

Lajmet
Pacolli pas takimit me Ramën: Shqipëria fuqishëm qëndron në krah të Kosovës
Pacolli: Vizita e Kryeministrit shqiptar, në këte moment delikatë është shume e nevojshme.
Published
4 years agoon
By
Betim Gashi
Behgjet Pacolli thotë se mesazhi i sotëm i Kryeministrit Rama ishte i qartë se Shqipëria fuqishëm qëndron në krah të Kosovës.
“Në vizitën e tij të parë në Kosovë pas formimit të qeverisë së re, pata nderin të pres kryeministrin shqiptar, Z. Edi Ramën me kolegë, me të cilin diskutuam mes tjerash edhe për situatën në veri të Kosovës”.
“Vizita e Kryeministrit shqiptar, në këte moment delikatë është shume e nevojshme dhe Kosova duhët të shtrytëzoj këte për forcimin e lidhëshmerisë, në çdo aspekt me Shqipërinë. E falënderova për vizitën dhe mbështetjen e tij për vendin tonë”.
“Biseduam për nevojën e madhe të funkcionalizimit të të gjithë mekanizmave paqësor në mënyrë që të çtensionohët situata në veri dhe t’i hapet rrugë dialogut”.
“Mesazhi i sotëm i Kryeministrit Rama ishte i qartë se Shqipëria fuqishëm qëndron në krah të Kosovës, në secilen variante që garanton zgjidhje të problemit duke mos rrezikuar jetrat e qytetarëve, që garanton lëvizjen e lirë dhe ruan integritetin teritorial të vendit”, shkruan Pacolli në Facebook./UBTNEWS
You may like
Lajmet
Hekuri dhe vitamina C: A është kombinimi i tyre i nevojshëm?
Published
15 minutes agoon
July 5, 2025By
UBT News
Përveçse është një “bartës i oksigjenit” nëpërmjet gjakut që ushqen të gjitha indet dhe organet, hekuri furnizon trupin me energji dhe përmirëson funksionet e trurit.
Sa është e sigurt marrja njëkohësisht e hekurit dhe vitaminës C flet mjaft fakti që këto dy elemente esenciale në organizëm konsiderohen “një çift i mirë”.
Prej kohësh është konsideruar se ndihmon ky “çiftim” i vitaminës C me hekurin në trup për të përthithur më mirë hekurin që të jetë i mjaftueshëm.
Pse hekuri është një mineral i rëndësishëm?
Hekuri është një nga përbërësit më të rëndësishëm të gjakut dhe organizmi nuk mund të funksionojë siç duhet pa të. Hekuri luan role thelbësore në trup. Ai është pjesë përbërëse e hemoglobinës, e cila lidh transporton oksigjenin drejt indeve, është element kyç në furnizimin me oksigjen të zemrës, trurit e mëlçisë.
Përveçse “bartës i oksigjenit”, hekuri ndihmon në furnizimin me energji dhe përmirëson funksionet e trurit. Kur nuk arrin të përfitojë mjaftueshëm hekur nga ushqimet që e përmbajnë, shtimi i vitaminës C në dietë mund të përmirësojë ndjeshëm përthithjen e tij.
Si ndihmon vitamina C në përthithjen më të mirë të hekurit?
Shumë ushqime përmbajnë hekur, por ekzistojnë dy lloje:
• Hekuri heme, i cili përthithet më lehtë nga trupi dhe gjendet në ushqimet me origjinë shtazore si mishi, shpendët dhe prodhimet e detit.
• Hekuri non-heme, që gjendet në ushqimet me bazë bimore. Ushqime si fasulet apo spinaqi përmbajnë hekur non-heme, por disa përbërës natyralë të bimëve e bëjnë këtë hekur më pak të përthithshëm nga trupi.
