Lajmet

Papa Françesku: Vaksinohuni! Është një akt dashurie

“Të vaksinohesh, me vaksina të autorizuara nga autoritetet kompetente, është një akt dashurie”.

Published

on

Në një video mesazh për popujt në fushatën e vaksinimit kundër Covid, Papa Françesku fton të gjithë të vaksinohen.

“Falë Zotit dhe punës së shumë njerëzve sot ne kemi vaksina për të na mbrojtur nga Covid-19. Këto japin shpresën për t’i dhënë fund pandemisë, por vetëm nëse ato janë të disponueshme për të gjithë dhe nëse bashkëpunojmë me njëri-tjetrin”, tha ai.

Sipas kreut të Vatikanit, vaksinimi është një akt dashurie dhe një mënyrë e thjeshtë për t’u kujdesur për të tjerët.

“Të vaksinohesh, me vaksina të autorizuara nga autoritetet kompetente, është një akt dashurie. Dhe të ndihmosh për të siguruar që shumica e njerëzve të vaksinohen është një akt dashurie. Vaksinimi ndaj nesh është një mënyrë e thjeshtë por e thellë për të promovuar të mirën e përbashkët dhe për t’u kujdesur për njëri-tjetrin, veçanërisht më të prekshmit.”

Continue Reading

Bota

Shkollat ​​në Korenë e Jugut po mbyllen për shkak të rënies së popullsisë

Published

on

Shkollat në Korenë e Jugut po mbyllen për shkak të rënies së popullsisë dhe mungesës së nxënësve. Sipas të dhënave të qeverisë, 49 shkolla (38 shkolla fillore dhe pjesa tjetër shkolla të mesme dhe kolegje) janë të planifikuara për mbyllje këtë vit, një rritje e dukshme nga vitet e kaluara, duke kaluar nga 22 në 2023 në 33 në 2024.

Shumica e shkollave që do të mbyllen janë në zona rurale, me 88% të shkollave në këto rajone, përfshirë Provincën Jugore Jeolla, që ka numrin më të madh të shkollave të mbyllura (dhjetë). Zona më e populluar, Seuli, nuk ka shkolla që përballen me mbyllje, ndërsa Provinca Gyeonggi ka gjashtë shkolla që do të mbyllen. Shkollat fillore në zona rurale po përjetojnë sfida të mëdha për shkak të mungesës së regjistrimeve të reja./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohen dy të dyshuar për veprën penale ‘vrasje nё tentativё’, sekuestrohet një pistoletë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale penale ‘vrasje nё tentativё’.

Policia ka bërë me dije se në stacionin policor në Klinё, me datën 23 shkurt rreth orës 22:40, është njoftuar se nё rrugën “Ilir Merturi” ka tё shtёna me armё zjarri.

Policia ka njoftuar se menjëherë i është përgjigjur rastit, ku nё vendin e ngjarjes kanё hasur njёrin nga viktimat, i cili ishte i shtrirё dhe i lёnduar.

“I njëjti ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, gjithashtu edhe tre tё lënduarit tjerё janё dёrguar në Spitalin Rajonal nё Pejё. Tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjes nё drejtim tё panjohur, ku pas njё pune intensive tё njёsiteve policore, ёshtё arritur identifikimi dhe arrestimi i dy (2) personave tё dyshuar”, thuhet në njoftim.

Gjatё arrestimit janё gjetur dhe janë sekuestruar njё armё pistoletё M57, njё karikator i sё njёjtёs armë, pesё fishekё kal: 7.62mm, dy gёzhoja kal: 7.62mm, njё mjet i mprehtë (brisk).

Sipas njoftimit tё dyshuarit, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё prokurorit tё shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

Continue Reading

Lajmet

Rama ndan foto nga vizita e Presidentit të Emirateve të Bashkuara: Vendosëm piketa të reja bashkëpunimi

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mikpriti një ditë më parë në Tiranë, Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i cili vizitoi për herë të parë Shqipërinë si President i EBA, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë.

Rama ka publikuar në rrjetet sociale momente nga ceremoni mirëseardhjes në Pallatin e Brigadave, nga takimi kokë më kokë si dhe nga marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve.

Kryeministri e cilëson një vizitë historike, ardhjen për herë të parë në Shqipëri të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan.

Ai thekson se gjatë këtij takimi vendosën piketa të reja bashkëpunimi në një rrugë miqësie vëllazërore.

Në praninë e Kryeministrit Rama dhe Presidentit të EBA Mohamed bin Zayed Al Nahyan, u shkëmbyen marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit mes palëve, shkruan ATSH.

Në një ceremoni të posaçme u shkëmbye marrëveshja Kuadër për Veprim mes Masdar, TAQA, KESH dhe OST mes Zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe kryetarit të MASDAR, Sulltan Al Jaber.

Gjithashtu, u shkëmbye Letër Angazhimi për Projektin Albania Smart City ndërmjet “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë së Brendshme e Republikës së Shqipërisë, mes ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Kryetarit të “Presight AI Ltd”, Sulltan Al Jaber.

Continue Reading

Lajmet

Mali i Zi, regjimi i vizave rrezikon integrimin evropian

Published

on

Komisioni Evropian ka paralajmëruar Malin e Zi se mund të humbasë fonde nga Plani i Rritjes nëse nuk tërheq vendimet për ndryshimet në regjimin e vizave për vendet e treta deri në fund të shkurtit 2025. Ky paralajmërim erdhi pas faktit që Mali i Zi shtoi Bahrein në regjimin pa viza dhe ndryshoi statusin e Arabisë Saudite nga vizë sezonale në të përhershme. Për të përmbushur hapat e Agjendës së Reformës, Mali i Zi duhet të heqë dy vende nga regjimi i tij pa viza.

Qeveria e Malit të Zi ka mbrojtur vendimin e saj, duke theksuar se ky hap është në interes të zhvillimit ekonomik, veçanërisht për turizmin dhe investimet, dhe ka premtuar të punojë me BE-në për të gjetur zgjidhje që balancojnë interesat ekonomike dhe detyrimet për integrimin evropian.

Opozita e ka parë këtë veprim si një kërcënim për integrimin evropian të Malit të Zi, duke akuzuar partitë në pushtet për shkatërrimin e institucioneve shtetërore dhe sistemit të sigurisë.

Përveç kësaj, grupi studentor “Kamo Sjutra” ka ngritur padi për shpifje kundër Partisë Demokratike të Malit të Zi, duke akuzuar zyrtarët e partisë për akuzat të pavërteta ndaj organizatorëve të protestës studentore. Protestat vazhdojnë, me kërkesa për dorëheqjen e drejtuesve të sektorit të sigurisë pas një masakre në Cetinë, që la 13 të vdekur dhe 3 të plagosur. Protestat gëzojnë mbështetje të gjerë nga publiku i cili është i shqetësuar për ngadalësinë e reformave të policisë dhe problemet e tjera të brendshme të qeverisë./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara