Kuriozitete

Pak para se të vdiste, gruaja ua ndaloi familjarëve pjesëmarrjen në varrim

Published

on

Grindjet familjare janë nga më të ndryshmet, por së fundmi raportohet se një grua ka mbajtur inat me familjen edhe pasi ka ndërruar jetë.

Siç është raportuar nga The Daily Star, Maria Paz Fuentes Fernandez, një grua nga Spanja, është bërë virale pas vdekjes së saj më 2 qershor, pasi ajo përdori nekrologjinë për të ndaluar të afërmit e saj që të merrnin pjesë në varrimin e saj.

Botuar në gazetën El Progreso në Lugo, Galicia, nekrologjia lexonte: “Që kur familja ime nuk është më gjaku im, unë deklaroj në testamentin tim të fundit që vetëm njerëzit e përmendur më poshtë mund të marrin pjesë në varrimin tim”.

Maria, mosha e së cilës nuk është dihet vazhdoi duke renditur 15 emra të njerëzve që ishin ftuar në funeralin e saj.

Ajo shtoi: “Për të gjithë të tjerët që nuk u kujdesën kurrë gjatë jetës sime, unë dua që ju të vazhdoni të jetoni larg meje, ashtu si ishit më parë”.

Shumë njerëz kanë komentuar nekrologjinë në internet në Twitter, me disa që e quajnë gruan “trime” për të qenë kaq e sinqertë në momentet e saj të fundit. Por kishte edhe prej atyre që menduan se nekrologjia ishte një “turp”.

Burimi: KlanKosova

Kuriozitete

E bëjmë të gjithë këtë veprim, pse ora vendoset në dorën e majtë?

Published

on

Kur e blejmë si aksesor menjëherë e vendosim në dorën e majtë. Bëhet fjalë për orën por si fillim po ju japim një informacion në lidhje me këtë. Ora e parë e dorës u shfaq në shekullin e 19-të. Ishte në vitin 1810, kur Mbretëresha Carolina Murat, një nga motrat e Napoleon Bonapartit, porositi për të një byzylyk në të cilin ishte montuar gjithë mekanizmi i një ore.

Në shekullin e ardhshëm, orët e dorës u bënë të njohura në vende të ndryshme, duke u ofruar njerëzve një mënyrë praktike për të veshur një artikull në modë. Gradualisht, pati zhvillime të rëndësishme në zhvillimin dhe funksionimin e orëve.

Sa i përket arsyes se pse e mbajmë orën në dorën e majtë, ne do ju tregojmë se çka realisht fshihet prapa kësaj teme.

Në veçanti, është vërtetuar se e mbajmë orën në dorën që nuk e përdorim aq shumë. Mendoni për këtë dhe kur shkruani në një fletore, do të duhet të mbani me vete orën e dorës sa herë që lëvizni, gjë që pa dyshim do të ishte e pakëndshme.

Kështu, ne jemi mësuar t’i shohim orët në dorën tonë “më të palëvizshme” dhe për këtë arsye është e çuditshme t’i shohim në anën e djathtë, edhe nëse dikush është mëngjarash. /UBT News/

 

 

 

Continue Reading

Kuriozitete

Pse fëmijët i mësojnë gjuhët e huaja më lehtë?

Published

on

Mësimi i një gjuhe të re është një proces bukur i vështirë që truri e përthith më lehtë në vitet e para të jetës. Studimet kanë zbuluar se fëmijët kanë aftësi unike për të mësuar gjuhë të huaja për shkak të elasticitetit të trurit gjatë fëmijërisë e ky fenomen është i njohur si “dritarja e gjuhës.

Gjatë kësaj periudhe, truri i fëmijëve është i ndjeshëm ndaj tingujve, strukturave e rregullave gramatikore të gjuhëve të ndryshme, duke e përthithur informacionin më lehtë e kjo ndjeshmëri e trurit ndaj gjuhëve zvogëlohet gradualisht pas moshës 7-10 vjeç, dhe kjo gjë e bën më sfiduese për të rriturit që të mësojnë dhe të mbajnë mend strukturat e gjuhëve të tjera. Shumë ekspertë e shpjegojnë këtë ndryshim si një pasojë të specializimit të trurit.

Me rritjen e fëmijës, truri fokusohet në njohuritë e konsoliduara, duke zvogëluar fleksibilitetin për të përvetësuar struktura të reja gjuhësore, e një tjetër faktor që ndikon në aftësinë e fëmijëve për të mësuar gjuhë është ekspozimi intensiv ndaj stimujve të rinj dhe përvojave të ndryshme gjatë fëmijërisë.

P.sh, fëmijët që dëgjojnë dy a më shumë gjuhë që nga lindja kanë mundësi të zhvillojnë shkathtësi natyrale në të dyja gjuhët, e të rriturit duhet të ndjekin kurse të strukturuara dhe të praktikojnë intensivisht për të arritur të njëjtin nivel.

Kjo periudhë e hershme është ideale jo vetëm për mësimin e gjuhëve, por dhe zhvillimin e aftësive tjera njohëse, duke përfshirë aftësinë për të zgjidhur probleme e të menduarit kreativ. Prindërit që kanë mundësi të ekspozojnë fëmijët ndaj më shumë se një gjuhe, mund të nxisin zhvillimin e tyre gjuhësor dhe njohës.

Pas fëmijërisë, ndonëse mësimi i gjuhëve mbetet i mundur, ai kërkon më shumë përkushtim dhe përpjekje, sepse truri tashmë është adaptuar ndaj një strukture të caktuar gjuhësore dhe është më pak fleksibil ndaj të rejave. /UBT News/

 

 

 

 

Continue Reading

Kuriozitete

Çfarë tregon ngjyra e syve për personalitetin tuaj?

Published

on

Mund të keni dëgjuar shpesh kur thuhet se sytë janë pasqyra e shpirtit të një njeriu, por a mund të jetë e vërtetë kjo? Ndoshta edhe juve ju ka shtyrë kureshtja të shihni përtej ngjyrës së syve të dikujt. Prandaj, në artikullin e mëposhtëm, do t’i kuptoni disa karakteristika të karakterit të personave bazuar në ngjyrën e syve të tyre.

Ngjyra blu, është ngjyra e syve e dytë në radhë, sa i përket përhapjes në botë e thuhet se personat e tillë, kanë një fuqi speciale për t’i joshur të tjerët. Ndoshta është për shkak të zgjuarsisë së tyre që nuk mungon, për shkak të paqes së valëve të detit që duket sikur të shpaloset përpara syve kur sheh një person me sy bojëqielli, por ajo që ka rëndësi është që kurrë mos guxo të konkurosh për të fituar zemrën e dikujt me një person me sy bojëqielli. Ke për të humbur!

Ngjyra jeshil, gjithçka që dihet për personat me sy të tillë, është se janë specialë. Është ngjyra më e rrallë më e përhapur në botë. Persona të tillë janë enigmatikë. mund të kalosh shumë kohë me ta e mos të arrish t’u nxjerrësh ndonjë informacion që vetë nuk duan ta tregojnë. E rëndësishme është që, nëse pranë vetes mban persona me sy në ngjyrë jeshile, dije se ata do të të ndryshojnë botëkuptimin tënd në debatet me ta. Duket sikur të bëjnë magji me sytë e tyre.

Ngjyra kafe e errët, ngjyra kafe e syve është më e përhapura në botë, 55% e popullatës e ka, por kjo nuk do të thotë se duke pasur sy kafë, nuk je special. Ata janë të zakonshëm në këtë aspekt, përpiqen të jenë sa më ndryshe në aspektet tjera të karakterit, kanë aftësi të mira flirtimi dhe janë persona me stil në të veshur.

Ngjyra kafe e hapur, ngjyrë e përhapur, nuk arrihet të bëhet dallimi mes dy formave të ngjyrës kafe. Ajo që ka rëndësi, është se persona të tilla kanë shpirt të mirë dhe mbahen si bindës. Femrat me sy kafë të çelët kanë fuqinë t’i bëjnë meshkujt të gjunjëzohen para tyre për shkak të vetëbesimit të lartë që kanë.

Ngjyra e zezë, persona të tillë do të donte t’i kishte kushdo në familje, apo në grupin e vetë shoqëror. Janë personat më besnikë që ekzistojnë. Këshillat që do të merrni prej tyre, janë të gjitha pjesë e eksperiencave jetësore që ata kanë. Ata kanë fuqinë që kurrë të mos ju mërzisin me shoqërinë e tyre. /UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Pastroni vaskën me vetëm dy përbërës të thjeshtë

Published

on

Vaska është një nga pjesët më delikate të banjos, dhe pastrimi i saj shpesh bëhet një sfidë për shumë nga ne. Një nga arsyet kryesore për këtë është mungesa e mjeteve të duhura për pastrim.

Megjithatë, sot do t’ju prezantojmë një metodë të thjeshtë pastrimi që kërkon vetëm dy përbërës: detergjent për larje të enëve dhe uthull të ngrohtë.

Merrni sasi të barabarta të detergjentit dhe uthullës, duke përdorur një shishe me spërkatëse për ta bërë procesin më të lehtë. Spërkatni vaskën nëpër pjesët e ndotura me përzierjen e krijuar, duke u siguruar që të mbuloni mirë të gjithë sipërfaqen. Pas spërkatjes, thjesht fshini vaskën me një leckë të pastër. Do të habiteni nga rezultati, vaska juaj do të shkëlqejë si e re!

Kjo metodë është jo vetëm e lehtë, por edhe mjaft efektive, duke përdorur përbërës të zakonshëm që i kemi në shtëpi. Provojeni dhe shihni se si mund të transformoni vaskën tuaj në pak minuta! Pastrimi i vaskës kurrë nuk ka qenë më i lehtë! /UBTNews/

 

Continue Reading

Të kërkuara