Nutricionistët theksojnë se vitamina C mund të ndihmojë ndjeshëm në përthithjen e hekurit non-heme.
Si të kombinojmë hekurin me vitaminën C?
Trupi i njeriut, e ka të vështirë të përthithë hekurin në mënyrë efektive. Ekspertët këshillojnë që ushqimet e pasura me hekur të shoqërohen me ato që përmbajnë vitaminë C. Marrja e tyre në të njëjtin vakt rrit përthithshmërinë (biodisponueshmërinë) e hekurit, duke e bërë organizmin të përthithë më shumë.
A rekomandohet marrja e hekurit dhe vitaminës C për personat me anemi?
Studimet sugjerojnë se nuk ka prova të mjaftueshme që mbështesin këtë për personat me anemi nga mungesa e hekurit. Njerëzit me anemi nuk kanë domosdoshmërisht nevojë për vitaminë C shtesë kur marrin suplemente orale hekuri, edhe pse kjo ka qenë praktikë e zakonshme për vite me radhë.
Çfarë tregoi studimi?
Në një provë klinike të rastësishme, 440 të rritur me anemi nga mungesa e hekurit u ndanë në dy grupe:
• Grupi i parë mori 100 mg hekur + 200 mg vitaminë C çdo 8 orë për 3 muaj.
• Grupi i dytë mori vetëm 100 mg hekur (pa vitaminë C), me të njëjtin ritëm.
Pas disa muajve, rezultatet e analizave të gjakut treguan se nuk kishte dallim në rritjen e nivelit të hemoglobinës apo në rikuperimin e depozitave të hekurit midis dy grupeve. Kjo sugjeron se shtimi i vitaminës C nuk ka ndonjë përfitim të dukshëm në përthithjen e hekurit te personat me anemi.
Cilat ushqime janë të pasura me vitaminë C?
• Agrumet (portokall, limon, mandarina)
• Perimet (lakra, lulelakra, brokoli, kale, rrepa)
• Specat e kuq
• Dredhëzat
• Domatja
• Patatja e bardhë
Burime bimore hekuri për veganët dhe vegetarianët
Personat që nuk konsumojnë mish (sidomos veganët dhe vegetarianët) janë më të rrezikuar nga mungesa e hekurit.
Ata duhet të mbështeten në burime bimore si:
• Thjerrëzat;
• Qiqrat;
• Tofu;
• Fasulet;
• Perimet me gjethe jeshile të errët.
A është mirë të merren bashkë hekuri dhe vitamina C?
Përveçse është transportuesi i oksigjenit në gjak, hekuri furnizon trupin me energji dhe përmirëson funksionin e trurit. Marrja e vitaminës C me hekurin është konsideruar për një kohë të gjatë si një kombinim i dobishëm, një “çift i mirë” për organizmin. Studimet vënë në dyshim domosdoshmërinë e këtij kombinimi për njerëzit me anemi. Megjithëse nuk është i dëmshëm, nuk është i domosdoshëm për përthithjen efektive të hekurit në trajtimin e mungesës së tij.
Lajmet
Arrestohet në Prishtinë, i dyshuari kapet me 7 armë dhe 290 fishekë
Published
4 hours agoon
July 5, 2025By
UBTnews
Policia ka arrestuar një person të dyshuar kosovar nën akuzën për kryerjen e veprave penale “Detyrim” dhe “Prezantim i rremë”.
Gjatë kontrollit në banesën e tij dhe objekteve përcjellëse, forcat e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar shtatë armë zjarri, 290 fishekë, një telefon mobil dhe një kontratë që dyshohet të ketë lidhje me veprimtarinë kriminale.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe hetimet për këtë rast vijojnë.

Deputetët do të mblidhen sot për të 42 herë më radhë në tentimin për të konstituar Kuvendin e Kosovës.
Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.
Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për Albulena Haxhiun, të cilën e kanë propozuar si kryetare të Kuvendit. Në mungesë të numrave ata kanë propozuar që votimi nga i hapur të kalojë në të fshehtë.
Komisioni që mundëson votimin e fshehtë nuk po mbështetët nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo çështje madje është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka dhënë aktgjykimin e saj, por i njëjti po interpretohen në mënyra të ndryshme nga subjektet politike.
Kushtetuesja ka sjellë aktvendim sipas të cilit legjislatura e nëntë ka një muaj afat për konstituim – zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.
PDK dhe AAK i kanë kërkuar LVV-së që ta ndërrojë kandidaten për kryetare të Kuvendit me arsyetimin se ka punuar në dëm të interesave të shtetit. Kurse, LDK ka deklaruar se nuk do ta votojë asnjë kandidatë.
Këto parti kanë thënë se Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë as votat për formimin e Qeverisë, për çka kanë thënë se nevojitet marrëveshje politike. Megjithatë, në LVV kanë thënë se kjo duhet provuar duke votuar fillimisht konstituimin e Kuvendit.
Ndërkohë, PDK dhe LDK iu ka drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese që të sqarojë nëse seancat e fundit kanë shkelur Kushtetutën. Gjithashtu, edhe presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar se së shpejti do t’i dërgohet Kushtetuese se cilat janë masat që duhet të merren nëse nuk konstituohet Kuvendi deri më afatin e paraparë prej një muajsh.
Kujtojmë, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më nëntë (9) shkurt. Mbledhja e parë për konstituimin e Kuvendit të ri është mbajtur më pesëmbëdhjetë (15) prill. Që nga ajo datë çdo dyzetetetë (48) orë po mbahen vazhdime të seancës konstituive pa arritur ndonjë rezultat konkret.
Lajmet
LDK-ja dorëzoi lëndën në Gjykatë Kushtetuese
Published
22 hours agoon
July 4, 2025By
UBTnews
Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë së seancës konstituive të datës 29 qershor dhe seancave pasuese, pas aktgjykimit të Kushtetueses më 26 qershor.
Shkëmb Manaj nga LDK, pasi dërgoi rastin në Gjykatë Kushtetuese akuzoi kryesuesin e seancës konstituive, deputetin Avni Dehari dhe LVV-në se s’po respektojnë vendimin e Kushtetueses.
Ai tha se aktgjykimin e 26 qershorit ndalohet votimi i fshehtë i kryekuvendarit, derisa kryesuesi dhe LVV-ja po insistojnë për një gjë të tillë.
Lëndë në kushtetuese për këtë çështje dërguan edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.
PDK të enjten ka dorëzuar kërkesën zyrtare për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimeve të ndërmarra gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të mbajtur më njëzet e nëntë qershor dhe vazhdimeve të saj më një dhe tre korrik 2025.
Kjo kërkesë, e paraqitur në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, konteston: Kërkesën për propozime për anëtarë të Komisionit për Votim të Fshehtë; Hedhjen në votim të këtij Komisioni; Vetë votimin e Komisionit; Ndërprerjen arbitrare të seancës pas mosmiratimit të Komisionit.
Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt por ende nuk është bërë konstituimi i Kuvendit.
Deri më tash janë bërë 41 përpjekje, të pasuksesshme, për konstituimin e Kuvendit.
Procesi ka ngecur të zgjedhja e kryetarit të Kuvendit për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun.
LVV po kërkon që votimi për kryetar të Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë, por kjo po kundërshtohet nga partitë e tjera parlamentare.

Hekuri dhe vitamina C: A është kombinimi i tyre i nevojshëm?

Brad Pitt: Brezat e rinj e shijojnë më shumë artin

Autizmi tashmë mund të zbulohet nga testi në një fije floku

6+ orë në telefon? Ekspertët thonë: përballesh me më shumë probleme financiare

Mos i’a mbuloni karrocën! Po e rrezikoni shëndetin e foshnjës

Misteri mbi veshjen e humbur të dasmës së Lauren Sanchez, zhduket një nga 27 fustanet

Çka duhet të bëni pasi të digjeni nga dielli?

Ava Max njofton shtyrjen e turneut: Vendimi më i vështirë që kam marr ndonjëherë

Dodik e shmang paraburgimin pas paraqitjes vullnetare në Prokurorinë e Bosnjës
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet3 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT4 weeks ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës