Lajmet

​Papa shpreh shqetësime rreth pabarazive ekonomike, përmend edhe Elon Musk

Published

on

Papa Françesku, i njohur si Leo XIV në librin e ri të intervistave, ka shprehur shqetësime të thella rreth pabarazive ekonomike globale, duke përmendur drejtpërdrejt Elon Musk dhe mundësinë që ai të bëhet trilioneri i parë në botë.

Papa thekson se nëse arritja e këtij statusi është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe.

“Lexova lajmin se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Çfarë do të thotë kjo dhe për çfarë bëhet fjalë? Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe.”, tha ai.

Këto komente vijnë në kuadër të një interviste të gjatë për librin “León XIV: qyteti i botës, misioneri i shekullit XXI”, ku Papa diskuton një sërë temash, duke përfshirë nevojën për paqe, rolin e OKB-së, dhe sfidat e demokracisë.

Papa Leo XIV vë në dukje hendekun gjithnjë e në rritje midis niveleve të të ardhurave të klasës punëtore dhe atyre të më të pasurve, duke krahasuar fitimet e drejtorëve ekzekutivë të sotëm me ato të punëtorëve, të cilat sipas tij, janë gjashtëqind herë më të mëdha. Ai gjithashtu shpreh rezerva për demokracinë si një zgjidhje universale, duke sugjeruar se demokracia nuk është domosdoshmërisht një zgjidhje e përsosur për gjithçka.

Duke folur për konfliktin në Ukrainë, Papa u bëri thirrje aktorëve të ndryshëm të ushtrojnë presion për t’i dhënë fund luftës dhe për të gjetur mënyra paqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, transmeton RTSH.

Pastaj Leo XIV shton drejtpërdrejt: “Njerëzit duhet të zgjohen dhe të thonë: ka një mënyrë tjetër për ta bërë këtë”, domethënë, t’i japin fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës”.

“Unë besoj se aktorë të ndryshëm duhet të ushtrojnë presion të mjaftueshëm që palët në konflikt të thonë: mjaft, le të gjejmë një mënyrë tjetër për të zgjidhur mosmarrëveshjet tona.”

Ai gjithashtu pranoi se ende ka shumë për të mësuar në rolin e tij si Papë, veçanërisht në aspektin e udhëheqjes botërore.

Në fund të intervistës, Papa shprehu mbështetjen e tij për Perunë në Kupën e Botës, megjithëse është tifoz i Italisë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara