Lajmet

Paqja e papërfunduar: raundi i pestë

Published

on

Profesori Blerim Reka thotë se në dy dekadat e fundit, 4 raundet negociuese: Kosovë – Serbi nuk sollën një traktat paqeje.

Rrjedhimisht, sipas tij as adresimin e 4 çështjeve qenësore të çdo marrëveshje paqësore: përgjegjësinë për krimet e luftës, për të pagjeturit, për reparacionet e luftës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

“Në dy negociatat e para, mosnënshkrimi i marrëveshjes, nga Beogradi, solli intervenimin e NATO-s (Rambuje, 1999) dhe pavarësimin e Kosovës (Vjenë 2007). Dy të tjerat edhe pse të nënshkruara nga dy shtetet, nuk ndryshuan gjendjen. As marrëveshjet nga dialogu asimetrik i Brukselit (2011-2020), as dy nënshkrimet e ndara të zotimeve të Uashingtonit (2020) nuk shkrinë marrëdhëniet e ngrira ndër-shtetërore. Dy fqinjët mbeten formalisht, ende në luftë dhe pa njohje reciproke”.

“‘Normalizimi”, si eufemizëm diplomatik, nuk e mbyllë luftën. Ajo shpërtheu, jo shkaku i “jo-normalitetit”, por shkaku i Aparthejdit serb mbi shqiptarët. Nuk ishte thjeshtë një revoltë kundër “abnormalitetit”, por një luftë anti-koloniale”.

“Historia e harruar, sjellë historinë e përsëritur. Sidomos, historia e injoruar”.

“Negociatat e shpejta, pa qenë të drejta, nuk mund të përmbyllin këtë histori të armiqësisë njëshekullore. Sa do të arrijë tentativa e pestë e këtij dialogu, e paralajmëruar për qershor?”, thotë Reka/Ubtnews

Lajmet

“Ilegalja” rikthehet në Muzeun e Burgut të Prishtinës përmes arkivave dhe kujtesës

Published

on

Historia e rezistencës shqiptare në Kosovë do të rikthehet përmes dokumenteve, dëshmive dhe kujtesës në Muzeun e Burgut të Prishtinës, ku do të mbahet ligjërata “Arkiva në pezullim: Kohështrirjet e Lëvizjes së Rezistencës në Kosovë”, me antropologen, historianen dhe shkrimtaren Eli Krasniqi.

Aktiviteti zhvillohet në kuadër të programit “PRISON x RESISTANCE” dhe i kushtohet historisë dhe arkivit të fragmentuar të Lëvizjes Shqiptare të Rezistencës në Kosovë, të njohur si “Ilegalja”.

Në qendër të masterclass-it do të jenë ditarë, shkrime burgu, botime ilegale, procesverbale gjyqësore, këngë dhe dëshmi të mëvonshme, të cilat do të shqyrtohen si pjesë e arkivit të kësaj lëvizjeje.

Sipas organizatorëve, historia e “Ilegales” nuk është ruajtur në një arkiv të vetëm, por është shpërndarë në dokumente, kujtime dhe dëshmi që kanë mbijetuar ndër vite. Kjo e bën arkivin e saj të fragmentuar, ku krahas materialeve të ruajtura mbeten edhe dëshmi që janë humbur, fshehur apo janë rrëfyer shumë më vonë.

Ligjërata do të trajtojë mënyrën se si ilegaliteti, burgosjet, fshehja dhe rrëfimet retrospektive kanë ndikuar në ruajtjen dhe interpretimin e historisë së kësaj lëvizjeje.

Mbajtja e aktivitetit në Muzeun e Burgut të Prishtinës i jep temës një dimension të veçantë, pasi diskutimi për rezistencën zhvillohet në një hapësirë të lidhur drejtpërdrejt me historinë e burgosjeve dhe represionit.

Masterclass-i do të zgjasë 90 minuta dhe organizohet nga Prison Radio, Ambasada e Austrisë në Prishtinë dhe Stralli./A.K/

Continue Reading

Lajmet

PDK-ja vazhdon qëndrimin para Qeverisë se bashku me asamblistët nga Mitrovica

Published

on

By

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka vazhduar edhe këtë të mërkurë aksionin simbolik të bllokimit të hyrjes së ndërtesës së Qeverisë, në shenjë proteste ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Aksionit të sotëm të deputetëve të PDK-së u janë bashkuar edhe asambleistë, drejtorë dhe aktivistë të kësaj partie nga Komuna e Mitrovicës.

PDK-ja ka ditë që po zhvillon këtë protestë para ndërtesës së ekzekutivit me kërkesën e qartë për rikthimin e procesit në Kuvend dhe përmbylljen e konstituimit të institucioneve të reja. Së fundmi, në aktivitete protestuese kundër zvarritjes së këtij procesi është përfshirë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Përfaqësuesit opozitarë kanë bërë të ditur se nuk do t’i ndalin aksionet derisa të thirret zyrtarisht vazhdimi i seancës konstituive. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

AAK-ja sot dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale kundër Qeverisë në detyrë

Published

on

By

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pritet të dorëzojë sot një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës, lidhur me ato që i cilëson si vendime antikushtetuese të nxjerra nga Qeveria në detyrë.

Dorëzimi zyrtar i këtij kallëzimi është paralajmëruar të bëhet në orën 09:30, në objektin e Prokurorisë Speciale në Prishtinë.

Menjëherë pas dorëzimit të dokumenteve, përfaqësuesit e Aleancës pritet të mbajnë një deklaratë për medie, ku do të shpalosin detaje shtesë rreth pretendimeve të tyre dhe përgjegjësive që kërkojnë të hetohen nga organet e drejtësisë. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

United Hospital revolucionarizon diagnostikën private në Kosovë – teknologji moderne dhe çmime të reja promocionale për MRI dhe CT

Published

on

By

Me synimin për ta bërë diagnostikën e avancuar më të qasshme për qytetarët, United Hospital, si një nga spitalet e mëdha private të përgjithshme në vend, sjell një ofertë të veçantë për ekzaminimet e avancuara me MRI Philips MR 5300 1.5 Tesla dhe MSCT Philips 128-shtresor.

Përmes kësaj oferte, spitali synon të ndërthurë teknologjinë bashkëkohore të imazherisë, ekspertizën profesionale dhe çmime më të favorshme, duke u mundësuar pacientëve kryerjen e ekzaminimeve diagnostikuese me standarde të larta dhe në kushte komode.

Në kuadër të ofertës promocionale, pacientët mund të përfitojnë nga çmime të reduktuara për një sërë ekzaminimesh:

MRI – 1 regjion: pa kontrast 70€, nga 100€; me kontrast 90€, nga 130€.
ALL BODY MRI, pa kontrast: 300€.
ALL SPINE MRI, pa kontrast: 150€.
MRI Abdomen + Pelvik, me kontrast: 160€, nga 230€.
CT Koronare: 200€, nga 300€.
Angio CT për karotide, torakale dhe aortë: nga 100€.

Kjo nismë vjen në një kohë kur ekzaminimet moderne imazherike kanë një rol të rëndësishëm në diagnostikimin dhe vlerësimin e shumë gjendjeve shëndetësore. United Hospital thekson se pajisjet moderne të Philips dhe puna e radiologëve specialistë me përvojë synojnë të ofrojnë imazhe të detajuara dhe raporte profesionale.

Një tjetër përparësi e ofertës është edhe qasja e shpejtë në shërbim, me termine të planifikuara dhe pa pritje të gjata, duke i dhënë pacientit mundësinë që procesin diagnostikues ta kryejë në një ambient të përshtatshëm dhe me komfor.

Me këtë ofertë, United Hospital synon të vendosë një standard të ri në qasjen ndaj diagnostikës private, duke e afruar teknologjinë moderne me pacientin dhe duke e bërë më të përballueshme kryerjen e ekzaminimeve të avancuara./rajonipress/

Rezervimet për termin mund të bëhen në numrat:
📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

Shënim: Ekzaminimet diagnostikuese duhet të kryhen sipas rekomandimit të mjekut dhe nevojës individuale të pacientit. /rajoni press/

Continue Reading

Të kërkuara