Lajmet

Para 9 vjetësh Majlinda Kelmendi bëri historinë dhe fitoi të artën në Olimpiadë

Published

on

Më 7 gusht 2016 e gjithë bota po fliste për Kosovën, pasi që xhudistja Majlinda Kelmendi shkroi historinë, duke siguruar medaljen e parë të artë olimpike për Kosovën. Kelmendi u tregua dominuese ndaj konkurrenteve, duke i fituar raundet një e nga një, për të mposhtur në finale, italianen, Odette Giuffrida.

Kosovarja në kategorinë 52 kg fillimisht mundi në gjysmëfinale, japonezen Misato Nakamura, e cila më herët eliminoi në çerekfinale xhudisten ruse, Natalia Kuziutina.

Ajo po ashtu mposhti në çerekfinale kundërshtaren, Christianne Legentil. Fitoren e parë e arriti për vetëm 25 sekonda ndaj zviceranes, Evelyne Tschopp.

I gjithë opinioni botëror sportiv dhe në Kosovë foli për këtë arritje historike të Kosovës qysh në debutim në Lojërat Olimpike.

Pas këtij suksesi historik, Majlinda Kelmendit iu rezervua pritje madhështore në Prishtinë ku kampionia olimpike është parë shumë e lumtur. Ajo në konferencën për media në aeroportin “Adem Jashari”, falënderoi të gjithë, teksa tregoi se kishte një kaluar një periudhë shumë të vështirë për shkak të lëndimeve për të rikthyer formën.

“Në Rio jam nisur për medalje të artë. Nuk ishte e lehtë pasi atje të gjithë ëndërrojnë të marrin atë medalje. Fatmirësisht gjithçka ka shkuar qysh e kam pritur. Lufta më e vështirë ka qenë kundër japonezes Nakamura, e cila ka qenë kohë më parë e kam pasur idhull. Tani arrita të garoj me të dhe të fitoj, ishin momente të papërshkrueshme. Në finale kam pasur bindjen se do të fitoj pasi jam shumë e motivuar dhe e dija se medalja e artë do të ishte e artë. Gjithë kjo sakrificë është bërë për popullin tim, kështu që urime të gjithëve”, ishin fjalët e para të Majlindës pas rikthimit në Prishtinë.

Majlinda Kelmendi u prit në Prishtinë si heroinë, nga mijëra tifozë e qytetarë të Kosovës, të cilët ajo i bëri krenarë.

Mijëra qytetarë duartrokitnin dhe thërrisnin e brohoritnin emrin e Majlindës dhe i shprehën mirënjohje kampiones që e lartësoi emrin dhe flamurin e shtetit të Kosovës.

Një numër i madh i mediave ndërkombëtare i kanë dhënë hapësirë të madhe paraqitjes së Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike në Rio de Janiero.

Continue Reading

Vendi

Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës

Published

on

By

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.

PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.

Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.

Continue Reading

Vendi

Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.

Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.

 

Continue Reading

Vendi

Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar

Published

on

By

Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Lajmet

Mblidhet Kryesia e Kuvendit: Në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe rezoluta për naftën

Published

on

By

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të koordinuar punët dhe për të caktuar pikat që do të shqyrtohen në seancën e ardhshme plenare.

Sipas procedurës, deputetët fillimisht do të kalojnë nëpër fazën e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, për të vijuar me vendimmarrje të rëndësishme, raporton Ekonomia online.

Në fokus të kësaj seance pritet të jetë ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të kredisë me agjencitë zhvillimore franceze e gjermane, që prekin sektorët e energjisë, klimës dhe transportit.

Një tjetër temë me interes publik është edhe propozim-rezoluta për shtrenjtimin e naftës, ku do të diskutohet roli i Qeverisë përballë rritjes së kostos së jetesës.

Gjithashtu, agjenda përfshin zgjedhjen e një anëtari në Këshillin Prokurorial, një rezolutë për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës së fundit, si dhe rregullimin e përbërjes së disa komisioneve parlamentare. /Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara