Lajmet

Paralajmërimet për grevë dhe protesta, SBAShK-u sot takim të jashtëzakonshëm

Këtë takim e ka paralajmëruar të enjten kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Published

on

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, do të organizojë sot takim të jashtëzakonshëm me kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve, për të biseduar rreth vendimit për veprimet sindikale. Në njoftim bëhet e ditur se takimi do të fillojë në orën 14:00.

“Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës organizon takimin e jashtëzakonshëm me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve e në të cilin do të bisedohet dhe do të merret vendimi për veprimet sindikale nëse nuk ndodhin takime me Qeverinë apo nëse nuk merren vendime të pranueshme lidhur me Ligjin e pagave dhe Implementimin në tërësi të Kontratës Kolektive. (Salla e takimeve të Qendrës së Studentëve, te selia e SBASHK-ut, ora 14:00)”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, këtë takim e ka paralajmëruar të enjten kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj. Ai ka theksuar se ky takim është duke u organizuar si pasojë e vizitave të tij që i ka bërë në komuna për zgjedhjet e brendshme të SBASHK, duke shtuar se të gjithë e kanë ngritur çështjen e Ligjit të Pagave dhe atë se çfarë duhet të bëjë ky institucion sindikal.

“Nesër do të marrim mendimet e anëtarësisë për komunat e tyre, do të marrim edhe mendimin e kolegëve që i kemi në universitete, më pas bashkërisht do të marrim një vendim. Nëse vendoset diçka mendoj se në fillim do të kemi ndonjë protestë të vogël por nëse kjo nuk jep rezultat do të kemi greva”, ka thënë Jasharaj.

Rajoni

Policia e Maqedonisë së Veriut bën sekuestrimin më të madh të kanabisit ndonjëherë, raporton TV MRT

Published

on

By

Policia në Maqedoninë së Veriut ka sekuestruar 28 tonë kanabis, kapja më e madhe e realizuar ndonjëherë në vend, pas bastisjes së dy ish-objekteve industriale, ka raportuar Reuters duke cituar televizionit shtetëror, MRT

Sipas raportit, aksioni policor në objektet në kryeqytetin e Shkupit dhe në qytetin jugor të Strumicës, i cili nisi të enjten, kishte në shënjestër kanabisin mjekësor që nuk ishte planifikuar të përdorej për qëllimet e tij të autorizuara.

Maqedonia e Veriut e legalizoi kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore në vitin 2016.

MRT raportoi gjithashtu se ky aksion policor lidhet me një bastisje të fundit në Serbinë fqinje, ku u sekuestruan pesë tonë kanabis.

Prokurorët serbë deklaruan të hënën se kanabisi i gjetur në një fermë në Serbinë qendrore kishte ardhur nga Maqedonia e Veriut. Prodhimi i kanabisit është i paligjshëm në Serbi. / Reuters/

Continue Reading

Aktualitet

Një model modern i arsimit fillor në UBT International Smart Schools, 40 për qind zbritje në regjistrimet e hershme

Published

on

By

Shkolla Fillore në UBT International Smart Schools po ofron 40 për qind zbritje për regjistrimet e hershme, duke u dhënë prindërve një mundësi të veçantë për të investuar në arsimimin cilësor të fëmijëve të tyre.

E vendosur në Qytetin e Mençur të UBT-së, Shkolla Fillore synon të ndërtojë një bazë të forte edukative për nxënësit, duke kombinuar mësimdhënien bashkëkohore me përkujdesje të vazhdueshme dhe zhvillim të gjithanshëm të personalitetit të fëmijës.

Programi mësimor është i ndërtuar mbi praktikat më të mira ndërkombëtare, duke përfshirë përdorimin e teknologjisë moderne në klasë, metoda inovative të të nxënit, si dhe aktivitete që nxisin kreativitetin, mendimin kritik dhe bashkëpunimin. Ambienti shkollor është i sigurt, stimulues dhe i përshtatur për nevojat zhvillimore të nxënësve të ciklit fillor.

Përveç fokusit mësimor dhe edukativ, Shkolla Fillore i kushton rëndësi të veçantë edukimit qytetar, vlerave njerëzore dhe ndërtimit të vetëbesimit te fëmijët, duke synuar formimin e gjeneratave të përgatitura për sfidat e së ardhmes.

Prindërit e interesuar mund të aplikojnë online, ndërsa për informata shtesë janë në dispozicion edhe kanalet zyrtare të komunikimit të shkollës. Vendet janë të limituara!

Lokacioni: Kampusi i UBT-së, Lipjan

Informata: +383 46 332 233

APLIKO ONLINE!

Continue Reading

Aktualitet

MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar për arrestimin e shtetasit kosovar në Serbi

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD) ka njoftuar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet institucionale pas marrjes së informacionit për arrestimin e shtetasit kosovar Mit’hat Llozhani.

Llozhani u ndalua me të hyrë në Serbi, në pikën kufitare Batrovci, në kufi me Kroacinë.

“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka adresuar një kërkesë zyrtare pranë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, përmes së cilës ka kërkuar konfirmimin e arrestimit, sqarimin e arsyeve konkrete të ndalimit, si dhe çdo të dhënë tjetër relevante për trajtimin e mëtejmë të rastit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Po ashtu, Zyra Ndërlidhëse ka njoftuar për rastin edhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, si dhe ka dërguar nota verbale pranë misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Serbi, Jetish Jashari është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e të arrestuarit dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse do të procedojë me paraqitjen e kërkesës zyrtare për lejimin e vizitës ndaj shtetasit Llozhani.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të rrisë presionin ndaj autoriteteve të Serbisë, e cila vazhdon praktikën e keqtrajtimit dhe arrestimit të shtetasve të Republikës së Kosovës, duke cenuar kështu normat dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Continue Reading

Lajmet

Protestë në Prishtinë kundër rritjes së çmimit të rrymës

Published

on

By

Sot në Prishtinë është mbajtur protestë kundër kërkesës së KESCO-s për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Protestuesit janë mbledhur fillimisht para ndërtesës së KEDS-it, për të marshuar më pas drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Gjatë protestës janë shfaqur pankarta me mesazhe si: “Nuk e durojmë ma hajninë”, “Nuk sakrifikojmë na për KEDS-in”, “Stop hajnisë me fatura t’rrymës” dhe “Rryma rritet, populli digjet”.

Teksa protestuesit qëndronin para ndërtesës së KEDS-it, është hedhur tym i kuq, ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar një person të moshuar që po merrte pjesë në protestë.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe organizata “Përpjekja” e kanë cilësuar kërkesën e KESCO-s për rritje të çmimit të energjisë për 21.3 për qind si proces të padrejtë dhe të dëmshëm për qytetarët e Kosovës.

Kërkesa për rritje të tarifave është dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) nga KESCO, KOSTT dhe KEDS.

ZRRE-ja bën çdo vit shqyrtimin e tarifave të energjisë elektrike, të cilat hyjnë në fuqi më 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues. Vitin e kaluar, ZRRE-ja kishte miratuar rritje të tarifave për 16.1 për qind.

Aktualisht, konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat-orë në muaj paguajnë 9.05 centë për kilovat, ndërsa ata që shpenzojnë mbi këtë prag paguajnë 15.43 centë për kilovat-orë.

Continue Reading

Të kërkuara