgjedhja e ushqimeve dhe nga dieta gjatë gjithë ditës. Një mëngjes i shëndetshëm, i pasur me proteina dhe fibra, mund të ndihmojë kontrollin e oreksit.
Sheqeri bën fëmijët hiperaktivë? Nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë. Sheqeri është i dëmshëm në sasi të mëdha, por nuk shkakton hiperaktivitet tek fëmijët. Shpesh prindërit interpretojnë sjelljen normale të fëmijëve si hiperaktivitet pas konsumimit të ëmbëlsirave.
Kërcitja e gishtave shkakton artrit? Jo. Zhurma vjen nga gazrat që formohen në nyje dhe nuk shkakton artrit. Megjithatë, kërcitja e tepruar mund të çojë në ënjtje ose pak shqetësim në duar, por nuk ka lidhje me sëmundjet kronike të kyçeve. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Këshilla të thjeshta për parandalimin e ndryshimeve hormonale
Published
14 hours agoon
September 29, 2025By
UBT News
Ndryshimet hormonale nuk janë vetëm çështje e grave, ato ndikojnë gjithashtu edhe tek burrat. Hormonet kontrollojnë humorin, energjinë, tretjen dhe madje paraqitjen e jashtme.
Kujdesi ndaj shëndetit hormonal nis me largimin e stresit, aktivitet fizik dhe ushqyerje të shëndetshme.
Ushqyesit kryesorë për ekuilibrin hormonal:
Vitaminat B: Të domosdoshme për funksionin normal të hormoneve dhe pastrimin e organizmit nga toksinat. Suplementët më të lehtë për t’u përthithur janë më të efektshëm.
Acidet yndyrore Omega-3: Ndihmojnë kundër inflamacionit kronik dhe ruajnë ekuilibrin hormonal. Gjenden tek salmoni, sardelet, farat e linit dhe chia, ose në suplementë.
Probiotikët: Mbajnë florën intestinale të balancuar, përmirësojnë tretjen dhe pengojnë ndryshimet hormonale të shkaktuara nga stres dhe përdorimi i antibiotikëve. Ato prodhojnë vitamina dhe mbrojnë sistemin imunitar.
Dieta e pasur me këta ushqyes, me një stil jete të shëndetshëm, ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit hormonal dhe mirëqenien e përgjithshme. /A.Z/UBT News/
Shëndet
A është e sigurt të ruani ushqimet në letër alumini?
Published
17 hours agoon
September 29, 2025By
UBT News
Shumica prej nesh e përdorin letrën e aluminit për të mbështjellë mbetjet e ushqimit ose për të paketuar ushqime për t’u marrë me vete.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se ajo nuk është gjithmonë mënyra më e sigurt për të ruajtur ushqimin.
Ndryshe nga enët plastike ose qelqi që mund të mbyllen hermetikisht, letra e aluminit nuk e mbron ushqimin nga ajri.
Kjo shkakton prishje më të shpejtë e rritje të baktereve të dëmshme. Lagështia nga ushqimi mund të ndikojë në shijen dhe strukturën e tij.
Ushqimet acidike ose të kripura mund të reagojnë me aluminin, duke ndryshuar aromën dhe shijen e tyre dhe duke krijuar rreziqe të mundshme shëndetësore.
Nuk rekomandohet të mbështillni ushqimin e nxehtë direkt në letër alumini; është më mirë të prisni që të ftohet në temperaturën e dhomës dhe ta ruani vetëm për një ose dy ditë.
Për ruajtje më të sigurt dhe më të gjatë, përdorni enë qelqi ose plastike me kapak. Këto zgjidhje mbrojnë ushqimin më mirë dhe e ruajnë freskinë e tij për më shumë kohë. /A.Z/UBT News/

Miley Cyrus drejt rikthimit në shtëpinë e saj të rindërtuar në Malibu

Kryeministri Kurti takoi kongresistin amerikan James McGovern

Udhëheqësit në Lindjen e Mesme dhe Evropë mirëpresin planin e paqes për Gazën

Cilat janë përfitimet e konsumimit të arrave të zhytura në ujë?

Dinamo Zagreb mposht Slaven Belupon, shkëlqen Arbër Hoxha

Ismajli ulet në fushë dhe kërkon zëvendësim në Kombëtaren e Shqipërisë

Hamasi: Rezistenca e armatosur, e drejta jonë pa shtet

Trump propozon planin 20 pikësh për paqe në Gaza, pajtohet Netanyahu

Victoria Beckham ndez thashethemet për ribashkimin e Spice Girls?
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Kërkime3 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet3 months ago
UBT sjell për herë të parë në Kosovë ekspozitën kushtuar vizionarit dhe inxhinierit Karl Gega