Lajmet

Papa Françesku: Feja të mos përdoret për nxitje të konflikteve

Published

on

Papa Françesku paralajmëroi kundër përdorimit të fesë për të nxitur konflikte. Ky apel u bë në kuadër të një deklarate që ai nënshkroi me imamin e madh të Indonezisë, para mbajtjes së një meshe në Xhakartë.

papa

Nënshkrimi i deklaratës në xhaminë Istiqlal, ishte një prej hapave të fundit kyç të vizitës treditore të Françeskut në Indonezi, shtetin me popullsinë më të madhe myslimane në botë.

Harmonia fetare ka qenë në qendër të udhëtimit të papës. Në fjalimin në xhami, Françesku tha se “nëse shikojmë më thellë… ne do ta zbulojmë se të gjithë jemi vëllezër, të gjithë pelegrinë, të gjithë në rrugën tonë për te Zoti”.

Teksa paralajmëroi kundër përdorimit të fesë për të nxitur konflikte, ai po ashtu tha se kriza mjedisore është kërcënim ekzistencial për civilizimin njerëzor.

Gjatë vizitës në Indonezi ai u takua me udhëheqësit e gjashtë feve zyrtare në Indonezi.

“Ne duhet të marrim përgjegjësinë që të adresojmë me seriozitet krizat që kërcënojnë të ardhmen e njerëzimit, sikurse luftërat dhe konfliktet…. dhe krizat mjedisore, të cilat janë pengesë për rritjen dhe bashkëjetesën e popujve”, tha Françesku.

Gjatë vizitës së papës në xhaminë Istiqlal, kryemami Nasaruddin Umar lexoi pjesë të Kuranit dhe një vajzë e verbër një pjesë nga Bibla.

Kjo xhami gjendet përballë katedrales në Xhakartë dhe dy objektet janë të lidhura “nga tuneli i miqësisë”, si një simbol i vëllazërisë fetare.

Françesku vizitoi tunelin para se të takohej me kryeimamin. Françesku ka vizituar disa shtete me shumicë myslimane dhe më 2019 ai vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nënshkroi një dokument për vëllazëri mes popujve me imamin e madh të këtij shteti.

Në Indonezi, 242 milionë persona, apo 87 për qind e popullsisë janë myslimanë. Ndërkaq, afër 8 milionë, apo afër 3 për qind janë katolikë./REL

Lajmet

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, me ç’rast njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Published

on

By

Një grua është arrestuar në Lipjan nën dyshimin se ka shantazuar një burrë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, e njëjta dyshohet se veprën penale “Shantazh” ndaj viktimës e ka ushtruar për disa muaj me radhë.

E dyshuara, pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt. /E. A/

Continue Reading

Lajmet

Paradite mot i ngrohtë, pasdite priten reshje lokale e rrufe

Published

on

By

Të martën mbi vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, ku temperaturat minimale në orët e mëngjesit do të lëvizin nga 14°C deri në 17°C.

Ndërkohë, ato maksimale gjatë ditës pritet të ngrihen duke arritur nga 28°C deri në 32°C.

Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe perëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi prej 2 deri në 8 m/s.

Ndryshim i lehtë i motit parashihet gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, ku në vende-vende priten reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me shkarkime rrufesh. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Breshëri dëmton rreth 90% të të mbjellave në Istog

Published

on

By

Stuhia e fuqishme e breshërit që goditi komunën e Istogut ka shkaktuar dëme materiale në sektorin e bujqësisë.

Siç raporton RTK, vlerësimet fillestare të autoriteteve lokale tregojnë se rreth 90 për qind e sipërfaqeve të mbjella në këtë territor mund të jenë prekur nga moti i ligë.

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Istogut, Artan Gegaj, bëri me dije për RTKlive se, ndonëse ende nuk ka një bilanc përfundimtar, stuhia ka dëmtuar një pjesë të madhe të kulturave bujqësore.

Ai njoftoi se nga mëngjesi i së martës do të formohen komisionet përkatëse për të dalë në terren me qëllim evidentimin e saktë të dëmeve dhe identifikimin e fermerëve të prekur.

Sipas Gegës, Komuna e Istogut dhe kryetari Ilir Ferati do të angazhohen për t’u dalë në ndihmë fermerëve gjatë procesit të vlerësimit. Gjithashtu, ai i bëri thirrje Ministrisë së Bujqësisë për mbështetje emergjente, duke theksuar se “dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme”. /RTK/

Continue Reading

Të kërkuara