Lajmet

Para se t’ua lini telefonin në duar fëmijëve, lexojeni këtë

Published

on

Pavarësisht sa shumë smartfonët kanë thjeshtuar jetën tuaj, shpesh harroni sa shumë ndikon telefoni në jetën e fëmijëve tuaj.

Dhe sa më shumë kohë kalojnë para ekranit të një celulari, aq më shumë shtohen pasojat negative në rritjen e tyre.

Më poshtë renditen problemet kryesore me të cilat përballet një fëmijë (dhe jo vetëm), kur kalon shumë kohë në telefon.

Telefoni shkatërron marrëdhënien prind-fëmijë

Psikologët thonë se celulari dashur pa dashur e shkëput këtë marrëdhënie. Fëmijët sot pavarësisht se jetojnë në të njëjtën çati me prindërit, nuk kalojnë kohë cilësore me ta, nuk janë të përqëndruar në bisedat apo problemet familjare dhe s’i kushtojnë vëmendje bisedave më nënën a babain.

Ndikon në procesin e rritjes

Kush mezi priste të rritej kur ishte i vogël? Mendonim se jeta e një të rrituri është e mbushur me kënaqësi. Ti bën çfarë të duash, ble çfarë të pëlqen dhe mund të shkosh kudo pa lejen e askujt. Ndërsa sot, të rinjtë duket se janë shumë pak të interesuar për jetën e një të rrituri. Nuk përfshihen në aktivitete, nuk dalin në takime, nuk punojnë për të paguar vetë taksat apo për të jetuar vetëm. Shumicën e kësaj kohe e zë smartfoni.

Do t’i krijojë shumë vështirësi në jetën sociale

Fëmijët e sotëm kanë një tjetër koncept rreth miqësisë. Ata mendojnë se një shok i ri është vetëm një klikim larg. Për shkak të kohës së madhe që kalojnë nëpër to, përballja me realitetin nesër do të bëhet edhe më e vështirë.

Shkakton ankth dhe depresion

Fëmijët janë nën presion të vazhdueshëm për të qenë prezent dhe të përgjigjen në çdo kohë. Bota virtuale i përfshin shumë emocionalisht dhe shpesh herë nuk dinë të bëjnë dallimin mes asaj dhe botës së vërtetë.

Fëmijët rriten të palumtur

Sondazhet kanë treguar se adoleshentët që kalojnë më shumë kohë para një ekrani janë shumë herë më të palumtur se ata të cilët merren me aktivitete sportive. Këta të fundit janë më të zhdërvjellët, ndërveprojnë më mirë me njerëzit dhe kalojnë kohë cilësore që qëndrimi në një smartfon nuk ta zëvendëson kurrsesi.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara