Lajmet

Pakistani merr dërgesën e parë të naftës së papërpunuar ruse

Kështu shkroi ai në Twitter.

Published

on

Kryeministri Shehbaz Sharif thotë se dërgesa e parë pakistaneze e naftës bruto ruse me zbritje ka mbërritur në Karaçi.

“Kam përmbushur një tjetër nga premtimet e mia për kombin. I lumtur të njoftoj se ngarkesa e parë ruse e naftës së papërpunuar me zbritje ka mbërritur në Karaçi”, shkroi Sharif në Twitter.

“Ne po ecim hap pas hapi drejt prosperitetit, rritjes ekonomike dhe sigurisë së energjisë dhe përballueshmërisë. Kjo është ngarkesa e parë e naftës ruse në Pakistan dhe fillimi i një marrëdhënieje të re midis Pakistanit dhe Federatës Ruse”, shtoi ai.

Me këtë blerje, Rusia fitoi një treg të ri të naftës dhe shtoi shitjet e saj në Indi dhe Kinë./UBTNews/

Lajmet

Prishtina hap procesin e digjitalizimit nëpër shkolla, Rama: Panele digjitale dhe Inteligjencë Artificiale për kushte më të mira edukative

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka nisur procesin e digjitalizimit nëpër shkolla, me një ceremoninë të mbajtur në shkollën fillore “Dardania”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, theksoi se deri në fund të vitit do të instalohet një sistem digjital në të gjitha klasat, duke përfshirë panele digjitale dhe qasje në kutikulën digjitale për studentët.

Kemi filluar instalimin e paneleve digjitale, që të cilat tash po instalojmë në shkollë Dardania’, vazhdojmë të instalojmë në shtatë shkolla të tjera. Deri fund të vitit pretendojmë me instaluar nëpër të gjitha klasat, kjo është pjesë e zhvillimit të programit tonë. Të gjithë studentët tashmë kanë qasje në kutikulën digjitale që i lehtëson shumë edhe problemet që kanë pasur më parë, deklaroi kryetari”, tha ai.

Rama shtoi se procesi përfshin gjithashtu implementimin e Inteligjencës Artificiale në shkolla dhe instalimin e sensorëve për monitorimin e cilësisë së ajrit, me qëllim që të sigurohen kushte optimale për nxënësit.

Ai e vlerësoi këtë projekt si një hap të rëndësishëm në avancimin e sistemit arsimor në kryeqytet.

Kemi një sistem të avancuar në shkollat e kryeqytetit tashmë me panele të mençura, jemi duke punuar që ta implementojnë edhe Inteligjencën Artificiale si pjesë e zhvillimit edukimit në të gjitha shkollat e kryeqytetit. Në të gjitha shkollat synojmë që të instalojmë sensor që përveç këtyre zhvillimeve për nxënësit të kemi monitorimin edhe të ajrit që në të gjitha klasat të jetë në nivelit të duhur që me mundësuar të nxënësit të kenë kushtet sa më të mira”, ka theksuar Rama.

Continue Reading

Lajmet

Regjistrohen disa raste me fruth në Kosovë – IKSHPK thirrje që të vaksinohen fëmijët

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetësi Publike të Kosovës (IKSHPK), u ka bërë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët kundër fruthit, shytave dhe rubellës.

IKSHPK ka njoftuar se gjatë këtij viti janë regjistruar disa raste sporadike me fruth në vendin tonë.

Në kuadër të mbrojtjes së shëndetit publik dhe me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse dhe ruajtjes së shëndetit të fëmijëve, është shumë e rëndësishme që të siguroheni që fëmijët e juaj të jenë të vaksinuar me vaksinat MMR (fruthi, shytat dhe rubella). Gjatë këtij viti (periudha janar-mars 2025) janë regjistruar disa raste sporadike me fruth në vendin tonë, ndërkohë që vaksina mbetet mënyra më e sigurt për parandalimin e rasteve të reja”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka dhënë edhe informacione për vaksinën MMR që merret në këto raste.

Vaksina MMR jepet për të parandaluar fruthin, shytat dhe rubellën. Ajo është e sigurt dhe e efektshme dhe është një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur fëmijët nga këto sëmundje. Kur duhet të vaksinohen fëmijët? Vaksina MMR, sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit, jepet në dy doza: Doza e parë në moshën 12-15 muaj dhe doza e dytë në moshën 5-6 vjeç”, njofton IKSHPK.

IKSHPK thekson se fëmijët të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë arritur që ta marrin vaksinën sipas Kalendarit të rregullt, mund të vaksinohen në çdo kohë, duke qenë se vaksina mund të jepet edhe pas moshës 6 vjeçe.

Është e rëndësishme që fëmija ta kompletojë serinë e vaksinimit duke i marrë të dy dozat e vaksinës MMR, për ta siguruar mbrojtjen e plotë”, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

IKSHPK shton se për shkak të rasteve të fundit të fruthit në vend dhe në shtetet fqinje, është thelbësore që çdo fëmijë të jetë i vaksinuar, për të parandaluar shpërthime të mundshme dhe për të siguruar shëndetin e tyre dhe të fëmijëve të tjerë.

Vizitoni Qendrën e Mjekësisë familjare më të afërt, aty mund ta vaksinoni fëmijën. Të gjithë fëmijët që janë të vaksinuar me vaksinat MMR janë të mbrojtur nga këto sëmundje ngjitëse, dhe ndihmojnë kështu në parandalimin e përhapjes së tyre”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Konfirmohet gripi i shpendëve në Shqipëri, një fermë në karantinë, ndalohen vezët e mishi i saj

Published

on

By

Ministria e Bujqësisë në Shqipëri ka njoftuar se është konfirmuar me anë të testit RT-PCR sëmundja e Influencës Aviare, tipi H5N1, apo siç njihet si gripi i shpendëve.

Për të marrë masa shtesë, Ministria e Bujqësisë atje ka vendosur në karantinë një fermë të pulave në fshati Maliq Muҫo, Njësia Administrative Rashbull.

Në këtë fermë janë raportuar raste të ngordhjes së shpendëve dhe raportohet se autoritetet kanë ndaluar vezëve dhe mishin në këtë fermë dhe se nuk do lejohen që produkte të dalin në treg.

Continue Reading

Lajmet

Vendoset gurthemeli i çerdhës së re në Gjilan, investim i MASHTI-t në vlerë prej rreth 855 mijë euro

Published

on

By

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavcin dhe Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin, vendosën gurthemelin e çerdhes së re në Gjilan.

Gurthemeli i çerdhës, e cila është e gjashta në komunën e Gjilanit në këtë mandat të Qeverisë, arrin koston e shumës rreth 855 mijë euro. Me afër 900 metra katrorë, kjo çerdhe ka kapacitet për 80 fëmijë dhe punimet e këtij projekti parashihen të përmbyllen për 12 muaj.

Me këtë rast tha se ky është lajm i mirë për Komunën e Gjilanit, për fëmijët dhe prindërit, pasi para qeverisjes aktuale, ka munguar kujdesi për fëmijët në kuptimin institucional dhe social.

Kur e kemi marrë pushtetin ekzekutiv, kemi ardhur në qeverisje të këtij vendi të cilin e kemi realizuar pas fitores së madhe të shkurtit të vitit 2021 nuk e kemi gjetur asnjë çerdhe në Gjilan të finacuar nga MASHTI. Gjithashtu, kur ka ardhur në pushtet ekzekutiv në Gjilan, Alban Hyseni, kur ka fillu qeverisja e mirë në komunën e Gjilanit, pas zgjedhjeve të vjeshtës së vitit 2021, këtu nuk ka pasur kujdes për fëmijët as në kuptimin institucional dhe as në kuptimin social. Prandaj, është ditë e lumtur për të gjithë qytetarët e Gjilanit”, tha ai.

Me këtë rast, kryeministri përgëzoi qytetarët, deputetët e pranishëm dhe aktivistët, për këtë ditë të shënuar në vendosjen e gurthemelit për çerdhen e gjashtë në komunën e Gjilanit.

Continue Reading

Të kërkuara