Shëndet
Papaja – 8 përfitimet shëndetsore të këtij fruti tropikal
Published
4 years agoon
By
UBT newsPapaja është një frut tepër i shëndetshëm tropikal, që i përket familjes Caricaceae, ku origjina e tij është nga Meksika dhe Amerika Qendrore.
Sot ky frut kultivohet kryesisht në vendet me klimë tropikale dhe ato subtropikale.
Fruti i papajës është pak i ëmbël, përmban shumë lëng dhe ka ngyrë të portokalltë. Në shumë vende përdoret gjithashtu në sallatë, byrekë, lëngje dhe ëmbëlsira.
Papajat kanë formë të ngjashme me dardha. Kur lëkura është portokalli, kjo tregon se fruti është i pjekur.
Ky frut tropikal ka shumë vlera ushqyese, dhe njihet veçanërisht për sasinë e lartë të antioksidantëve, që mund të zvogëlojnë inflamacionin, të luftojnë sëmundjet dhe t’ju ndihmojnë të dukeni të rinj.
AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh më tepër me këtë frut të mrekullueshëm dhe përfitimet shëndetsore.
I pasur me lëndë ushqyese
Pajapa përmban sasi të kalciumit, magnezit dhe vitaminave B1, B3, B5, E, K , C dhe A.
Gjithashtu përmban antioksidantë të shëndetshëm dhe shumë proteina.
Për më tepër, trupi juaj i thith këto antioksidantë të dobishëm, më mirë nga papaja sesa frutat dhe perimet e tjera.
Fruti gjithashtu ka shumë fara të zeza, të cilat janë të ngrënshme, por të hidhura.
Ka veti të fuqishme antioksiduese
Antioksidantët, përfshirë karotenoidet që gjenden tek papaja, mund të neutralizojnë radikalet e lira.
Studimet vërejnë se papaja e fermentuar mund të zvogëlojë stresin oksidativ. Kjo veçanërisht tek të moshuarit, njerëzit me prediabet, hipotiroidizëm të butë dhe sëmundje të mëlçisë.
Reduktimi i stresit oksidativ i atribuohet përmbajtjes së likopenit të papajës dhe aftësisë për të larguar hekurin e tepërt, i cili dihet që prodhon radikalet e lira.
Redukton qelizat tumoriale
Hulumtimet sugjerojnë se likopeni tek papaja, mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit dhe mund të jetë i dobishëm për njerëzit që trajtohen për kancer.
Papaja mund të funksionojë duke zvogëluar radikalet e lira që kontribuojnë tek kjo sëmundje.
Mund të përmirësojë shëndetin e zemrës
Shtimi i papajes në regjimin tuaj ushqmior mund të përmirësojë shëndetin e zemrës.
Studimet tregojnë se frutat e larta në likopen dhe vitaminë C mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
Antioksidantët tek papaja mund të mbrojnë zemrën tuaj dhe të rrisin efektet mbrojtëse të kolesterolit “të mirë”.
Mund të luftojë inflamacionin
Inflamacioni kronik është rrënja e shumë sëmundjeve. Ushqimet jo të shëndetshme dhe stili i jetesës, mund të nxisin procesin inflamator.
Studimet tregojnë se frutat dhe perimet e pasura me antioksidantë si papaja, ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit në trup.
Mund të përmirësojë tretjen
Enzima papain tek kt frut mund të tresë më lehtë proteinat.
Njerëzit në tropik e konsiderojnë papajën si ilaç kundër kapsllëkut dhe simptomave të tjera të sindromës së zorrëve të irritueshme.
Farat, gjethet dhe rrënjët gjithashtu kanë treguar se trajtojnë ulcerat tek kafshët dhe njerëzit.
Mbron kundër dëmtimit të lëkurës
Përveç mbajtjes së trupit tuaj të shëndetshëm, papaja mund të ndihmojë lëkurën tuaj të duket më e tonifikuar dhe rinore.
Vitamina C dhe likopeni tek papaja mbrojnë lëkurën tuaj dhe mund të ndihmojnë në zvogëlimin e shenjave të shkaktuara nga dielli./AgroWeb.org
You may like
Shëndet
Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve
Published
2 days agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.
Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.
“Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.
Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.
Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.
Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.
Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.
Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.
Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.
Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.
“Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
5 days agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
6 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
6 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Ujërat e Kosovës: Sfida dhe zgjidhjet e qëndrueshme sipas Profesor Hazir Çadrakut
Profesori bullgar Dimitar Keranov ligjëroi në UBT mbi të ardhmen evropiane të Kosovës dhe përvojën e Bullgarisë
Zgjerimi urban i Prishtinës analizohet shkencërisht në një temë masteri nga studentja e UBT-së, Eglantina Buja
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, bëhet zyrtarisht anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave
Ambasada amerikane e quan sukses të madh ushtrimin e përbashkët me Policinë
Simboli i Ujkut, FSK dëshmon nivelin e lartë të përgatitjes profesionale
Fotot më të fuqishme të vitit 2025
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë
Elezi: Për tri ditë janë shpërndarë me sukses 93% e pakove me fletëvotime për votimin me postë të diasporës
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
