Sport

Ozil nëse largohet nga Arsenali ka dy destinacione

Published

on

Mesut Ozil ka thënë se ai nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli kur të largohet nga Arsenali, me preferencën e tij që është një lëvizje në Fenerbahce ose Major League Soccer.

Ish-reprezentuesi gjerman është në një periudhë të zymtë të karrierës së tij në Arsenal, pasi ishte përjashtuar nga skuadra londineze, nga menaxheri Mikel Arteta.

Ozil nuk është paraqitur për Arsenalin që nga muaji Mars, pavarësisht se ai është i aftë dhe i disponueshëm për lojë, dhe tani është çështja nëse ai do të largohet në janar apo në fund të sezonit.

Ozil u pyet gjithashtu nëse ai planifikon të pensionohet kur të largohet nga Arsenali, dhe 32-vjeçari ishte i qartë në përgjigjen e tij.

“Patjetër që do ta bëj,” tha ai kur u pyet nëse do të luante pas largimit nga Arsenali.

“Ka dy vende në të cilat unë dua të luaj futboll para se të dal në pension: Turqia dhe SHBA. Nëse do të shkoja në Turqi, mund të shkoja vetëm në Fenerbahce”, ka thënë Ozil.

Gjigantët turq janë lidhur fort me një transferim të Ozilit dhe raportohet se operacioni mund të mbyllet këtë muaj.

“Unë jam rritur si një tifoz i Fenerbahces si fëmijë në Gjermani,” tha ai. “Çdo person gjermano-turk mbështet një ekip turk kur të rriten në Gjermani. Dhe imi ishte Fenerbahce. Fenerbahce është si Real Madridi në Spanjë. Klubi më i madh në vend. ”, tha në fund Ozil./UBTNews

Lajmet

Miliona të shpenzuara për mbijetesë në Premierligë, Sunderlandi i Xhakës i dyti në listë

Published

on

Sunderland që fitoi promovimin në maj të vitit të kaluar pas fitoreje në play-off ndaj Sheffield United, ka shpenzuar shumë gjatë merkatos verore, duke sjellë në skuadër emra të mëdhenj si mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, dhe talentin e ri Habib Diarra.

Sipas analizës së Transfermarkt, skuadra që ka shpenzuar më shumë në merkato pas promovimit është Nottingham Forest, e cila në verën pas ngjitjes në sezonin 2021/22 shpenzoi plot 155.2 milionë euro për 13 lojtarë, duke arritur të mbijetojë me mund në Premierligë, duke përfunduar në vendin e 17-të.

Në vend të dytë është Sunderland me 153 milionë euro, dhe me një transferim të ri mund t’i kalojë Forest.

Në vend të tretë renditet Aston Villa, promovuar në sezonin 2019/20, që shpenzoi 148.6 milionë euro dhe gjithashtu arriti të mbijetojë. Burnley, që u promovua këtë sezon, ndodhet në vend të katërt me shpenzime prej 125.7 milionë eurosh.

Në vend të pestë dhe të gjashtë janë Ipswich dhe Southampton, të cilët shpenzuan shumë para sezonin e kaluar por u rrëzuan.

Fulham dhe Burnley kanë shpenzuar gjithashtu shifra të mëdha në sezonet kur u promovuan, por nuk arritën të mbijetonin.

Wolves dhe Leeds, me buxhete më të ulëta, kanë arritur të qëndrojnë në Premierligë.

Megjithëse shpenzimet e mëdha nuk garantojnë gjithmonë mbijetesën, Sunderland po tregon ambicie të madhe në rikthimin e saj në elitën e futbollit anglez.

Continue Reading

Lajmet

Real Madrid bind në miqësoren e fundit para startit të kampionatit

Published

on

Real Madrid ka dhënë një provë force në ndeshjen e fituar me shifrat 4-0 ndaj Tirol në Austri, në atë që ishte ndeshja e fundit përgatitore për skuadrën e Çabi Alonsos para startit të kampionatit.

Madrilenët kishin fituar një miqësore me dyer të mbyllura ndaj Leganes pak ditë më parë, ndaj ky ishte testi i vërtetë për ta para nisjes së La Liga në fundjavën tjetër.

Skuadra madrilene, siç pritej, diktoi ritmin ndaj austriakëve falë lojës ë Arda Gyler, i cili duket se do të ketë një rol qendror në lojën që kërkon Çabi Alonso. Gjithsesi, goli i parë erdhi nga Militao, ndërsa turku krijoi të dytin që u finalizua nga Mbape pak minuta më vonë.

Në fraksionin e dytë të lojës ishte përsëri Mbape ai që shënoi për shifrat 3-0, ndërsa pas një numri të madh zëvendësimesh, kishte vend edhe për golin e katërt të shënuar nga Rodrigo, pas pasimit të Mbape, për të vulosur fitoren përfundimtare.

Continue Reading

Lajmet

Shkëndija pëson 5 gola në Azerbajxhan, skuadra shqiptare e mbyll aventurën në Champions

Published

on

Shkëndija e Tetovës i jep fund aventurës së saj në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, pas humbjes së dytë në ndeshjen e kthimit kundër Qarabag me rezultatin e thellë 5-1.

Pas humbjes së parë në Maqedoni me rezultatin 0-1, kuqezinjtë e nisën mjaft mirë takimin në Baku, ku shënuan në minutën e 10’ me anë të Tamba pas një asisti të Ibraimit.

Por pas vetëm 8 minutash, gjithçka u përmbys me një autogol të Cakes dhe golin e Borges.Pjesa e parë vazhdoi të sillte vuajtje për ekipin shqiptar, pasi pësoi dhe dy gola të tjerë nga Akhundzade dhe Jankovic, ndërsa në pjesën e dytë, vendasit gjetën dhe golin e pestë me Andrade.

Kështu Shkëndija e mbyll aventurën në Champions, teksa do të zbresë menjëherë në play off-et e Europa League, aty ku do të ndeshet me skuadrën që do të eliminohet nga çiftiFerencvaros-Ludogortes, ndërsa ekipi shqiptar ka siguruar të paktën pjesëmarrjen në Conference League. 

Continue Reading

Lajmet

​Cristiano Ronaldo fejohet me Georgina Rodriguez

Published

on

Futbollisti Cristiano Ronaldo është fejuar me partneren e tij, Georgina Rodriguez.

Ajo e bëri të ditur lajmin në rrjetet sociale, duke publikuar një foto me një unazë të madhe dhe duke shkruar në spanjisht: “Po, unë pranoj. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia” thotë BBC.

Çifti janë bashkë prej nëntë vitesh, pasi u takuan në një dyqan të Gucci-t në Madrid ku Rodriguez punonte. Në atë kohë ai luante për klubin spanjoll Real Madrid.

Lojtari i Al-Nassr ka gjithsej pesë fëmijë, dy prej të cilëve i ka me Rodriguez. Vajza e tyre më e vogël, Bella, lindi në prill 2022, së bashku me një djalë që lindi i pajetë. Rodriguez ka ndihmuar gjithashtu në rritjen e tre fëmijëve të tjerë të Ronaldos.

31-vjeçarja, e cila ka luajtur në serialin e saj në Netflix I Am Georgina, më parë ka folur për spekulimet rreth statusit të saj të fejesës. Në program, ajo tha se miqtë e saj gjithmonë bëjnë shaka për dasmën.

Familja aktualisht jeton në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, ku Ronaldo luan për Al-Nassr. Ai iu bashkua klubit në dhjetor 2022 për një pagë vjetore të raportuar prej 238 milionë dollar.

Në qershor 2025, u njoftua se kontrata e 40-vjeçarit u zgjat deri në vitin 2027, pas spekulimeve se ai po përgatitej të tërhiqej.

Në një postim në X, Ronaldo shkroi: “Një kapitull i ri fillon. I njëjti pasion, e njëjta ëndërr. Le të bëjmë histori bashkë”.

Continue Reading

Të kërkuara