Lajmet

Padia ndaj Serbisë për gjenocid – Qeveria gaboi që e paraqiti në program pa analizë paraprake

Published

on

Paraqitjen e një padie ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë si pikë të rëndësishme në programin qeveritar të Qeverisë Kurti II, po e konsideron hap të gabuar profesori i të drejtës kushtetuese, Përparim Gruda, raporton Ekonomia Online.

Gruda ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online se deklarimi për një padi të tillë pa studim paraprak, pa diskutim me ekspertë të fushës është i gabuar.

“Problemi është që Qeveria tashmë e ka hapur derën për këtë punë dhe mendoj që gabimi i parë është bërë. Nëse t’i paralajmëron padi dhe atë e shkruan edhe në program qeveritar, tërheqja prej kësaj, mosdërgimi i padisë gjithashtu ka konsekueca se tregon që t’i ke një inferioritet karshi argumenteve që duhet të ofrosh. Por edhe dërgimi në situatën kur gjasat për me fitu pothuasje janë të pamundura, janë shumë të pakta është gabim. Një gabim është bërë dhe shpresoj që te i dyti mos të arrijmë”.

“Sygjeroj që të ulemi dhe të flasim seriozisht për këtë temë me ekspertë të fushës, të bëjmë një bilancë çfarë kemi bërë ne për 20 vjet, cilat prova i kemi mbledh, cilat i kemi administru e sistemu, cilat të dhëna i kemi. E shoh si gabim daljen në publik të kësaj çështje, thënien e kësaj vetëm përmes një deklarate, pa një studim paraprak është gabim, do të duhej të ndodhte e kundërta. Deklarimit se do të ushtrojmë padi pranë GJND-së do të duhej t’i paraprinte një proces i konstruktimit të gjerë me publikun”.

Më tej profesori Gruda ka treguar dy rrugë ligjore kryesore përmes të cilave do të duhej të bëhej padia për gjenocid ndaj shtetit serb.

E para rrugë sipas tij është një proces i gjatë ku Kosova duhet të deponojë një deklaratë që të bëhet palë e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kurse rruga e dytë është sigurimi i një vendi të tretë, si Shqipëria që mund të ushtrojë padi për interesin e Kosovës.

“Kosova mund ta padisë Serbinë për gjenocid, por rruga ligjore që Kosova me arritë deri te momenti kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e trajton këtë padi është jashtëzakonisht e vështirë, kjo për shkak se në rend të parë Kosova nuk është anëtare e Kombëve të Bashkuara, nuk është palë në Statutin e Gjykatës”

“Ndërkombëtare të Drejtësisë. Në këto kushte Kosova mund të paraqitet para kësaj Gjykate me një padi vetëm në rrethanat kur ajo deponon një deklaratë pranë Sekretariatit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në të cilën shpreh zotimin për të respketuar Statutin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe detyrimet dhe të drejtat që dalin për vendet anëtare të Kombëve të Bashkuara, vetëm pasi të deponohet kjo lloj deklarate Kosova mundet me u bë palë në Gjykatën Ndërkomëtare të Drejtësisë, kjo është edhe rruga e parë se si Kosova mundet me bë një padi për gjenocid”.

“Rruga e dytë është me gjetë një vend të tretë, që të gjithëve nga shkon mendja te Shqipëria. Një vend i tretë që është anëtar i Kombëve të Bashkuara, që është palë pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila mund të ushtrojë padi për interesin tonë”, ka sqaruar ai.

Sipas Grudës padia për gjenodic është një nga procedurat më të vështira dhe përgaditja për të Kosovës do t’i kushtonte rreth dy vjet.

“Padia për gjenocid është një nga operacionet jurike më të vështira, fakti që ne kmei vetëm një vendim gjyqësor që pas Luftës së Dytë Botërore që konfiromon gjenocidin që është rasti i Srebrenicës tregon që të provuarit e gjenocidit është një proces jashtëzakonisht i komplikuar dhe i vështirë. Përgaditja e kësaj padie mund të marr vite, minimalisht 1 vit ose 2 për shkak se kërkon një punë të madhe të një ekipi të gjerë të juristëve dhe të profesionistëve të fushave të tjera që ndihmojnë në mbledhjen, administrimin dhe sisteminim e provave të cilat do ti bashkangjiten asaj padie, voluminoze nga pikëpamja e vëllimit dhe e fakteve e argumenteve që duhet të ofrohen”, ka shtuar ai.

Tutje Gruda ka thënë se Kosova në rrafshin ndërkombëtar nuk njihet si rast gjenocidi, edhe pse i ka elementet për diçka të tillë, raporton EO.

“A mund ta fitojë Kosva një padi për gjenocid? Është me rëndësi me kuptu faktin se që nga intervenimi i NATO-s po të lexohen me kujdes të gjitha deklaratat e diplomatëve perendimor ajo që thonë është që intervenimi i NATO-s ishte për të penguar gjenocidin, gjithmon thuhet për të penguar, nuk thuhet për ta ndalur apo për t’i dhënë fund një gjenocidi që do të thotë se në rrafshin ndërkombëtare duket sikur ështe e qartë se Kosova nuk njihet si rast gjenocidi ani pse i ka të gjitha elementet e gjenocidit”, ka thënë ai.

Për fund profesori ka thënë se nëse Kosova do ta ushtronte një padi për gjenocid ndaj Serbisë, por që do ta humbiste gjyqin atëherë pasojat do të ishin të mëdha dhe do të kishin kosto në pikëpamje politike, diplomatike e ligjore.

“Në këtë pikëpamje Kosova me këtë çështje duhet të sillet me nje kujdes të jashtëzakonshëm sepse e shohih të vështirë që Kosova së pari të kalojë pengesa juridike si vend joanëtar i OKB-së për të arritur adresimin e padisë dhe e dyta e shoh të vështirë që të argumentoj që Kosova ka pasur gjenocid, që të ofrojë provat e nevojshme për të dëshmuar që ka pasur gjenocid”.

“Kujtojmë faktin që Kroacia dhe Serbia patën një padi dhe kundërpadi në Gjykatën Ndërkomëtare të Drejtësisë vetëm para pak vitesh dhe të dyja i rrëzoi gjykata. Ne e dijmë seriozitetin e shtetit kroat dhe të botës akademike, në veçanti asaj juridike kroate që ka shumë më shumë kapacitete argumentuese sesa kjo e jona. Në rrethanat kur ne dëpërtojmë për të dërgu një padi dhe nëqoftë se ne e humbim atë padi kjo do të kishte një kosto të jashtëzakonshme, do të ishte më mirë sikur mos të shtrohej fare si e tillë, do të kishte kosto në pikëpamje politike, diplomatike, ligjore dhe çdo lloj tjetër”, ka përfunduar Përparim Gruda për EO.

Continue Reading

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara