Lajmet

Pandemia “kurseu” Trustin, realizon më shumë se 71 milionë € kthim nga investimet

Published

on

Pandemia nuk ka ndikuar në rënien e të hyrave në Fondin e Kursimeve Pensionale, pasi që ka pasur një kthim të investimeve me vlerë prej 71 milionë euro.

Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se viti 2021 Trustin e ka gjetur në gjendje të mirë, por ai ka thënë se duhet të shikohet gjendja në tregjet financiare.

“Për fat të mirë, vitin e kaluar e kemi mbyllur pozitivisht me një kthim nga investimet më shumë se 71 milionë euro, edhe ky vit ka filluar pozitivisht, janarin e kemi me kthim pozitiv, por duhet parë se do të ec gjendja në tregjet financiare e ndërlidhur fort me çështjen e pandemisë me zgjidhjet që mund të bëhen me gjetjen e vaksinës së duhur për të luftuar virusin”, deklaroi ai.

Demi, tutje ka thënë se tani për tani nuk ekziston mundësia për tërheqje të parave të tjera për rimëkëmbke ekonomike, përveç 10%.

“Aktualisht legjislacioni në fuqi deri me datën 6 prill, mundëson tërheqjen e 10% edhe nuk ka ndonjë bazë ligjore për tërheqje të tjera, përveç tërheqjeve të zakonshme që janë pensionit të moshës 65 vjeç apo rastet e invaliditetit, apo rastet e vdekjeve”, shtoi ai.

Ai ka sqaruar se 70% të mjeteve aktualisht i kanë të investuara në tregjet ndërkombëtare.

“Aktualisht i kemi rreth 70% të mjeteve të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare në Kosovë, janë të investuara gati 30% ose gjenden në vend, edhe është shifra më e lartë që e kemi pasur ndonjëherë si shifra më e lartë që e kemi pasur brenda vendit duke qenë se mundësitë janë të kufizuara për të investuar në vendin tonë”, ka thënë Demi për EO.

Lajmet

Sekuestrohen armë dhe narkotikë në aksione policore në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe substanca narkotike në disa aksione të zhvilluara në Graqanicë, Ferizaj dhe Vushtrri.

Në Graqanicë, gjatë një tentimi për kontroll policor, një i dyshuar është larguar duke ikur nëpër oborre shtëpish dhe duke hedhur sende gjatë arratisjes. Në vendngjarje, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një fishek, si dhe një sasi të vogël të substancës së dyshuar narkotike. I dyshuari është arrestuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Në Ferizaj, njësitë policore kanë identifikuar një person të dyshuar për shitblerje të narkotikëve, i cili është larguar me veturë sapo ka vërejtur policinë. Në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar 188.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me vlerë rreth 2 mijë euro. I dyshuari është në kërkim policor dhe hetimet po vazhdojnë.

Në Vushtrri, është arrestuar një person tek i cili është gjetur një armë e gjatë M48 me tre fishekë. Arma është sekuestruar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Dy të arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese kapen dhe kthehen në qendër

Published

on

Në Lipjan, më 03.06.2026 rreth orës 21:28, është raportuar arratisja e dy personave nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, pasi zyrtarët korrektues kanë njoftuar për largimin e tyre nga institucioni.

Pas pranimit të informatës, janë ndërmarrë menjëherë veprime taktiko-operative nga autoritetet përkatëse me qëllim lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Si rezultat i veprimeve në terren, të dy personat janë identifikuar, janë kapur dhe më pas janë kthyer sërish në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan.

Rasti është menaxhuar nga institucionet përgjegjëse, ndërsa rrethanat e arratisjes mbeten nën trajtim.

Continue Reading

Lajmet

Një polic u vra dhe një tjetër u plagos në Maliq të Shqipërisë

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, në Shqipëri, ku një efektiv policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni të forcave të rendit.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar i sulmit është kapur i plagosur. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore dhe grupet hetimore, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Autoritetet pritet të japin detaje shtesë lidhur me dinamikën e incidentit dhe identitetin e personave të përfshirë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Maliq.

Rama njoftoi se polici i vrarë në krye të detyrës, Enea Mekolli, do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”, ndërsa shprehu ngushëllimet për familjen e tij dhe uroi shërim të shpejtë për efektivin tjetër të plagosur gjatë aksionit.

“Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në malet e Korçës, ka humbur jetën një efektiv policie dhe është plagosur një i dytë. Ndërkohë, pasi hapi zjarr ndaj tyre, u plagos dhe u kap edhe krimineli”, ka shkruar Rama.

Kryeministri theksoi se autori duhet të përballet me ndëshkimin maksimal të parashikuar nga ligji dhe vlerësoi angazhimin e Policisë së Shtetit në luftën kundër kriminalitetit.

“Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër. Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që nuk do të ndalet asnjëherë në misionin e saj”, u shpreh Rama.

Foto: Balkanweb.com

Continue Reading

Lajmet

Dyshime për 338 euro të falsifikuara në Prishtinë

Published

on

Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, është iniciuar një rast për falsifikim të parasë në Prishtinë, pas ekspertizës së kryer nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë.

Në konsultim me prokurorin, më 3 qershor 2026 është hapur rasti pasi ekspertiza ka konstatuar se 338 euro në monedha dhe kartëmonedha të ndryshme dyshohet se janë të falsifikuara.

Paratë e dyshuara ishin dorëzuar në polici më 8 gusht 2024 nga një zyrtare e një banke private.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë nga ekipet përkatëse me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.

Continue Reading

Të kërkuara