Lajmet

Pakistani arreston liderin e Al-Kaedës

Published

on

Zyrtarët pakistanezë kundër terrorizmit kanë arrestuar një udhëheqës të Al-Kaedës, Amin ul Haq, i cili figuron në listën e të sanksionuarve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Atë e përshkruan si një bashkëpunëtor të ngushtë të të vdekurit Osama Bin Laden, organizatorit të sulmeve të 11 shtatorit në SHBA.

Arrestimi erdhi në periudhën kur departamenti kundër terrorizmit në provincën e famshme të Punjabit nisi një hetim kundër Haqit.

Sipas njoftimit, ai bën pjesë në listën e terroristëve të OKB-së./UBTNews/

Lajmet

ShBA-ja e mbështet Gjykatën Speciale: I gjykon krimet e luftës, një rast i madh e përfshin ish-kreun e shtetit

Published

on

By

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të qarta në përkrahjen për Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë. Madje, për ShBA-në nuk ka dilema se Gjykata Speciale, siç zakonisht i referohet këtij institucioni në Kosovë, po gjykon krimet e luftës dhe “po ashtu po kontribuon në vendosjen e shtetit të së drejtës brenda Kosovës”.

Beth Van Schaack, ambasadore amerikane për Drejtësinë Penale Globale, ka theksuar përkrahjen e ShBA-së për Gjykatën Speciale gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë. Për më shumë, ajo vlerësoi se është “jashtëzakonisht e rëndësishme” që të vazhdohet mbështetja për këtë institucion nga ana e komunitetit ndërkombëtar.

Në këtë bashkëbisedim, Uk Lushi, ish-ushtar i Batalionit “Atlantiku” të UÇK-së, e pyeti për qëndrimin rreth Gjykatës Speciale. Ajo tha se ShBA-ja ka qënë përkrahëse e Gjyktës Speciale, “e cila në thelb është një gjykatë kosovare”.

Ne kemi qenë prej kohësh përkrahës të Dhomave të Specializuara të Kosovës, e cila në thelb është një gjykatë kosovare, por e ndodhur jashtë territorit, në Hagë. dhe përfiton nga një model hibrid, ku një numër i ekspertëve ndërkombëtarë janë duke shërbyer në pozita kyçe në atë institucion. Kështu për shembull, kryeprokurorja, Kim West, është juriste e Shteteve të Bashkuara. Ne e kemi dërguar atë, në thelb, për ta mbështetur punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës” – tha ajo, transmeton Nacionale.

Van Schaak ka përmendur edhe rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, ndonëse jo me emër.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të vazhdojmë ta mbështesim atë institucion si komunitet ndërkombëtar. Është duke gjykuar krimet nga lufta në Kosovë, por po ashtu po kontribuon në vendosjen e shtetit të së drejtës brenda Kosovës. Dhe kështu ne po bëjmë atë që mundemi për të mbështetur atë institucion ndërsa ai vazhdon punën e tij. Është një rast i madh që po ecën përpara, i cili përfshin ish-kreun e shtetit, por ka edhe një sërë rastesh të tjera, duke përfshirë çështjet që përfshijnë përpjekje për të minuar administrimin e drejtësisë. Dhe kjo përfshin rastet që përfshijnë ngatërrimet e mundshme me dëshmitarë ose frikësimin e dëshmitarëve” – tha ajo, transmeton Nacionale.

Tutje, në pikëvështrimin e zyrtares amerikane, Gjykata Speciale kontribuon në “ndërtimin e një shteti të së drejtës”.

Dhe kështu këto raste janë po aq të rëndësishme, sepse ato kanë të bëjnë me ndërtimin e një shteti të së drejtës dhe një sistemi gjyqësor që është në gjendje të funksionojë pa iu nënshtruar presionit të jashtëm nga individë apo subjekte që nuk do të donin t’i shihnin këto çështje të ecin përpara”, tha ambasadorja Van Schaack.

Sjellim ndër mend që gjykimi për krime lufte ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, është duke vazhduar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Continue Reading

Lajmet

Kosova nën masa dhe kushtëzime shtesë për shkak të dialogut

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia përparim në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, i cili proces, siç tha ai, nuk është duke vazhduar ashtu siç e mbështet aleanca e NATO-s.

Në një prononcim për media, Rutte, u shpreh i kënaqur me përpjekjet e Gjermanisë për të afruar vendet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, siç ishte takimi në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe fakti që dialogu Prishtinë-Beograd, të cilin e mbështesim, nuk po ec përpara siç do të dëshironim. Jam shumë i kënaqur me takimin që u mbajt në Berlin këtë javë nën udhëheqjen e kancelarit Scholz ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse e di që Gjermania po punon veçanërisht shumë për ta afruar atë grup me BE-në, afër NATO-s, për ata që nuk janë ende në NATO”., tha Rutte

Dinamikë të re në proces të dialogut kërkoi edhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, gjatë Samitit të Procesit të Berlinit. Ai përsëriti se e ardhmja evropiane e Kosovës dhe Serbisë lidhet me rezultate në dialog.

Trysnia e bashkësisë ndërkombëtare për përparim në dialog, sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, duhet të bëhen mbi Serbinë, si palë destruktive në procesin e dialogut.

‘’Procesi i dialogut ndodhet në një udhëkryq për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të Serbisë e cila refuzon të nënshkruaj marrëveshjen bazë të Brukselit, refuzon ta zbatojë atë dhe angazhohet për ta shkelur atë. Kjo marrëveshje është shkelur tashmë disa herë nga ana e Serbisë, ndërkohë që nuk kemi pasur reagim të vendosur, të drejtpërdrejtë të BE-së si fasilitues i këtij procesi. Nuk mund të paguaj Kosova çmimin e destruktivitetit të Serbisë”, tha Rrustemi.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka paralajmëruar kushtëzime shtesë për Kosovën dhe Serbinë sa i përket përfitimeve të mjeteve financiare nga plani i rritjes i BE-së.

Sipas zëdhënëses së BE-së, Ana Pisonero, ndarja e këtyre mjeteve e që për Kosovën janë paraparë rreth nëntë milionë euro, do të bëhet vetëm pas vlerësimit të Shërbimit të Jashtëm të BE-së, i cili ka nën mbikëqyrje edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo që mund të them është që këto parakushte do të vlerësohen nga Komisioni përpara pagesave, dhe do të llogarisim rolin dhe kontributin e Shërbimit të Jashtëm të BE-së”., tha Pisonero.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian, po i mban në fuqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës pavarësisht se Qeveria konsideron se janë plotësuar të gjitha kushtet për heqjen e tyre.

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, tha se ndërlidhja e dialogut me përfitimet nga fondi i BE-së dhe mos heqja e masave ndëshkuese thellon padrejtësinë ndaj Kosovës.

‘’Ndërlidhja është e gabueshme. Masat kanë qenë të padrejta që në fillim. Masat duhet të hiqen sa me parë sepse Kosova është palë konstruktive. Plani i rritjes së BE-së është mbi bazën e reformave. Kosova ka dorëzuar planin e reformave dhe ato janë miratuar nga BE-ja dhe mendoj se ndërlidhja e Planit të Rritjes duhet të bëhët në raport me përmbushjen e reformave, nuk duhet të devijohet kriteri në një proces që nuk varët vetëm nga Kosova.”, tha Rrustemi.

Përparim në proces të dialogut po kërkon edhe SHBA-ja. Ambasadorja e SHBA-së në NATO, Julianne Smith, tha të mërkurën se institucionet e Kosovës i kanë të qarta thirrjet se nevojitet investim më i madh në dialog në mënyrë që Kosova të jetë pjesë e programit për Partneritet për Paqe në kuadër të NATO-s.

Ne, gjithsesi, e vlerësojmë programin e Partneritetit për Paqe. Jemi të kënaqur që kemi parë interes të madh nga Kosova për t’iu bashkuar Partneritetit për Paqe. Por mendoj se miqtë tanë në Kosovë i kanë dëgjuar thirrjet tona të zëshme dhe të qarta. Ne duam që ata të vazhdojnë të investojnë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian“., tha Smith.

Continue Reading

Lajmet

KQZ me njoftim të rëndësishëm për zgjedhjet e 9 shkurtit: Votimi me kusht nuk do të lejohet në çdo qendër votimi

Published

on

By

Ligji i ri për Zgjedhjet e Përgjithshme i miratuar në vitin 2023 ka bërë disa ndryshime thelbësore edhe për procesin e votimit me kusht në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Ky lloj votimi, sipas KQZ-së, nuk do të bëhet i mundur në çdo Qendër Votimi ashtu siç ishte në proceset e kaluara zgjedhore. Ky lloj votimi, do të mundësohet vetëm në qendrat e votimit të cilat do t’i caktojë KQZ-ja.

Ky ndryshim i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme është prezantuar me anë të një videomesazhi nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme i miratuar në vitin 2023 ka bërë disa ndryshime lidhur me votimin me kusht. Votimi me kusht është i mundur sërish, por ky lloj votimi nuk do të mundësohet në çdo Qendër Votimi ashtu siç ishte në proceset e kaluara zgjedhore. Në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, KQZ do të caktojë Qendrat për Votim me Kusht. Lista e tyre do të publikohet në ueb faqen e KQZ-së dhe mjetet tjera të informimit”, thuhet në videon informuese të prezantuar nga Elezi.

Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të cilat janë mbajtur më 14 shkurt 2021, numri i Qendrave të Votimit në 38 komunat e Kosovës ishte 888 Qendra Votimi dhe në secilën prej tyre ishte i mundur votimi me kusht./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

KEK-u jep detaje për zjarrin në Kosova A

Published

on

By

Korporata Energjetike e Kosovës KEK njofton opinionin se nuk ka vend për shqetësim në lidhje me operimin dhe sigurinë në njësitë e TC Kosova A.

Sipas zyrës për informim në KEK, njësia A4 është ndalur për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve, dhe është shkyçur nga puna në mënyrë të rregullt.

Ekipet e mirëmbajtjes janë angazhuar që nga momenti i ndaljes së njësisë dhe po punojnë për sanimin e gjendjes, me qëllim që njësia të kthehet në operim sa më shpejt. Zjarri i raportuar në media ka ndodhur jashtë njësisë A4 dhe I njëjti është lokalizuar dhe fikur në kohë optimale nga zjarrfikësit”, thuhet tutje.

Korporata Energjetike e Kosovës fton të gjitha mediat dhe palët e interesit që në raste të tilla të kërkojnë informacione zyrtare nga KEK, për të evituar krijimin e panikut përmes lajmeve të pavërteta.

Kjo është e rëndësishme për të siguruar që opinioni publik të jetë i informuar saktë”, ka thënë KEK-u.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala përmes një video në rrjetin social Facebook, ka thënë se ka eksploduar kazani në Termocentralin Kosova A, Blloku A4./UBTnews/

Continue Reading

Të kërkuara