Lajmet

​Pandeli Majko shpallet “Qytetar Nderi” i Rahovecit

Published

on

Për kontributin e tij të çmuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, në 25-vjetorin e çlirimit të komunës së Rahovecit, kryetari Smajl Latifi e ka shpallur qytetar nderi ish-kryeministrin e Shqipërisë, Pandeli Majko.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, i emocionuar për lëvdatat që u thanë ndaj tij, është shprehur se detyra e tij ishte të mos tradhtonte vetën, kombin dhe Kosovën. Sipas tij, kontributi i Majkos nuk krahasohet me ushtarët e UÇK-së që dhanë gjënë më të shtrenjtë, jetën.

“Nuk mendoj se ato që i kam bërë mund të krahasohen me ato që kanë bërë ushtarët e UÇK-së që kanë dhënë gjënë më të shtrenjtë që është jeta. Detyra e kryeministrit ishte mos të tradhtonte vetën, kombin dhe Kosovën. Ishte një gjest simbolik pasi isha dhe jam i bindur se ShBA, Britania e Madhe dhe NATO nuk na kanë lënë, as nuk do të na lënë sepse me luftën e Kosovës ka qenë jo vetëm fitore..”, është shprehur Majko.

Ndërsa kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se Majko ishte njeriu i duhur në kohën dhe momentin e duhur për Kosovën dhe popullin e saj.

“Që nga viti 1913 popullata e kësaj ane ka përjetuar dhunë sistematike. Populli i kësaj ane që është shtyrë dhunshëm drejt asimilimit. Humbëm shumë njerëz, gjaku i të cilëve forcon themelet e lirisë që e kemi sot. Duke qenë në krye të qeverisë zotëri Majko i mblodhi krerët pas masakrës së Reçakut dhe ju tha atyre ‘kur serbët na vrasin ne bashkohemi’. Qeveria shqiptare duke shprehur shqetësimin e saj, kërkon një ndërhyrje sa më të shpejtë në Kosovë. Gjithashtu, kanë nënshkruar një dokument sekret, ku Majko merr përsipër furnizimin e UÇK-së me armatim. Majko, ishte njeriu i duhur në kohën e duhur dhe në momentin e duhur. Kosova mbetet çështje e zemrës për atdhetarin Pandeli Majko. Qëndrimi i tij i prerë e ka rritur krenarinë tonë kombëtare”, ka thënë Latifi.

Gjithashtu ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj ka shtuar se nën drejtimin e Majkos mijëra shqiptarë nga Kosova u strehuan në Shqipëri. Malaj ka shtuar se ai ka pasur një rol kyç në intervenimin e NATO-s në Kosovë.

“Rahoveci si shumë vende tjera në Kosovë ka treguar se fuqia dhe vendosmëria e njerëzve se tan është e pamposhtur, Dëshmi e forcës dhe rezistencës së popullit. Kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë sakrifica e të cilëve nuk do të harrohet kurrë. Ish kryeministri shqiptar, Pandeli Majko ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbështetjen e Kosovën në momentet më të brishta. Ka qenë një zë i fuqishëm dhe një mik i madh i cili vazhdon të jetë një mik i Kosovës. Nën drejtimin e tij Shqipëria priti qindra e mijëra shqiptarë të Kosovës. Luajti një rol kyç në intervenimin e NATO-s në Kosovë. Kontributi i tij nuk do të harrohet asnjëherë”, ka shtuar Malaj.

Edhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka falënderuar Majkon për kontributin e tij gjatë luftës. Ai ka theksuar se Majko ka nderuar popullin e Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Na keni nderuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Po shënojmë çerek shekulli nga liria jonë. Rahoveci e ka nderuar vetën në mënyrën më të mirë sepse ka zgjedhur Majkon për qytetarë nderi. Falënderoj Majkon, urime me meritë faleminderit”, ka theksuar Haradinaj.

Pas seancës solemne të Kuvendit Komunal të Rahovecit, kryetari Latifi së bashku me ish kryeministrin e Shqipërisë Majko, ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Malaj dhe kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj kanë vizituar kullën e heronjve të Rahovecit “Toni dhe Mici”, kanë përuruar emblemën e UÇK-së dhe vizituar kompleksin memorial në Gradish.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara