Lajmet

Pacolli del nga prokuroria: Aeroporti do të bëhet, çështja në prokurori është mes nesh

Published

on

Biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me çështjen e aeroportit të Vlorës.

Ai qëndroi për 4 orë në prokurorinë e Tiranës ku u mor në pyetje për mosmarrëveshjet në lidhje me aksionerët e tjerë në projektin e aeroportit të Vlorës.

Pacolli nuk dha detaje nga hetimi, por gazetarëve që e prisnin në dalje të prokurorisë iu përgjigj duke thënë se “aeoroporti do të bëhet”.

Unë isha këtu për të dhënë dëshmi për përgjigjen penale që ne kemi parashtruar dhe si person i informuar me duket se është e drejtë që të shkoi dhe të tregoj kronologjinë e çështjeve. Pala tjetër ka bërë kallëzim, ne i jemi përgjigjur kallëzimit të tyre. Isha këtu për kallëzimin që vëllai im ka bërë ndaj disa personave që ju e dini ndaj kujt, dhe un isha si person i informuar, për të plotësuar ose për të dhënë informata për këtë çështje”, ka deklaruar Pacolli.

I pyetur se a keni pasur takime me Edi Ramën për këtë çështje, Pacolli ka deklaruar se në këtë çështje s’është e përfshirë Qeveria.

“Këtu nuk ka të bëjë asgjë qeveria. Është e padrejtë të përmendet dikush nga qeveria. Nuk ka qeveria këtu asgjë.Unë e kam lënë në duart e drejtësisë dhe unë besoj shumë në vendimet gjyqësore dhe do të veproj sipas vendimeve gjyqësore”, ka shtuar tutje./EO

Lajmet

Podujevë: Konfiskohen mbi 80 kg marihuanë, arrestohen tre persona

Published

on

By

Mbi 80 kilogramë marihuanë janë konfiskuar në një aksion të Anti-drogës të koduar “Bregdeti”.

Fillimisht mbrëmë rreth orës 23:00 në një kamion në Merdarë të drejtuar nga H.S, janë gjetur 76 kilogramë e 800 gramë marihuanë.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.

Ai dha edhe detaje tjera, ku tha se në asistencën e Njësitit për Reagim të Shpejtë, është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar: 1 armë me pesë fishekë të kalibrit 9mm; 2 vetura, një kamion; 1 telefon celular; dhe para në vlerë 2 mijë 950 euro.

Gashi theksoi se operacioni vazhdoi edhe sot, ku janë bastisur edhe dy lokacione, përkatësisht shtëpitë e dy të dyshuarve të tjerë, në fshatin Godishnjak të Podujevës.

Aty janë gjetur dhe konfiskuar 4 paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 4 kilogramë e 454 gramë; 2 vetura; 2 telefona celularë; thasë najloni të zbrazur ngjyra e zezë dhe ngjitës, që kanë shërbyer për paketimin e narkotikëve; dhe një armë zjarri me gaz e modelit “Signasauer”.

Derisa ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Continue Reading

Lajmet

SHBA dhuron skaner për Doganën e Kosovës, do të vendoset në pikën kufitare në Merdare

Published

on

By

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar një skaner të avancuar për Doganën e Kosovës, i cili do të vendoset në pikën kufitare në Merdare.

Ky mjet do të mundësojë lehtësimin e tregtisë së mallrave dhe verifikimin e kamionëve, mauneve dhe veturave që mund të jenë të dyshuara për kontrabandë ose veprimtari të tjera të kundërligjshme.

Në ceremoninë e pranimit morën pjesë Drejtori i Doganës, Agron Llugaliu, dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Vendosja e skanerit pritet të përshpejtojë procedurat doganore dhe të përmirësojë sigurinë në pikat kufitare të Kosovës, duke rritur kapacitetet për kontrollin e mallrave dhe automjeteve që kalojnë kufirin.

Continue Reading

Lajmet

Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes të presidentit amerikan Donald Trump në një ceremoni që është mbajtur të enjten në Davos të Zvicrës.

Para nënshkrimit, Osmani ia ka zgjatur dorën Trumpit dhe kanë biseduar për pak sekonda.

Nënshkrimin për të qenë pjesë e këtij Bordi sot e kanë dhënë rreth 35 nga 50 vende të ftuara. Por asnjë nga aleatët e Evropës Perëndimore.

Bordi i Paqes është organ i ri ndërkombëtar i iniciuar nga Trumpi, i cili synon mbikëqyrjen e zbatimit të planeve të paqes në zonat e konfliktit, me fokus fillestar në Rripin e Gazës.

Sipas planit të paqes të Trumpit për Gazën, Bordi i Paqes përshkruhet si një “organ i ri ndërkombëtar tranzitor”, i cili do të ndihmojë në mbikëqyrjen e rindërtimit të enklavës palestineze. Anëtarët e këtij bordi pritet të jenë udhëheqës botërorë, me presidentin Trump në krye.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka mbështetur zyrtarisht krijimin e Bordit të Paqes përmes një rezolute të hartuar nga SHBA-ja në muajin nëntor, duke i dhënë këtij mekanizmi peshë dhe legjitimitet ndërkombëtar.

Sipas statutit të propozuar, Bordi i Paqes synon të “sigurojë paqe të qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti”, jo vetëm në Gazë, duke bërë thirrje për krijimin e “një organi ndërkombëtar për ndërtimin e paqes më fleksibël dhe më efektiv”.

Lista e shteteve të ftuara përfshin Britaninë e Madhe, Rusinë dhe vende të tjera. Deri tash, Franca, Norvegjia, Britania e Italia kanë refuzuar pjesëmarrjen.

Disa shtete kanë shprehur skepticizëm, edhe për shkak të kostos financiare. Për të siguruar një vend të përhershëm në Bordin e Paqes, secili shtet do të duhej të paguante më shumë se një miliard dollarë brenda vitit të parë për financimin e funksionimit të këtij organi, ndonëse ekziston mundësia e anëtarësimit pa pagesë për një mandat trevjeçar.

Continue Reading

Lajmet

Kryetari i Prishtinës takon ambasadorin francez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit dypalësh

Published

on

By

Përparim Rama, Kryetar i Prishtinës, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me të cilin ka diskutuar për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy palëve.

Në fokus të takimit kanë qenë fushat me interes të përbashkët, përfshirë arsimin, kulturën dhe zhvillimin e qytetit.

Rama ka vlerësuar lart partneritetin me Francën, duke e cilësuar atë si të rëndësishëm për Kryeqytetin dhe për Kosovën në përgjithësi.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se partneritetet e qëndrueshme ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe krijojnë mundësi të reja për qytetarët e Prishtinës.

“Bashkëpunimi me Francën mbetet një partneritet i rëndësishëm për Kryeqytetin dhe Kosovën. Sot mirëprita Ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot, me të cilin diskutuam për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët”, ka shkruar Rama.

Continue Reading

Të kërkuara