Lajmet

Panxhar me hudhër dhe vaj ulliri për tensionin dhe aneminë

Panxhari është një nga perimet më të shëndetshme të nëntokës.

Published

on

Ngjyra e kuqe e tij pasuron gatimet e kuzhinës shqiptare ndërkohë që vlerat shëndetësore e bëjnë panxharin një aleat të vërtetë të njeriut. Kjo perime fantastike ka efekte të mëdha në trajtimin e problemeve të shëndetit.

Panxhari, ashtu si edhe kjo sallatë që ju sugjerojmë më poshtë ndihmon me tensionin e lartë të gjakut, aneminë, tretjen, konstipacionit, lëkurën dhe ndihmon parandalimin e problemeve me veshkat dhe sëmundjeve të zemrës. Falë pasurisë së vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve, panxhari duhet konsumuar rregullisht. Mënyrat e gatimit të panxharit dhe përfshirjes së tij në receta të ndryshme janë tepër të larmishme. Në recetën e rekomanduar më poshtë do të mësoni se si të shijoni panxharin duke i kombinuar me hudhër dhe vaj ulliri.

Përbërësit:
-4 panxharë të përmasave mesatare
-1 lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër
-4-5 thelbinj hudhër të shtypur
-Lëngu i një limoni
-Kripë sipas dëshirës.

Përgatitja:
Pastrojini panxharët me një furçë kuzhine, lajini me ujë të bollshëm dhe më pas hidhini në një tenxhere. Mbulojini me ujë dhe lërini të zihen në zjarr mesatar. Për të kuptuar nëse janë zier plotësisht, ngulni një pirun dhe nëse panxharët janë të butë, hiqini nga zjarri. Pasi të jenë ftohur, mund të hiqni lëkurat e tyre, megjithatë kjo është sipas dëshirës. Prijini panxharët në feta të holla ose në katrorë. Në një tas të vogël përzieni hudhrën, vajin e ullirit dhe lëngun e limonit.

Fetat e panxharit vendosini në pjatancën e servirjes dhe sipër tyre shtoni pak kripë dhe lëngun e limonit me hudhër dhe vaj ulliri. Mbulojeni pjatancën dhe lërini fetat e panxharit të përthithin lëngun për të paktën gjysëm ore. Servireni pjatancën në temperaturë ambienti. Panxhari është një zhardhok që kombinohet shumë mirë me disa perime dhe barishte. Ai përshtatet me karrotën, qepën, rukolën, lakrën, selinonë, barishtet e qepëve, kastravecin, spinaqin dhe avokadon. Panxhari është partner i mirë edhe i gatimeve me mish. Këtu përfshihet mishi i derrit, viçit, patës dhe peshku./AgroWeb.

Lajmet

Kosova shënon 10-vjetorin e anëtarësimit në FIFA

Published

on

By

Sot futbolli i Kosovës feston një moment historik, 10-vjetorin e pranimit në FIFA, ditën kur Federata e Futbollit e Kosovës u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror.

Ky përvjetor jubilar shënon fundin e një rruge të gjatë plot sakrifca dhe fillimin e një epoke të re, duke kurorëzuar përpjekjet e shumë gjeneratave që e mbajtën gjallë futbollin tonë edhe në kohët më të vështira.

Në këtë ditë të veçantë, FFK ka kujtuar me mirënjohje të thellë kontributin e jashtëzakonshëm të legjendës Fadil Vokrri dhe të gjithë bashkëpunëtorëve që bënë të mundur këtë triumf diplomatik e sportiv.

Një falënderim i veçantë i është drejtuar edhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për mbështetjen dhe miqësinë e vazhdueshme që ka treguar ndaj Kosovës gjatë këtij rrugëtimi njëdekadash.

Sot, pas dhjetë vitesh, institucioni i futbollit është modernizuar, infrastruktura po zhvillohet vazhdimisht, ndërsa ekipet kombëtare dhe klubet tona po e përfaqësojnë me dinjitet shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke vazhduar përpara me krenari dhe përgjegjësi për të ardhmen e sportit më të popullarizuar në vend.

Continue Reading

Lajmet

Mrekullia pas 28 vitesh: 48-vjeçarja sjell në jetë binjakë pas një beteje të gjatë me infertilitetin

Published

on

By

Një nga rastet më emocionuese dhe sfiduese në karrierën e gjinekologut Sebajdin Gjini ka qenë ai i një gruaje 48-vjeçare, e cila arriti të bëhej nënë e binjakëve pas plot 28 vitesh përballje me infertilitetin.

Gjatë rrëfimit të tij në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, në Telegraf të mbështetur nga United Hospital, dr. Gjini tregoi se kjo shtatzëni ishte e një rreziku të lartë dhe kërkonte një përkushtim të jashtëzakonshëm mjekësor.

Ai shpjegoi se gruaja kishte kaluar pothuajse tri dekada në pritje të këtij momenti, derisa më në fund suksesi u arrit para dy vitesh, duke përfunduar me lindjen e foshnjave në terminin e paraparë.

Mjeku pranoi se procesi ishte i shoqëruar me ndjenjë frike dhe ankthi si nga ana e pacientes, ashtu edhe nga ana e tij si profesionist, pasi shtatzënitë në moshë të shtyrë klasifikohen automatikisht si raste me rrezik të shtuar.

Për të garantuar shëndetin e nënës dhe binjakëve, rasti u përcoll me monitorim të rreptë, vizita shumë të shpeshta dhe analiza të vazhdueshme të parametrave vitalë, duke bërë që kjo histori e gjatë vuajtjeje të mbyllej me fundin më të bukur të mundshëm./Telegrafi/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për dhunim

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar një person në Podujevë nën dyshimin për veprën penale të dhunimit.

Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur muaj më parë, ndërsa i dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se muaj më parë ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një person pa shenja jete në Fushë Kosovë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në Fushë Kosovë është gjetur një person pa shenja jete.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e personit, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjorë për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Continue Reading

Të kërkuara