Lajmet

“Pandemia s’ka mbaruar”, MSh-ja apel qytetarëve pas rritjes së rasteve me COVID-19 në botë

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Published

on

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes pasi sipas tyre pandemia s’ka mbaruar ende. Kjo pasiqë sipas tyre, në vende të ndryshme të botës janë regjistruar raste të shumta me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

“Kosova shënon këtyre ditëve numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19 dhe për më tepër, prej disa javësh, fatmirësisht, nuk ka as raste të vdekjeve nga kjo sëmundje. Por, në vende të ndryshme të botës, këtyre ditëve sërish janë regjistruar raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar. Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19. #Vaksinohu”, thuhet në njoftim.

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për vrasjet dhe plagosjet e sotme në Shkodër

Published

on

By

Policia shqiptare, ka arrestuar Ragip Gila, i dyshuar si autor të ngjarjes së rëndë në Shkodër, me dy të vrarë e tashmë dy të plagosur.

Nga të shtënat në një lokal në afërsi të Bashkisë Shkodër, mbeti i vrarë Armando Pali, 3 persona të plagosur, ndërsa njëri prej tyre s’u mbijetoi plagëve dhe vdiq në spital.

Vrasësi sipas abcnews.al, ishte në me maskë në kokë, në momentin që hyri në lokal dhe qëlloi me armë.

Pas ngjarjes, autori fillimisht ishte larguar me një automjet.

Ragip Gila sipas mediave shqiptare kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu.

Ai u kap më 6 dhjetor 2023 gjatë një operacioni policor, ku iu sekuestruan një armë gjahu, municion luftarak, 7 jelekë antiplumbë, doreza, maska dhe paruke të gjitha elemente që ngrejnë dyshime mbi përgatitjen për ngjarje kriminale.

Pavarësisht se ishte arrestuar për posedim të armëve dhe mjeteve të rrezikshme, Gila kishte arritur të rifitojë lirinë pak kohë më parë. Mëngjesin e sotëm, Shkodra u trondit nga një atentat me armë zjarri që la pas dy viktima, Armando Pali, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Geridon Kraja, i njohur si truproja i Erogen Vaso (Brajoviç) dhe u plagos Erogen Vaso (Brajoviç), shtetasja M. K., 25 vjeçe, kamariere në lokal./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​GAP: Kryetarët e komunave dhanë 1815 premtime, realizuan vetëm 918

Published

on

By

Instituti GAP ka publikuar raportin për nivelin e përmbushjes së premtimeve zgjedhore për mandatin 2021-2025 që kanë dhanë kryetarët e komunave në zgjedhjet e fundit lokale. Në bazë të raportit të tyre, kryetarët kanë dhënë 1815 premtime zgjedhore në fushatën elektorale, ndërkaq kanë zbatuar vetëm 918 sosh.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sipas raportit të GAP, në vitin 2021 ka dhënë 206 premtime zgjedhore, por për katër vjet ka realizuar vetëm 73 premtime. Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë 78 premtime, por ka realizuar 42 sosh. Ndërkaq kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë 109 premtime por i ka realizuar vetëm 55”, tha hulumtuesi i GAP, Bekim Salihu, në konferencë për media të hënën./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Raportohet për katër të vrarë në një sulm me armë zjarri në Jerusalem

Published

on

By

Të paktën katër persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në një sulm me armë zjarri në Jerusalem, njoftuan shërbimet e emergjencës, raporton BBC.

Shërbimi i ambulancës, Magen David Adom identifikoi të vdekurit, një burrë rreth të 50-ave dhe tre burra rreth të 30-ave. Pesë persona me plagë nga armë zjarri u dërguan në spitalet lokale, dhe disa të tjerë u plagosën nga xhamat e thyer, shtoi ajo.

Policia izraelite tha se sulmi ndodhi në kryqëzimin Ramot – i cili ndodhet në periferi veriperëndimore të qytetit. U tha se “dy terroristë u neutralizuan”.

Televizioni izraelit Channel 12 raportoi se personat e armatosur hipën në një autobus dhe hapën zjarr përpara se një ushtar t’i qëllonte. Nuk pati asnjë pretendim të menjëhershëm nga ndonjë grup i armatosur./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Trump: Gati për fazën e dytë të sanksioneve ndaj Rusisë

Published

on

By

I pyetur nga një gazetar në Shtëpinë e Bardhë të dielën nëse ishte gati të kalonte në “fazën e dytë” të sanksioneve kundër Rusisë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u përgjigj: “Po, jam”.

Presidenti amerikan nuk tha qartë nëse ishte i angazhuar ndaj një vendimi të tillë apo çfarë do të përfshinte faza e dytë, raporton The Guardian.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një emaili të dërguar të dielën ku pyetej për hapat që Trump po mendonte të ndërmerrte.

Trump tha të dielën në mbrëmje se “disa liderë evropianë do të vijnë në vendin tonë të hënën ose të martën individualisht” dhe se ai do të fliste së shpejti edhe me Vladimir Putinin.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian mund të vendosin “tarifa dytësore ndaj vendeve që blejnë naftë ruse”, duke e shtyrë ekonominë ruse në prag të kolapsit dhe duke e detyruar Vladimir Putinin të ulet në tryezën e negociatave. Kina është një blerës kryesor i eksporteve të energjisë ruse.

Trump ka vendosur një tarifë prej 50 për qind mbi mallrat indiane – zyrtarisht sepse India importon naftë ruse, megjithëse presidenti amerikan ka edhe pakënaqësi të tjera ndaj Indisë, të cilat raportohet se përfshijnë refuzimin e kryeministrit të saj për ta nominuar për çmimin Nobel të Paqes./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara